PD dorëzon edhe Pogradecin: Betohet kryebashkiaku socialist, Kapri i le derën hapur

16 Gusht 2019, 19:42Politika TEMA

Ilir Xhangolli u betua si kryetari i ri i Bashkisë së Pogradecit, i dalë nga votimet e 30 qershorit.

Ai hyri pa kundërshtime në godinën e institucionit pasi paraardhësi demokrat e la të çelur derën e Bashkisë, pasi mbylli detyrën në ditën e tij të fundit.

Socialisti Xhangolli u prit nga një pjesë e administratës së Bashkisë së Pogradecit.

Më herët konstituimi i këshillit bashkiak të bashkisë së Pogradecit u bë në ambientet e një prej hoteleve të qytetit dhe jo në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak.

Gjatë ceremonisë socialisti i zgjedhur theksoi se do të punojë për të gjithë dhe në fokus do të jetë turizmi.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i larguar Eduard Kapri teksa bëri një bilanc të punës, falenderoi qytetarët për mbështetjen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje