Prefekti i Shkodrës nxjerr "jashtë" loje Ilir Metën, thërret mbledhjen e Këshillit Bashkiak

16 Gusht 2019, 22:15Politika TEMA

Pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga drejtimi i Bashkisë së Shkodrës, prefekti i Qarkut të Shkodrës, përmes një dokumenti zyrtar, ka thërritur mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak të ri të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Mbledhja e thërritur nga prefekti Cesk Millja do të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ditën e hënë në orën 11:00.

Në rend të ditës është konstituimi i Këshillit Bashkiat dhe zgjedhja e drejtuesve të tij, si dhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Një ditë më parë, Valdrin Pjetri, me anë të një statusi në “Facebook”, bëri të ditur se heq dorë nga marrja e detyrës, duke shkruar se qyteti i Shkodrës nuk mund të mbetet peng i një individi.

1 komente në “Prefekti i Shkodrës nxjerr “jashtë” loje Ilir Metën, thërret mbledhjen e Këshillit Bashkiak”

  1. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Suksese ne punen e tij Keshilli i Ri Bashkiak i Shkodres !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje