Pas situatës së paqartë që është krijuar në Shkodër dhe vendosmërisë së qeverisë për të konstituar Këshillin e ri Bashkiak, Jari ka dalë me një propozim origjinal:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Siç e dini, kemi tre propozime për Shkodrën.
I pari, është ai i socialistëve, që në datë 19 konstituojnë Këshillin.
I dyti, është ai i Ilir Metës, që thotë zgjedhjet janë më 13 tetor dhe Voltana rri në detyrë.
I treti, është i Lulit, që thotë se Voltana nuk duhet të iki nga zyra kurrë, pasi më 13 tetor ia nuk do hyjë në zgjedhje.
Në këto kushte, më shumë pika takimi ka qëndrimi i Metës me Lulin, pasi bashkohen tek pika që Voltana të rrijë në zyrë.
Për këtë, mendoj se Voltana ka nevojë për një kontratë me shkrim nga Luli dhe Meta.
Meta të garantojë që data e zgjedhjeve është 13 tetori dhe Luli të garantojë që do hyjë në zgjedhje më 13 tetor.
Pastaj kjo kontratë mund të shërbejë si një precedent për zgjidhjen e krizës, pasi Luli do hyjë në zgjedhje pa ikur Rama, ngaqë nuk mund të shkelë kontratën.
Kështu shpëtojmë nga ky kushti i rëndë që na la rrugëve dhe pak nga pak na del turpi dhe hyjmë në zgjedhje në gjithë bashkitë.
Kontrata të firmoset nga Luli dhe nga Meta.
Kjo e qetëson Voltanën, por dhe gjithë demokratët, që këto kontrata nuk janë kot.
I juaji, Jari!”
undefined
A ka t’ bâj gjâ me Jaret e famshme shkodrane, ky ” Jari”?!