Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gazetari i njohur Fatos Baxhaku

16 Gusht 2019, 16:27Sociale TEMA

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 55 vjeçare, publicisti dhe gazetari i njohur Fatos Baxhaku.

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta e dhanë miqtë e tij në rrjetet sociale. 

Baxhaku ishte një prej gazetarëve më të njohur në vend.

Profili:

Fatos Baxhaku ka lindur në Tiranë më 9 janar në 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”.

Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Universitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua në histori. Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave.

Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”.

Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”.

Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”.

Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”.

Në 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen “Shqip”.

Fatos Baxhaku eshte autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugetim” (Top Channel), “Shtepa e Vjeter” (Digitalb), si edhe i shumë dokumentareve televizive.

Ka qene disa here pedagog i jashtem i gazetarise ne universitetet e Elbasanit dhe Tiranes.

Ka qene anetar i Komitetit Shqiptar te Helsinkit.

Bashkepunetor ne shume projekte trainimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE.

Botime

Die Stammmesgesellschaften Nordalbaniens – Wien 1996. (Bashkeautor Karl Kaser).

Gur – 2008

Në Mirditë & rreth e rrotull – 2009

Roje – 2010

Çadra e kuqe: histori fatesh austro-shqiptare në shekujt XIX -XXI – 2013

Gra te pergjitheshme – 2014 (me bashkeautore Klodiana Kapo)

(TemA)

18 komente në “Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gazetari i njohur Fatos Baxhaku”

  1. Eri says:

    Ngushellime te sinqerta familjes…Me ka lene pershtypje te veçanta..Me eshte dukur nga ekrani shume njerezor?…

  2. Loni says:

    Ngushellime familjes! I kam ndjekur gjithnje me deshire dhe kuriozitet emisionet e tij!

  3. Buka e vjetër says:

    E pabesueshme! Mbeta pa fjalë!
    Vite pa e parë këtë shok e njeri shumë të mirë! Trishtim e dhembje e madhe e shumëfishtë: ndahet nga ne një qytetar, një model zemërgjerësie, një talent dhe në moshë të re.
    Të qoftë dheu dhe rruga e lehtë për në Parajsë shoku e miku ynë i paharruar!

  4. Taraboshi says:

    Ngushellime familjes se tij

  5. plaku says:

    Ngushellime familjes! Nga ekrani dhe permes emisioneve te tij e kam njohur sidomos me “Rrugetim” qe mendoj se ishin shprehje e shpirtit te tij te bute dhe te dashur.

  6. Tonini says:

    Ngushellime familjes.Ikin shoket e tij,qe jane shume pak dhe mbesin ca horra qe nuk kane asnje vlere.Si mund te harrohet ky burre,aq i qete,aq i qarte,aq i embel,aq Shqipetare dhe si mund te krahasohet ky me ca horra medemek gazetare,pijanec,bixhozxhi,gjob venes,qe nuk dine ku jane vete e ky kane familjen.I PA HARRUAR KUJTIMI DHE MODELI TIJ

  7. Nik says:

    I ndjeri Baxhaku, nje nga gazetaret me te mire te vendit, i talentuar dhe shume njerezor! U prefte ne paqe dhe ngushellime familjes.

  8. Celo Mezani says:

    Nje njeri i shkelqyer, nje gazetar model.
    Nje humbje e dyte e madhe pas Gjergj Xhuvanit ne pak dite.
    Te dy ne nje moshe te re, kur kishin ende shume per te dhene per familjen dhe publikun.

  9. USA says:

    Ngushellime te sinqerta familjes me tradita ne Arsim Qendroi I Forte Vella Artur te Ngushelloj nga larg.

  10. Engjell says:

    I Kam ndjekur te gjithe emisionet e tij,.Respekte dhe i paharruar qofte.

  11. buj says:

    U PREHTE NE PAQE DHE NGUSHELLIME FAMILJES SE TIJ!

  12. albgentius says:

    Gjeja me idiote e gjithe gazetareve shqiptare qe japin lajmet per vdekjet e parakohshme te personave publike eshte perdorimi i termit: “semundje e rende” qe ne te shumten e rasteve besoj i referohet kancerit por kushedi mund te jete e dicka tjeter. Me kujton plakat ne kohet e vjetra qe nuk e zinin ne goje semundjen se mos shfaqeshe tek ato ose familja e tyre. Me sa kam degjuar une ne ne perendim, gazetaret e specifikojne se nga cfare semundjeje nje person vdiq. Kjo per arsyen e thjeshte sepse keshtu ngre vetedijshmerine tek degjuesit qe te kontrollojne veten per shenja te kancereve apo semundjeve te tjera.

  13. D. B. says:

    Keqardhje e thellë! Serioz dhe i talentuar. Ngushëllime familjes.

  14. Virusi says:

    Gazetar dhe njeri I mire. Njerezilleku tij duket se eshte cilesi familjare, si I jati.

  15. Glauk says:

    U rrehte ne paqe ky njeri i mire.

    Ngushellime familjes, dhe miqeve te tij.

    Ngushellime edhe Shqiperise qe humbet njerez te tille dhe nuk i zevendeson dot.

    Zoti e marrte prane fronit te tij.

  16. degelisi says:

    Semundje e “rende” quhej kanveri ne kohen e Enver Hoxhes, dhe ky terem perdorej per udheheqesit e asej kohe, si rasti i Hysni Kapos
    Cfare eshte kjo semundje e “rende” qe shkruan zhgarravitesi me siper

  17. Ilia Toli says:

    Ngushëllimet e mia gjithë familjes dhe veçanërisht vëllait, profesorit tim të nderuar Artur Baxhaku. Kam shumë respekt për Arturin, dhe për babain e tyre, Shabanin, kur ishte gjallë. Jam i bindur që edhe Fatosi ishte njeri i mrekullueshëm, megjithëse s’e kam njohur personalisht. Kam lexuar shkrimet e tij dhe më kanë pëlqyer. I qoftë dheu i lehtë. T’i rrojnë fëmijët dhe gjithë të dashurit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje