PS gjen zgjidhjen për zëvendësimin e Ademit, të hënën konstituohet këshilli i Shkodrës

16 Gusht 2019, 15:45Politika TEMA

Pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit, pritet që të hënën të bëhet konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se Partia Socialiste është këshilluar me ekspertët ligjorë dhe do të vijojë procedurat për bashkinë e Shkodrës.

Këshilli i ri që do të betohet pritet të konfirmojë se mandati i Voltana Ademit si kryebashkiake ka përfunduar dhe zëvendësimi i saj do të bëhet me një prej nënkryetarëve.

 Një prej nënkryetarëve pritet të komandohet në krye të bashkisë deri në organizimin e zgjedhjeve lokale në Shkodër.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës si kryebashkiak pas dokumentave të publikuara nga Partia Demokratike, ku rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për shpërndarje droge në vitin 2003.

4 komente në “PS gjen zgjidhjen për zëvendësimin e Ademit, të hënën konstituohet këshilli i Shkodrës”

  1. Voltana bushtra e filipit dhe e markut says:

    Z.Rama shpetojeni Shkodren nga kthetrat e boltanes dhe zagareve te saj.Shkodra eshte marre peng nga keto teerorista te demokracia.Shkodra ka shprese tek ty

  2. Ramistani do beje shtet says:

    Ne Bananistan rilindasit ne madheshtine e vete do bejne shtet: Me kryeprokurore te perkoheshme, me kryetar KLSH-je te perkohshem, me Gjykate Kushtetuse te perkoheshme, me Gjykate te Larte te perkoheshme, me Minister te Jashtem te perkohshem, me Kryetar Bashkie te perkohshem gjithesesi keta do bejne shtet

  3. pak arësye says:

    SAKTE ! Kjo ishte e gjitha, ligjore, kushtetuese .

  4. lejla says:

    Voldana eshte caktuar masazhatore ne presidence, mos ja qani hallin. Meta e ka xhan ashtu sikur familja e tij ka shum xhan Berishen, murtaja mona ja aprovon si mesazhatore e presidences.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje