Gaz Bardhi: Nuk gënjehemi nga largimi i Valdrin Pjetrit, se ky nuk është reflektim

16 Gusht 2019, 20:43Politika TEMA

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama urdhëroi Valdrin Pjetrin që të largohej. Në një reagim, Bardhi thotë se dorëheqja e Pjetrit nuk është as pendëse dhe as reflektim, por mashtrim.

Gazment Bardhi thotë se rasti i Shkodres i dha te drejte opozites, që pa largimin e Rames nuk ka mirëqenie.

Reagimi i Gazment Bardhit

Përballë presionit të opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë, pasi konfirmoi edhe njëherë, në mënyrë të përsëritur, se pushteti i tij mbijeton vetëm për shkak të lidhjeve me krimin, Edi Rama urdhëroi drejtuesin e tij politik në Shkodër të tërhiqej.

Dorëzimi i Edi Ramës në Shkodër është një provë tjetër se Partia Demokratike është sot i vetmi institucion që po i bën qëndresë kapjes totale të shtetit dhe ekonomisë nga krimi.

Çdo shqiptar e di se, njësoj si Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Frroku, Armando Prenga e shumë të tjerë, edhe përfaqësuesi i Edi Ramës në Shkodër, përdori paratë e trafikut të drogës për të hyrë në politikë nëpërmjet Edi Ramës.

Largimi i Valdrin Pjetrit, i dënuar për trafik droge në Itali, nuk është një reflektim, as personal dhe as politik i tij apo i Edi Ramës. Nuk është as pendim dhe as kujtesë për krimin e kryer në të shkuarën.

Largimi i tij vjen me të njëjtën formë mashtrimi si ajo e kriminelëve të tjerë që ranë në rrjetën e dekriminalizimit, Elvis Roshi, Arben Ndoka, etj. Largimi i tyre është meritë vetëm e Ligjit të Dekriminalizimit dhe betejës së Partisë Demokratike për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Është meritë e qëndresës së palëkundur të Partisë Demokratike, opozitës dhe opinionit publik, që disa kriminelë janë sot jashtë politikës.

 Por, fatkeqësisht, fenomeni i kriminalizimit të shtetit vazhdon të qëndrojë, sa kohë arkitekti i lidhjes krim-politikë është Kryeministër. Asgjë nuk do të ndryshojë, as për Shkodrën dhe as për Shqipërinë, deri kur koka e krimit në politikë dhe ekonomi të jetë prerë, duke larguar Edi Ramën nga drejtimi i qeverisjes së vendit.

Rasti i Shkodrës provoi edhe njëherë se kauza e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme, pa përfshirjen e krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit e korrupsionit, është e duhura dhe rruga e vetme për një qeverisje të mirë në sherbim të qytetarëve dhe jo bandave.

Pa shkëputjen totale të lidhjes së politikës me krimin dhe pa garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, për shqiptarët nuk do të ketë mirëqenie, ndërsa vendi do të mbetet i izoluar, jashtë Bashkimit Europian.

Beteja jonë vazhdon derisa ëndrra për Shqipërinë si gjithë Europa të jetë realitet për çdo shqiptar.

6 komente në “Gaz Bardhi: Nuk gënjehemi nga largimi i Valdrin Pjetrit, se ky nuk është reflektim”

  1. Tironsi says:

    O parti hipokritesh,Valdimi eshte i juaji i gjithi,Rama e huazoi dhe e pesoi nga pabesia e shkodraneve.

  2. Andrea Serafini says:

    A po shndërrohet PD ne parti gay ( bythqire)! Si mund ta drejtoje PD nje bythqire?!!!

  3. Zagali says:

    Na rrofshe bythen o Gaz Bardhiku.Ti si pederast shko te ata te LGBT-s dhe beju propagand si behet seksi nga prapa.Per tjeter gje nuk je as ti e as Basha i jot.Pisa dreqi.

  4. vickëla says:

    E bene gojen me keq nga bythen kur ha fasule keta perfaqesuesit e OJQ-se demokratike. Flasin dhe u duket se te gjithe degjojne çfare thone keta perçartje. Po ikni se keni vajtur per lesh monike e voltane o idota!

  5. LULJA says:

    UUAAAAA BARDHA E PD NUK GENJEHET SA KEQ

  6. vickëla says:

    Beteja juaj do vazhdoje deri sa ju te futi andej nga keni dale, po mundet, ndryshe i thoni ta zgjeroje Voltana pak, nders Lulezimin e mbani per shkop haleje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje