Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka përfunduar takimin ku është votuar që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në.
Kështu tha pas takimit kryetari i AAK-së, Ramush Hradinaj.
“Ka dominu tema e koalicionit me PSD-në në këtë takim. Është votu me shumicë votash, me dy abstenime, koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, tha ai.
AAK gjithashtu e ka konfirmuar edhe përmes një komunikate për media. Aty thuhet se i është dhënë mandati kryetarit Ramush Haradinaj që ta zgjeruar koalicionin dhe eventualisht zgjerimin e tij me parti tjera.
“Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së” thuhet në komunikatën e AAK’së
Gjithashtu ka përfunduar mbledhja e Këshillit drejtues të PSD’së në të cilën pritej të vendosej lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me AAK’në.
Pas kësaj mbledhje, anëtarët e PSD’së nuk janë deklaruar, por burime të Express brenda partisë mësojnë se tashmë është vendosur që përfundimisht të shkohet në koalicion me AAK’në.
Mësohet gjithashtu se është vendosur që koalicioni të jetë parazgjedhor, pra AAK dhe PSD do të garojnë në listë të përbashkët zgjedhore.
AAK’ja ka qenë pjesë e qeverisë, duke e udhëhequr atë. Ndërsa PSD’ja ka qenë pjesë e opozitës.
Se politika eshte kurve e deshmojne edhe keto pazaret parazgjedhore qe po behen keto dite,ka disa dite qe po degjohet se LDK dhe VV Jane te gatshme te behen bashk,ku ISA Mustafa shkon edhe me larg ku thot se me PD kurre bashk!!!! Dhe quditerisht mundohem te gjej nje pergjiegje, por kot , duke e njohur LDK-n dhe te kaluaren e tyre pyes a Jane njerez keta horra apo na marrin per kafshe ne shqiptareve te mjere,Albini sikur e quante mustafen minister te millosheviqit,luten gangster me vath ne vesh, e shume te tjere si ish sigurimsa,tash ISA u ba patriotes sepse shkoi ne haxh dhe i lau te gjitha mekatet,po ashtu shpend ahmeti i numeroi 75 krime ises tash deklarohet se mund te behen bashk duke harruar te gjitha,skam kunder qe te behen bashk me AAK por quditem me AAK se si po bajka me PSD por kurre me PD-n!!! A thua se ISA e shpendi qenkan me atdhetar se Veseli, pra kur kemi ksi politikaj qe vetbahen kurve ateher mos prisni se millosheviqi, vuqiqi e daqiqi do ti veshin panatllonat ndojhere sepse do kene pune,tju kcejne me radhe her ises her ises………