Nga Kim Mehmeti
Dashakeqët e shqiptarisë kurrë nuk e kanë pasur më lehtë se sot sepse planet e tyre për ta dëmtuar shqiptarinë, janë duke i realizuar vetë elitat politike shqiptare. Madje ata edhe nuk kanë nevojë, të bëjnë harxhime si dikur, duke investuar në projekte antishqiptare, por mjafton të lusin Zotin që shqiptarët sa më gjatë të mbeten nën sundimin e trinisë së fatkeqësisë së tyre: Shqipëria në duart e ‘Rilindjes’, Kosova në kthetrat e ‘Klanit Pronto’, e shqiptarët e Maqedonisë në baltën e injorancës politike dhe të hajdutërisë së BDI-së.
Armiqtë e shqiptarisë sot i ndihmon edhe mos-larja jonë e borxhit ndaj ardhmërisë: mospastrimin e të sotmes sonë nga pisllëku politik, ku na zhytën partitë tona politike. Pra, ata i ndihmon realizimi i njërit nga kushtet më të rëndësishëm për vetëshkatërrimin e një populli: asgjësimin e më të vlefshmes që ai ka – rininë e tij, e që më së lehti arrihet, o duke ia ndaluar shkollimin, me çka ajo do kriminalizohet, o duke ia degraduar sistemin arsimor deri në ato përmasa ku ka arritur sot arsimimi shqiptar – të prodhosh të shkolluar e të paditur, të cilët tërë jetën do e mbjellin farën e injorancës dhe do ndjehen inferiorë ndaj moshatarëve të vetë të etnive tjera.
Pa dyshim se të gjithë qendrat antishqiptare sot i kënaq e vërteta se në Shqipëri, e keqja nuk krahasohet me të mirën, por me më të keqen e jetuar në të djeshmen, se ‘hajdutokratët’ e Kosovës më lehtë merren vesh me politikanët serbë, se me njëri- tjetrin dhe se shqiptarët e Maqedonisë, ka vite që kalben në gropën septike të pisllëkut politik, që e prodhuan qarqet politike e policore maqedonase, por kapaku i së cilës grope janë politikanët shqiptarë.
Dhe me çka del se shqiptarisë së sotme nuk ia marrin frymën armiqtë e huaj, por atë e ngulfasin duart e kriminelëve dhe të hajdutëve tanë, se atë sot është duke e mbytur ligësia shqiptare.
Në të mirën e dashakeqëve të shqiptarisë, punuan edhe disa qarqe Perëndimore, që kurrë nuk kërkuan nga udhëheqësit tanë që ata të ndërtonin shtete ligjore dhe institucione demokratike, por shoqëri ‘stabilokrate’, me çka shqiptarët i lanë në duart e leninistëve dhe hajdutëve që kishin ‘muskuj’, por e jo edhe ‘kokë’, që nuk dinin gjë tjetër përpos partinë ta barazonin me popullin dhe shtetin, pra shqiptarinë e dëmtuan edhe disa qarqe perëndimore, të cilave u duheshin partner që me gënjeshtra dhe dhunë, do e mbanin nën kontroll pakënaqësinë e shqiptarëve, gjë që në Shqipëri më së miri mund ta bënte ‘Rilindja’, e cila krimin dhe veprimtarinë mafioze i ngriti në rrafshin e vlerave politike, si dhe injorantët partiakë të Kosovës e të Maqedonisë, që e plaçkitën popullin, por duke e mbuluar fytyrën e vet të hajnit, me emblemën e shenjtë të UÇK-së.
Kundërshtarët tanë sot janë më të kënaqur se kurdoqoftë më parë, sepse e kanë kuptuar se shumica e politikanëve shqiptarë të kudondodhur, vlerë dhe dëshmi të vetme se janë demokratë e properëndimorë, i kanë fotografitë me burrështetasit dhe diplomatët e huaj, të cilat fotografi i mbajnë nëpër zyre krahas atyre të familjarëve të vet, mbase ngaqë e dinë se vetëm ato foto, sadopak mund ta mbulojnë të vërtetën se janë pjesëtarë të familjes së madhe hajdutokrate, pjesëtarë të nëntokës politike, nëntokë e cila “Shqipëritë” tona i bëri të pabanueshme për rininë dhe i zbrazi ato, nëntokë politike që trojet shqiptare i bëri vende pleqsh, ku ka kush të vdesë, por jo edhe kush të lindë fëmijë.
Sot i fërkojnë duart ata që nuk ia duan të mirën shqiptarisë, sepse e shohin se ne ndërtuam shoqëri të ‘tallava’ vlerave, shoqëri në të cilat diplomon e doktoron xhepi e jo koka, ku ‘këndon’ trupi e jo zëri, ku lajmës më i vlerësuar është ‘tellalli’ partiak, shoqëri të cilat është duke i mbuluar ‘tallava’ arsimimi, ‘tallava’ gazetaria, ‘tallava’ politika…, me çka kanoset rreziku të bëhemi ‘tallava’ popull.
Dhe siç janë katandisur punët, duket se nuk është e largët dita kur ne do na përfshijë malli për ‘baballarët’ e socializmit, kur do nisë ata të na duken si ‘heronj kombëtarë’, në krahasim me hajdutët dhe banditët e sotëm që i drejtojnë ‘Shqipëritë’ tona, pra duket se nuk është e largët dita kur do na duken më të mirë ‘Xhaxhallarët’ e dikurshëm stalinistë, që nuk e tradhtuan shqiptarinë pse ishin të joshur nga përfitimet personale, por ose shkaku i verbërisë ideologjike dhe karrierizmit, ose pse ishin të shantazhuar për çështje që kishin të bëjnë me amoralitetin e tyre, për dallim nga ‘hajdutokratët’ tanë të sotëm, të cilët të veshur me petkun properëndimorë dhe të atdhetarisë e shitën të sotmen dhe të ardhmen e popullit që përfaqësonin, vetëm për interesa personale.
Ku ta dish, mbase e vetmja gjë që sadopak ua prish gjumin dashakeqësve të shqiptarisë, janë miqtë tanë të huaj, që shpeshherë të lënë përshtypjen se populli ynë u dhimbset më shumë se sa burrështetasve që vetë ne i kemi zgjedhur. E me çka del se ne jemi duke e plotësuar edhe kushtin e fundit të vetë shkatërrimit, kushtin që e ngërthen në vetvete thënia e njohur se një populli që voton mashtruesin, të korruptuarin, hajdutin dhe tradhtarin, ai popull nuk është viktimë por bashkëpunëtorë i tyre.
Andaj lirisht mund të thuhet se përderisa shqiptaria është në duart e ‘Rilindjes’, të ‘Klanit pronto’ dhe në ato të hajnave leninistë të BDI-së, ajo nuk është e rrezikuar nga qarqet e huaja antishqiptare, por nga vetvetja.
Shporru, turk i ndyre! Shqiptarise rriji larg, se e ndotni kur e perdorni dhe hiqni dore nga rrafja e grave
Eshte nje tukolesh i ndyre ..antishqiptare sic jane sllavogreket pushues te perkohshem te trojeve tona! Ai do turceline JO EU_USA … Pirhu hale ne anadoll !
Po cadren e Lulit e mbylle me sukses ?
O turkoshak keshtu do vuaj ky popull sa te kete sidomos Turceli si ty o m…m…i
Thyj qafen jevg turk.
Po shkon drejt vetshkatrrimit se ka plehra antishqiptar turcelinj si ty e ljubovica zheji e ca mjekrosha xhihadiste
Na kishte mbete njeri beqar gjate , bile per fare. E pyet dikush ose cfare ke qe ke mbate beqar? Si e o nusen ti ?
Une e dua nusen te bukur, inteligjente dhe te ndershme – u pergjigj beqari. Po thuaj or ti se dashke tre gra jo nje. Dhe ti i dashur kim kete do me duket dhe do mbetesh pa gje fare.
Kim (Kardashian) for President;-)
Ik ore anadollak i qelbur,
Ti Kim flet sikur e keqja dhe e mira midis shqiptareve eshte e prere si me thike. Ne Shqiperi , mendon qe e keqja eshte Rilindja dhe po ashtu ne kosove dhe Maqedhoni jane ca emra te pervecem. Problemi me ty eshte se nuk analizon te keqen dhe te miren, por cfaqesh si nje reaksionar i mirefillte, qe vertete i ve nje pikepyetje shqiptarizmes tende. Me sa duket shqiptarizma jote jane miqte e tu dhe jo miqte e popullit shqiptare. Ne kuader te shqiptarizmes shqiptare, vendin kryesor te anti shqiptarizmes ne Shqiperi e ze Sali Berisha. Ne Kosove e ze Hajredinaj.
Sali Berisha eshte antishqiptari me i terbuar ne shekuj i mbarsur me zgjuarsi negative, kurse Hajredinaj eshte antishqiptari me budalla ne kohet moderne i mbarsur me fjalor pozitiv. Ka dallim te madh midis Saliut dhe Rames nga nje ane dhe Hajredinaj dhe Thaci nga ana tjeter…Qe te mos zgjatem dua te them qe ti si analiste, po te mos ishje partizan i Sales, duhej te na parashtroje te mirat dhe te keqijat e Sales ne krahasim me Ramen. Shkrime te tilla qe jane vetem opinione tregojne nivelin e ulet te analisteve qe duan te na spjegojne shqiptarizmen. Ti nuk je gazetar por bashkefoles ne nje tryeze plot me fshatare. Duke u munduar te imponosh mendimin tend pa argumente te ben me dhimje koke ashtu si te bejne me dhimje koke ata qe flasin pa pushim….
To turk, evgjit turk
Fole dhe ti qenef shqipfoles,funderine dhe spiune i beogradit.
Ik ore rrac mut! Ik andej nga anadolli nga e ke prejardhjen . C’ne ti te japesh mend per Shqiptarine
Kim Muti i Menduh UDB Thaçit dhe i LSI HAJDUTËRISË !!!! !! Kim Leshi që Paguhet nga €UROT e LSI PLAÇKITJES dhe HAJDUTËRISË !!!!
Ik mor jevg islamist ku e njef historine e shqiprise ti je magjyp shkupi nuk meresh. Vesh ca race je
kat legen nuk duhet me e pranue ne Shqipni. Asht klysh i ilir florinit.
Kim,
Je nje materie e biodegraduar ne palce. Mbasi te perdori Lulashi ne cader ne emer te “Republikes se Re” tani te keqperdorin gjithe qarqet antishqiptare qe permes persiatjeve dhe diarrese tende psiqike kerkojne te riciklohen ato plehra qe jane te “pariciklueshme”. Kete sherbim ti po ua ben me se miri. Po si ta nxe goja more myteber ate sentence qe nen kthetrat e Rilindjes Shqiperia po vuan kur krejt e kunderta eshte e vertete. Nen udheheqjen e PS dhe Edi Rames Shqiperia ka filluar transformimin e madh dhe rrugetimin e pakthyeshem drejt Europes bashkuar. Vetem balta e talebaneve Pedeiste dhe balta e Kim Myteberit nuk mundin ta ndalin rrugen europiane te Shqiperise. Do mbetesh i damkosur si gjedhet me vulen e turpit qe I ke sherbyer verberisht klikave dhe bandave qe e duan Shqiperine ta shohin keq e me keq. Barku qe polli Kim-et (Mehmetin dhe Jongun e pare)ende nuk eshte shterpezuar do thoshte Brechti i madh po te ishte gjalle.
Ti hashe mutin Shqiperise, o kerme Kim Ir Mehmeti, bastard. Shqiperi do te ecij perpara sado qe ca si ti nuk duan. Mbeturina serbe!
O Kim o m…. ik se na cave tr…..n. Ke kaq kohe qe leh.
Kishë, xhami, tempull: robëri
Minare, kambana: batërdi
Dervish, kryq, prift, hënë e hoxhë
Të gjithë pengim janë për liri
Omer Kajami
Pse je kaq gomar o Kim?
Po, kush i “prodhoi” klanet “pronto” e “BDI”, nuk je i sinqerte te tregosh qarte e shqip sepse ato klane nuk piken prej qielli te paster, sikurse nuk piku as klani i “Rilindjes” dhe as ai i PD ne Tirane, por, siç duket nga realiteti, ato klane i krijoi UDB dhe KOS, duke e fshehur ‘fytyren’ e vet pas ‘fytyres’ se tyre!…
I te njejtit brume po dukesh edhe ti, Kimusho!…
DRENICA E KUQE
Urime z.Mehmeti! Nje artikull i shkelqyer. Ne jemi nje konak tallavaje.
Hapini syte dhe mendjen, o njerez! Kuptojeni permbajtjen e analizes se autorit, shkeputeni nga antipatia qe keni ndaj tij. Keshtu, besoj se do te jeni me te kthjellet, me realiste. Duhet pramuar realiteti. Keshtu mund t’i mbrojme vlerat e shqiptarise e jo ndryshe, pra, duke share e fyer z.Mehmeti. Ju siguroj se nuk e njoh fare z.Mehmeti, por problematiken qe Ai yrajton e njoh shume mire, madje e perjetoj me meqardhje. Deri me tani, mund te pohoj me dhimbje: kombi shqiptar po rreshqet frikshem drejt shkatrrimit. Do te deshiroja te isha 100% ne lajthitje. Ju flm.