Raketa bërthamore drejt Marsit, formula e “çmendur” e Elon Musk për kolonizimin e tij

19 Gusht 2019, 10:35Lifestyle TEMA

Duhet bombarduar planeti Mars. Me raketa bërthamore, madje. Nuk është çmenduria e një personazhi filmash, por teoria e mirë menduar dhe e përsëritur e gjeniut të Teslës dhe SpaceX, miliarderit Elon Musk.

Sipas Musk, një akt i tillë, që do të frikësonte çdokush, është një akt i nevojshëm në qoftë se njerëzimi dëshiron të ketë një shans për të jetuar në “planetin e kuq”.

Sipas tij, disa goditje të përllogaritura me raketa bërthamore do të mund të shkrinin akujt që ndodhen në polet e planetit, duke lëshuar në këtë mënyre një sasi anhidridi karbonik që do të ndikonte në temperaturën dhe presionin e ajrit, duke e bërë të mundur kolonizimin nga njeriu.

Për të reklamuar mendimin e tij Musk ka filluar edhe një fushatë, ku mund të blihen edhe bluzët “Nuke Mars”.

Musk duket tërësisht i përqendruar në sfidat jashtë planetit Tokë. Me shoqërinë tij SpaceX  ai po finalizon projektin e raketës Spacehopper, e cila mund të ulet në mënyrë horizontale, si dhe anijen kozmike Starship, e cila do të mundësoj vizita një javore rreth satelitit tonë, Hënën brenda vitit 2023.

Një sfidë e fituar në atë drejtim do të mundësonte ndërtimin  e mijëra raketave, të financuara nga qeveritë botërore, që do të transportonin brenda 2035-ës rreth 1 milion persona drejt kolonizimit të planetit. “E di, do të vdes në Mars”, ka thënë dikur Musk. Shenjë që do të jetojë ende shumë gjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje