Tregtarët kanë nisur të vënë baste se euro do të bjerë poshtë nivelit 1.10 dollarë këto dy javë

16 Gusht 2019, 22:30Ekonomia TEMA

“Bloomberg” raporton se tashmë kanë nisur bastet se euro do të ulet poshtë nivelit 1.10 dollarë ndërsa Banka Qendrore Europiane po përgatitet të hedhë një paketë stimuluese për ekonominë si reagim ndaj rrjedhës që ka marrë ekonomia botërore e paqartësive që ka për tregtinë. Shanset janë që euro të thyejë nivelin e këmbimit me 1.10 dollarë në fund të gushtit.

Shanset që kjo të ndodhë deri në fund të gushtit janë rritur në 49%, më shumë se trefish një javë më parë, sipas modelit të çmimeve të Bloomberg.

Kjo vjen në një kohë kur Banka Qendrore Europiane është duke përgatitur paketën e vet të stimulimit, ajo për të cilën krijuesi i politikave Olli Rehn tha se duhet të jetë “me ndikim dhe domethënie.”

Investitorët me pozicione të gjata në euro u kujtuan gjithashtu këtë javë se kërcënimi i një lufte tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është zbehur krejt.

Presidenti amerikan Donald Trump, është shprehur se Bashkimi Europian, e trajton SHBA edhe më keq sesa Kina dhe përshkallëzimi i tillë i luftës tregtare mund të shtojë një presion të mëtejshëm për monedhën e përbashkët, veçanërisht pasi tregtia e mbartur nga euro kundër tregjeve në zhvillim po përkeqësohet.

4 komente në “Tregtarët kanë nisur të vënë baste se euro do të bjerë poshtë nivelit 1.10 dollarë këto dy javë”

  1. MH says:

    Euro nji monelle kotit,qe mezi mbahet ne kembe vete Bashkimi Europian.E vetmja monelle mbetet $ dollari Amerikan.

  2. (Ky nuk eshte parashikim profesional, thjesht mendim nga analiza personale. Paragrafi i meposhtem nuk eshte sugjerim per tregti)

    Si tregtar amator ne fushen e Forex-it mendoj se nese EUR/USD do vazhdoj te ndjek trendin negativ mund te kapi vleren ne maksimum deri 1.0350; por kjo do ndodhi per me shume se sa nje muaj (vetem nese kemi trend negativ ne menyre konstante) . Brenda 5-vjecarit te fundit kjo ka qene vlera me e ulet e ketij cifti arritur ne arritur ne Dhjetor te 2016. Megjithate do duhet te presim ndikimin qe do kene lajmet e Bankave Qendrore per te pare se si kjo valute do ndikohet prej tyre.
    Gjate kesaj jave parashikohet qe EUR do ta kete ndikim ne vleren e saj me se shumti mengjesin e se Enjtes te dates 22 Gusht gjate konferencave qe do japin informacion rreth PMI (Purchasing Managers’ Index ) per Francen ne oren 3:13 dhe per Gjermanine ne oren 3:30 te mengjesit sipas ores se New-York-ut.
    Gjate kesaj jave valuta me e forte parashikohet te jete Dollari Australian (AUD); dhe ato me vlera me te ulta jane EUR, NZD(Dllari i Zelandes se Re), dhe CAD (Dollari Kanadez).
    Grafiket kane nje trend te atille qe gjate kesaj jave te favorizojne blerjen e AUD/NZD, shitjen e EUR/AUD dhe EUR/USD.
    Koha e pershatshme per te hyre ne tregti eshte vetem pasi kemi konfirmuar trendin qe valutat do ndjekin pas sinjaleve perkatese.
    Me respekt,
    Albani

  3. emigrante says:

    keto jane lojera te bankes se shqiperise .e te qeverise shqiptare. Qe ben te zhvleresoje parane e punetoreve te ndershem. E dine ata motivin e larjes se parase. Po cfaj kane emigrantet?

  4. alphade says:

    E kam thene qe para 10 vjeteve se Euro do te thyeje qafen perballe DOLLARIT …….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje