Vendimi për konstituimin e Këshillit Bashkiak, PD kërcënon Ramën: Larg duart nga Shkodra, të hënën protestë

17 Gusht 2019, 14:21Politika TEMA

Pas shkreses me firmen e prefektit per mbledhjen e se henes, ne te cilen do te behet konstituimi i Keshillit bashkiak, edhe pse Valdrin Pjetri nen vazhden e akuzave per fshehjen e denimit te tij ne Itali, u dorehoq, vjen reagimi i PD-se se Shkodres.

Reagimi i plote i PD:

Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga elektorati i Shkodrës.

Çdo përpjekje për të injoruar me arrogance mesazhin e shumicës së qytetarëve të Bashkisë Shkodër, përmes thirrjeve te paligjshme për mbledhjen e institucioneve moniste të demaskuara tanimë botërisht i konsiderojmë një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin tonë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta puniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30 vite pas përmbysjes së regjimit të etërve. .

I bëjmë thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste.

E njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të paaprovuar!

Thirrja dhe akuza kryesore i drejtohet Edi Ramës: Larg duart nga Shkodra dhe mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë!

Ju duhet t’i kërkoni falje dhe të tërhiqeni nga Shkodra në pritje të garës së ndershme dhe jo të vijoni aksionin uzurpues ndaj saj!

Qytetarëve të Shkodrës i bëjmë thirrje që ditën e hënë të bashkohen me anëtarët e Këshillit Legjitim Bashkiak, deputetë dhe kryesinë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të autonomisë vendore, të drejtave pluraliste dhe demokratike që shoqëtia shkodrane ka promovuar në histori.

6 komente në “Vendimi për konstituimin e Këshillit Bashkiak, PD kërcënon Ramën: Larg duart nga Shkodra, të hënën protestë”

  1. tori says:

    Jam I mendimit qe policia te jete e pranishme ne protesten e PD ne Shkoder.Nuk e kuptoj cfarlidhje ka PD e shkodres me konstituimin e keshillit bashkiak? Rama asnje leshim aktivistave te PD e punojesve e puntorevete Bashkis e sidomos policis bashkiake.Nderhyrje kunder protestueve QE THYEJNE LIGJETE SHTETIT gjate protestes se PD duhet te jete e matur dhe teper e rrepte.Asnje hap prapa.Boll me budalleqet e PD ne Shkoder.

  2. LULJA says:

    O LULE KUJT PO I RRUHET ME PROTESTAT E TUA TI KE MBARUAR

  3. Genc Atdheu says:

    Haram e paçi bukën e Shqipërisë dhe djersën e popullit shqiptar! Ua damlloftë të gjithë pasardhësit plaçkitja që po ia bëni Atdheut dhe Popullit shqiptar! Ua qifsha zotin e dreqin që ua kanë futur në bark e në tru pushtuesit e coptuesit e Shqipërisë, me farë e me fis që ju kanë bërë të tillë, kaq antishqiptarë… Të gjithëve që po shkoni symbylltas pas këtyre “shqiptarëve” të mëdhenj… Po kaq antishqiptarë e me fe të huaja paskit qenë dhe jeni e s’e paskemi ditur! Hapu tokë e përpiji të gjithë bukëshkalësit e Shqipërisë…

  4. uskania says:

    Duan të ngrejnë në pallë shkodranët në këtë pikë vape. Të shkojnë e të copëtohen me njeritjetrin për P…in e Voltanës. ???

  5. xhoxhi says:

    Zoti Rama ose luaje olin tënd siç duhet ose l[re fare.Na çanë bythën disa plera që mblidhen si të duan dhe kur të duan.Çfarë provA don që Basha të arrestohet kur bën thirje për luftë?Çdo në Shkodër ky idiot?Ti frymëzojë?Ai don të ndodhë ndonjë vrasje dhe pastaj të fillojë të therëse.Po nuk je i zoti të vesh rregull lëre fare e bën Basha ndoshta më mirë.Policia nuk duhet të japë leje për këto palo protesta.Askush nuk duhet lejuar të grumbullohet kot më kot.Zgjedhjet u bënë doli kryetari me probleme drejtësia të punojë dhe bashkia të funksionojë.E kupton se çpo bën ti?Ti me fjalë dhe ata me molotove .Policia të ndalojë çdo njeri që futet në Shkodër nga rrethet e tjera…Bëju burrë zoti K/ministër.Ata kakarisin se shteti nuk vepron me forcë kundër shkelsëve të ligjit.Shkodra vetë mund të revoltohet por Basha duhet të jetë në burg..dhe jo të djegë dynjanë kudo që shkon…

  6. rrok cubi says:

    Shteti te marre masa dhe te godase fort grupin terrorist te P.D ne Tirane e Shkoder,iku koha kur ju anti Shqiptaret ne sherbim teU.D.B-se e krimit te beni nje 2 Prrill te dyte,cdo lloj skeme eshte e deshtuar qysh ne veze,qe ky demostrim te ja arrij qellimit,duhet qe ta udheheqe vete Basha.Shkodranet nuk e rrujne per asnjeren pale,ata duan rend,qetesi,pune,ekonomi,pasterti,rruge kanalizime,keta jane pune te pakryera per 30 vjet,po qe te perdoresh prap Shkodranet eshte shume e veshtire,se sic ka thene dhe Luli,po me genjeve njehere eshte faji jot,po me genjeve per se dyti eshte faj i imi.Luli eshte i mencem,i kupton mire keto gjera.Thone qe Nastradini donte te shkonte ne Shkoder,por i kishin thene qe ne shkoder te talin shume,prandaj kujdes me ta dhe nastradini vendosi qe ne fillim te shkoje ne bixhistan ,atje ku behesh pazari dhe aty pa nje djale te ri,adolishent dhe vendosi te testoje fillimisht inteligjencen e tij,ju afrua,u pershdet me te dhe i kerkoji nje nder,jam fukara i tha,kam pak leke,po doja nje mendim nga ty,dua te blej dicka qe dhe te ha dhe ta shes prap qe te fitoj dicka.Djali e ndigjoji dhe e keshillon qe te shkoje ke kasapi perballe,po cte bej tha Nastradini,po blej nje planc tha djali,e pastaj e pyti Nastradini,po ha cfare ka planci mrena-i tha djali-dhe shit plancin,prandaj Lul ,bashe me ata qe te mesojne ty,ki kujdes,se ne Shkoder te japin dhe plancin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje