Valdrin Pjetri, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, dje dha dorëheqjen pas akuzave të shumta të Partisë Demokratike dhe publikimit të një dosje të një dënimi.
Në fakt një dosje për të cilen ai tha se ishte keqinterpretuar dhe për të cilën tashmë kishte filluar një betejë ligjore në Itali, për zbardhjen deri në fund të së vërtetës.
Një e vërtetë që nuk i shërben më për jetën e tij politike, por vetëm për atë private dhe të familjarëve të tij.
Por, kohët e fundit ka pasur akuza të shumta, se kush ishte Valdrin Pjetri, një njeri që kishte filluar të bënte karrierë që nga viti 2010, sapo ishte kthyer nga shkolla dhe kishte ecur duke u emëruar edhe si zyrtar i lartë në administratën e qeverisë “Berisha”.
Ai ishte emëruar si drejtor i aseteve të antimafias, një strukturë e fortë, ç’ka do të ishte një skandal nëse do të zbulohej zbulohej më parë se një drejtor i antimafias ishte i dënuar dhe kishte probleme me ligjin.
Por, gjithësesi në media dhe në opinionin publik ka pasur shumë aludime dhe abuzime, se kush e kishte sjellë Valdrin Pjetrin në PD.
Në fakt ka pasur shumë akuza të nisura nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, të kontrolluara nga njerëzit e Lulzim Bashës, pas kritikave të forta që ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli bëri ndaj kreut të opozitës.
Gjithçka ishte me një qëllim. T’i faturohej zonjës Topalli emërimi i Valdrin Pjetrit si drejtor gjatë kohës së qeverisjes së PD-së.
Lidhja ishte një dhe vetëm një, Luigj Pjetri, babai i Valdrinit, i cili është shkodran.
Pra, një shkodran që njihte një shkodrane që i kishte bërë një nder për t’i emëruar djalin në punë.
Në fakt e gjitha kjo ishte një sajesë. Ishte një gënjeshtër nga ato të bukurat digjitale që stimulohen shumë nga call centerat apo listëpagesat e Lulzim Bashës, të cilat paguajnë gazetarë nëpërmjet portaleve të ndryshme për të ngritur tymnaja dhe për të shpëtuar Lulin nga akuzat.
Por, cila është e vërteta?!
Mjafton ta pyesësh vetë Valdrinin, mjafton të pyesësh miqtë e tij, mjafton të pyesësh në PD apo në institucionet ku ai ka punuar.
Ai ka deklaruar që atëherë se emërimi i tij ka ardhur nga Alfred Rushaj, i cili ishte zv.ministri i Financave.
Zoti Rushaj, dikur para se të bëhej zv.ministër kishte punuar në KESH, në kohën kur ky institucion drejtohej nga zoti Andis Harasani.
Në atë kohë, babai i zoti Pjetri ishte zv.drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, pra miq që kishin punuar në institucione së bashku dhe njiheshin mjaft mirë me njëri-tjetrin.
Zoti Pjetri mesa duket i ka kërkuar mikut të tij, dikur drejtor në KESH, që ta ndihmonte për emërimin e djalit të tij dhe kështu ka ndodhur vërtetë.
Valdrin Pjetri është emëruar në një nga institucionet e atëhershme me ndërhyrjen direkte dhe të vetme të zotit Alfred Rushaj dhe të askujt tjetër.
Kjo si një nder për një miqësi familjare të Alfred Rushaj me Luigj Pjetrin, babain e Valdrin Pjetrit. Kjo është e vërteta dhe asgjë më shumë sesa kaq.
Të gjitha të tjerat janë gënjeshtra banale, të stisura nga kazani i Republikës së re, atje ku “gatuajnë” shumë gazetarë me kokën lart dhe këmbët poshtë, apo kokën poshtë dhe këmbët lart, por kjo ka pak rëndësi.
E vërteta është një dhe vetëm një. Zyra e shtypit e PD-së u përpoq që ta mbulojë të gjithë këtë skandal, pasi Alfred Rushaj, njeriu që ka emëruar Valdrin Pjetrin, aktualisht është anëtar i Kryesisë së PD-së, si shefi i burimeve financiare të kësaj partie.
Dhe në fakt njeriu që ka vënë Valdrin Pjetrin, të cilin sot e akuzojnë se është dënuar në vitin 2003, është anëtar i Kryesisë së PD-së dhe quhet Alfred Rushaj.
Pra, Zonja Topalli duket se nuk ka të bëjë fare me këtë mesele dhe gjithçka ka qënë një stisje për të ngritur në tymnajë dhe për t’i drejtuar asaj akuza. Por, mesa duket e vërteta vonon, por nuk harron.
Tashmë pritet një përgjigje zyrtare nga PD-ja.
A do ta pranojë dhe a do të flasë Lulzim Basha për Alfred Rushajn që ka emëruar Valdrin Pjetrin?
A do ta shkarkojë Lulzim Basha Alfred Rushajn pas këtij skandali, pasi përgjegjësia ashtu siç i bie Edi Ramës që e kandidoi për kryetar bashkie, i bie edhe Alfred Rushajt që e emëroi drejtor në një institucion të rëndësishëm?!(CNA.al)
Fjala eshte: Kush nderhyri ne Shkoder per ta emruat ne qark si specialist. Mos ishte Bode Minister Finavssh ne 2010. dhe emrimi i Bodes ne Banke ishte kthim nderi.
Me nderhyrje emerohet i jati (Ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe KESH), me nderhyrje i biri. Dhe bejne leka e hotele miljona euro. Ne Qurkun Shkoder nuk ka punuar o tradita. Meron pyete nga cila shkolle eshte kthyet ne 2010 (eshte kthyet nga Tirana ?)
Me nje fjale saliu e paska fajin pse ky u emerua kryetar i rilindjes ne Shkoder?!!!! Nuk do kishte shku mendja po mero eshte shume bindes
Si PD si PS si LSI jane te gjithe plehra dhe kur e do interesi kalojne sa nga njera te tjera parti.Edhe kurvat kane me ndergjegje se keta njerez.Por delet shqiptare besojne akoma ne mrekullira.
Hajde analize vari ramen ( te gjatin ) hajde. Po si mer daj thua ” me sa duket ” i jati ia paska kerkuar si nder? Fjala “me sa duket” do te thote qe keshtu supozon ti por asgje nuk duket, dhe pastaj gjithe analiza e mepastajme mbeshtetet mbi fjalen “me sa duket”. CNA sa paguhesh per devijim debati pash zotin?
Ou po pse nuk behen konkurse per tu futur ne administrate?
Seriozisht Ana? Ne kohen e Saleh Qoftelargut futeshe ne pune vetem me miratim te X apo Y ne kupole. Konkurset as qe ua dinin emrin keta talebane te mbrapshte. Dhe duhet te kishje patjeter teseren e partise SS alias PeDe.
Pse si eshte tani?!!! Ka ndonje ndryshim?!!! Hic PeDe ver PeSe
Kta jane bere Dynasti duhen heq te gjithe saliu edi likja turpi Shqiperise terhiqni Zvarre si ne Ukraine. Pisa Burreca.
Dhe vetem qe u futet ne zgjedhje prap Shkodren se moret dot ???
Nje shenim ose shkrim I neveritshem per standadin “demokratik” te TEMA!???.
Valdrinit i fillon historia e promovimit me Hidrocentralin e Ashtes …
“A do ta shkarkojë Lulzim Basha Alfred Rushajn pas këtij skandali,pasi përgjegjësia ashtu siç i bie Edi Ramës që e kandidoi për kryetarë
bashkie,i bie edhe Alfred Rushajt që e emëroi drejtor në një institucion të rëndësishëm” ?350 zyrtare me rekorde kriminale jan shkarkuar
nen presionin e opozites dhe partnereve perendimore,dhe per kete,Edvin Escobar D’Rama duhet te ishte me koh ne burg per tradheti
ndaj Atdheut,zhberjen e Shtetit dhe institucineve te tij me paramendim.350 zyrtare me rekorde kriminale!Ne cilin vend te Botes ka ndodhur
kjo?
Vetem Sala ne kryeministri kishte 350 kriminela, amon o Zigur Cari mos na hap barkun me pd-ista qe sdin me shkrujt as emrin e vet.
O shqiptare jane te gjithe bashke per te vjedhur populin shqiptare. E majta dhe e djathta jane dy banda ne rivalitet me njoni tjetrin kusht te vjedhi me shume duhen zhduk te gjithe kto bythqira kurva te korruptuar se kane 30 vjet qe e vodhen shqiprine duke filluar nga meksi krm i pare demokrat dhe te gjithe me rradhe deri ke ky i fundit enveri duhet per kto qe ti kalbte ne burg zgjohuni popull budalla
Artikull per te mbushur faqen e gazetes. Nuk dua te bie poshte duke dhene argumente, fakte. Prej gati 30 vjetesh ketu nuk ka shtet , sepse pushtetar/shtetaret kane patur synim vetem te grabisin pasurite e Shqiprise. Dhe, ia kane arritur “misionit” te tyre.
Shume e sakte zoti Mero,por harrove dhe S S.
Lulush, nga do të vërtitesh, bie në mut.
Nga e di kte ti o Robert? Une jam socialist e kam punuar ne kohen e Pd…kam konkuruar..testimi pallati sportit Partizani…fitova pa mik…hiqni dore nga mania se ju po clironi Shqiperine…me keq se ne kohen tuaj se kam pa administraten…tung nga Malta
O Zig…zig!
Mos kerkoni qiqra ne hell!
E gjithe historija e emerimeve te Valdrinit eshte historija me tipike e mentalitetit shqipetar.
Ajo qe ka rendesi ne kete moment,eshte dokumenti zyrtar qe z.Valdrin Pjetri eshte a jo dikur i denuar.
Ai e beri veprimin qe duhej bere.Dha doreheqjen.
Lind Pyetja:
Sa e sa te tjere duhej e duhet te bejne kete akt doreheqjeje?!!!…
Sepse shkaku eshte i shpjegushem me dy fjale .
DEMOKRACI ALLA SHQIPTARCE
Ore sinqerisht nuk e kuptoj jeni kara komplet apo beni vete, se ca lidhje ka e kujt i intereso se kush ndihmoi valdrinin vetem ju e dini. Ore zoterinj i tha njerinketij valdrinit qe te mos deklaronte denimin e vet ne formular apo vari leshin. Nuk ka pergjejsi kolektive mo njerez ka pergjejsi individuale ky valdrini mban pergjejsi vete nuk mban kush tjeter per te sa se ca malli shet e as ca nuk deklaro ne formular.
E tmerrshme sa i papergjegjshem artikullshkruesi. Si eshte e mundur qe jeni trashe trush ne kete menyre. Dhe per Valdrinat e ps e paska fajin PD.
Sa te veshtire e keni ta kuptoni qe ne kohen PD nuk egzistonte ligji i diskriminimit!!!
Si ka mundesi qe Rama i angazhon m… e PD ? À nuk gjendet nje socialist i ndershem ne Shkoder e Tropoje po mèrrni hajdutet e PD . Pata kujtuar qe ka 6 vjet qe eshte ne pushtet pushtja ps dhe se nuk do te vazhdonte me veprat e PD te cilen e kritikuan aq shume. Vaj medet kush e ka pushtetin tek ne…
Nuk duhet vazhduar me historite e PD, e di i madh dhe i vogel cfare demesh i ka sjelle popullit tone. Problemi me i madh eshte se rasti i ketij Pjetrit tregon se eshte perfshire vete personi qe kishim njefare besimi se do ndryshonte dicka, por edhe ky doli qe eshte brenda ne stallen e derrave qe po shkaterrojne dhe cfilitin kete vend. Turp per Edi Ramen nje qytetar qe tregon se me vetedije eshte rrethuar prej provincialesh duke u bere me provincial dhe i poshter se ata.
Ligji i dekriminalizimit nuk ishte tani eshte. Per mua shume mire qe eshte bere ky ligj. Ky eshte nje nga ato ligje qe politikanet ja fusin vetes se me ligjet qe bejne ja fusin miletit gjat gjithe kohes . Sepse desha te them se kur i bejene ligjet ne parlament veten e shohin te perjashtuar nga veprimi i ligjit
Kush pirdhte per zevendesministra per emerime shefash e drejtoresh ne administrate.Patjwter qe ky Rushaj I ka thene babait te valdrinit qe ta bisedoje me topallin se ata te partise i marrin vendimet e ndersa ky rushaj kur te thirrej do thoshte jam dakord. Kaq.Zevendesministrat benjn nje pune per politiken: pushonin e masakronin njerez ne mijistrira per te krijuar venda pune per politiken.Politika partial ,eksponentet kryesire te saj Kane monopolin e emerim promovomeve ne administrate.Ky Rama thote e gjeta nga koha e PD. Por sa gjeti ne 2013 nga pd ne admonistrate e i qeroi si dhe ata te masakruarit ne administrate ne kohen e berishes as nuk i riktheu.Nga pd keta mbajtur te kapurit qw ti perdorin per pune te pista si dhe miqte e eksponenteve te larte te pd.E neser nderi me nder lahet , e keshtu vazhdon rrumpalla ne administraten pubilke , shtetin shqiptar!!!