“Pjetri”, Bujar Nishani: Rama po tallet me ne, na gënjeu paturpësisht. Ai është një dëm i madh kombëtar. Ndryshimi nis vetëm me dorëheqjen e tij

16 Gusht 2019, 12:24Politika TEMA

Bujar Nishani thotë se Edi Rama kërkon të gënjejë paturpësisht shqiptarët se kandidati i tij personal për të qeverisur Shkodrën “është përfshirë në krim vite më parë”. 

Sipas Nishanit autori i shkatërrimit të shtetit shqiptar, kriminalizimit të ambjentit dhe çdo qelize të shoqërisë sonë, grabitësi i hapësirës së demokracisë të shqiptarëve është Edi Rama. 

Edi Rama sot ndoshta për të njëqindën herë u spërdrodh përsëri të tallet me shqiptarët përmes tiradave pa lidhje të llogjeve “është pak me barrë”. 

Kërkon të gënjejë paturpësisht shqiptarët se kandidati i tij personal për të qeverisur Shkodrën “është përfshirë në krim vite më parë”, por ai e përzgjodhi si “burrë të zotin për fitore” ! 

Valdrini duhe të mbahet përgjegjës para ligjit për çdo gërmë të dhunuar të ligjeve tona por autori i shkatërrimit të shtetit shqiptar, kriminalizimit të ambjentit dhe çdo qelize të shoqërisë sonë, grabitësi i hapsirës së demokracisë të shqiptarëve ka vetëm një emër. 

Dëmi i madh kombëtar është Edi Rama ! 

Aksident apo inplantim, të ketë qenë ai, sot emergjencë është dëmi kolosal që i shkaktoi këtij vendi ! 

Në çdo rast, çdo moment, çdo oportunitet, që ka patur në raportin e tij individul me shtetin, institucionet, shoqërinë i ka vënë në peshore me delikuentët e botës së krimit. 

Natyrisht në interes të pushtetit të tij personal politik/financiar, por në produkt të një dëmi kolosal ndaj vendit e siç ka dalë kohët e fundit dhe të interesit kombëtar.  

Nëse Valdrini paska qenë dikur punonjës në administratën publike, Edi Rama e qëmtoi atë atje ku ishte si “i përshtatshëm” për kriteret dhe modelin “triumfator” të Edi Ramës për të zhvatur me çdo formë e mjet pushtetin e pamerituar. 

Edi Rama bëri atë që ka dhjetra vite që bën. 

Thjesht, kjo është kultura e tij mbi politikën, morali i tij mbi shoqërinë, modeli i tij për shtetin. 

Edi Rama trampoloi në nivelet më të larta të profesionit të politikës dhjetra figura agresive të krimit të organizuar për të zaptuar vendet në Parlamentin Shqiptar, në interes të pushtetit të Edi Ramës ! 

Edi Rama aktivizoi një dyzinë individësh nga bota e trafikut të drogës për të marrë drejtimin e bashkive të vendit ku nuk fitonte dot me votën e popullit, në interes të pushtetit të tij ! 

Edi Rama (si kurrë më parë) vuri në dispozicion të bandave të këtyre “bosëve” policinë e shtetit, ti garantonte ata që të vepronin jo më natën e vrimave por në mes të ditës e ndër fytyrë të shqiptarëve të pa fuqishëm. 

Edi Rama shpërndau çdo ditë paratë e spitaleve, shkollave, rrogave, pensioneve, ilaçeve, çerdheve e kopështeve të shqiptarëve, financimit të bisneseve private të njerëzve të kësaj bote të errët të krimit. 

Natyrisht që e keqja e madhe nuk është një trafikant i veçuar i drogës apo një delinkuent kriminal e mashtrues që del garant të vjedhë proçesin zgjedhor.  

Atij i gjëndet shumë lehtë ilaçi, kushdo qoftë ! 

Dëmi i madh është ideatori, autori, zbatuesi, përfituesi i sistemit të bërjes politikë përmes krimit të organizuar, të marrjes së pushtetit politik me gangsterrët delinkuentë e vrasës, të pushtimit të institucioneve më të larta vendimarrëse të shtetit me xhahilë injorantë që dinë vetëm trafikun e narkotikëve, të grabitjes së parave të shtetit me ligj e pa ligj, për xhepin e përbashkët të shpellës që na ka zënë çdo rreze të dritës. 

Ky është Edi Rama ! Ai duhet të dorëhiqet sa më parë. Fillimi i ndryshimit nis vetëm me dorëheqjen e tij !”– shkruan Nishani në facebook. (TemA) 

14 komente në ““Pjetri”, Bujar Nishani: Rama po tallet me ne, na gënjeu paturpësisht. Ai është një dëm i madh kombëtar. Ndryshimi nis vetëm me dorëheqjen e tij”

  1. Kavajsi says:

    Edhe ti mongoje tani shoku kapterr ..odeten si e ke…komplimenti per gruan shum pidh i bukur per moshen qe ka..fatkeqsi qe esht me ty e lumi ai qe ta qin kto vite

  2. Qytetar says:

    Ky ta thinj l…..

  3. Lenci says:

    Ndryshimi ndodh me zhdukjen e të gjithë juve hajdute dhe kriminel. Mjere ajo tokë që ju mban persiper

  4. Arbëror Epiroti says:

    Me që bie fjala dhe duke i u përgjigjur njëherë e mirë si Bujarit dhe gjithë politikanëve të djathtë e të majtë, duhet ta kuptojnë se dekriminalizimi nuk ka kuptim, as për qëllim nëse ai prek këtë apo atë person politik, ose ata apo këta të majtë apo të dhëjathtë, por ka kuptimin dhe këtë ta kuptojnë të gjithë bujarët e djathtë apo të majtë se “dekriminalizimi” ka objektiv kryesor : “TË SHPËTOJË SHQIPËRINË NGA TË GJITHË KRIMINELËT, QOFSHIN TË DJATHTË APO TË MAJTË”. Pra të pastrohet politika e të gjitha jrahëve. Askush nga e majta apo e djathta nuk kanë të drejtë të fërkojnë duar se iku ky apo ai, ose këta apo ata kriminelë pavarësisht se kujt politike i takojnë. Nëse “Bujarët” mburren me Valdinpjetrin do të thotë se nuk e kanë kuptuar dekriminalisëzimin. Dekriminalizimi nuk është pronë e asnjë partie por pastron nga të paudhët Shqipërinë dhe shtetin shqiptar nga këto thithlopa të djathta e të majta.
    Arbëror Epiroti

  5. USA says:

    Turp per ne per kapterrin enverist Kamarierin e gives te qete me lidhje mafioze ne Termoli qe e cuan president ai nuk meriton pastrues haleje.

  6. zi says:

    O beksi!Rama eshte shembelltyra me e keqe e idhullit tat;Sali-Enver-Ramham-Bisha.
    Ju jini vec nje i mjere, nje hic,nje kot,nje i mbaruar,ashtu si dhe une,vec une pa asnje lloj interesi llomotit kot,
    ju e beni ate nga interesi,idjotlleku,debilizmi,pa zotesia,urejtja,cmira,dobesia,infioriteti,fshatarlleku,pa ditura,qellimi,
    te gjitha te keqijat e mbledhura shekujsh per te demtuar Shqiperine,per ti neneshtruar shqiptaret,perbuzur ata,asimiluar,
    degdisur,zhdukur,mohuar,duke i vrare.Jini pjella me poshter dhe me perkedhelur qe la mbrapa turku,komunizmi dhe interesat me te ereta te Euro -Amerikes.Turp per Ju,races suaj,sherbetoreve tuaj.
    Shqiptaret tashme s’kane me nevoje per ju,ata kane pushtuar boten dhe s’do te jete dite e largeme te zbarkojne ne Shqiperi.

  7. Une,Lubonja says:

    Bujar kapteri ,Noka dhe basha ,per lulen tulipan te Hollandes flas,jane mediokrit e politikes shqiptare! Kembet po mundohen t’i biene kokes! Mjere Shqiperia ku ka arritur! Dikush ka thene se “ka kene Zonje”! Por si mund te jete Zonje kur e ka zene per fyti hajduteria dhe kriminelet ne Politike? Ngrini SPAK dhe FBI shqiptare sa me pare!

  8. Dunavatasi i vjeter says:

    Nje dite vere “blegeriu” te sheshi Bujar Mehmetleshi..

  9. kelcyra says:

    plac o bythe i themi ne nga permeti,kur do te duket se eshte elite dhe ky bebelinoja,mos ngelte mashkull ne kembe

  10. Gjalle qenka ky komunisti i oreve te fundit.
    Kur valdrini i sherbente ketyre,ishte i mire,sot u be i keq

  11. odeta says:

    Gjalle qenka ky kufoma?!

  12. Emigrata says:

    Pp mire te iki edi rama po kush do te vije ti saliu luli likja duhet te ikni edhe ju bashke me edin duhen njerez te tjere te paster dhe jo te korruptur si puna juaj

  13. SHQIPTARI says:

    BUJAR JA KE KEPUTUR PORDHES PER NJE KRYETAR BASHKIE ,PROBLEM QE E ZGJIDH QYTETI.C’DO TE THUASH PER MEMORIALIN?APO TURQIT SHQIPTARE DUAN TA KALOJNE NE HESHTJE.NUK VDES SHQIPTARIZMI ,NGA HAXHI QAMILET.MOS KUJTO TEMA QE KJO CESHTJE U VARROS.

  14. Nik says:

    Nuk eshte von per ty Z. Jari te mesosh mire Gjuhen Shqipe, se nuk di akoma ta shkruash Shipen drejt e bukur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje