Ping-pong në futboll: Rekordi i pabesueshëm vendoset në Francë, 114 pasime të sakta në një ndeshje

17 Gusht 2019, 17:04Sport TEMA

Iniesta? Xavi? Modric? Jo, asnjëri nga të tre. Jason Denayer është lojtari i parë në Europë që nuk ka humbur asnjë pasim në një ndeshje të vetme.

Kjo ndodhi mbrëmë, gjatë ndeshjes Lyon-Angers, kur mbrojtësi qendror holandez i përfundoi pa gabim të gjitha, plot 114 pasimet e bëra.

Që kur Opta (sezoni 2006-2007) ka ekzistuar, asnjë lojtar në 5 kampionatet më të mira europiane nuk i kishte përfunduar me sukses të gjitha pasimet e bëra gjatë një ndeshjeje, shkruan telesport.

As “maestrot” e shkëlqyeshëm si Iniesta dhe Xavi. Në fund, një mbrojtës pati sukses, i “thirrur nën armë” ndoshta për të shkatërruar sulmet e kundërshtarit, jo për pasime kaq “klinike”. Një rekord historik për Denayer, i cili ndoshta do të zgjasë për një kohë të gjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje