FOTOT/ Modelja drogohet dhe hidhet nga ballkoni i një ndërtese, pasi ishte dëshmitare e një çështje të “sikletshme” në Rusi

20 Gusht 2019, 17:24Lifestyle TEMA
FOTOT/ Modelja drogohet dhe hidhet nga ballkoni i një ndërtese, pasi

Modelja Ekaterina ‘Katya’ Bobkova kaloi në koma dhe luftoi me vdekjen, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë i një ndërtesë në Republikën Çeke.

Policia çeke tha se bëhet fjalë për një aksident, por tani në driatë kanë dalë të tjera fakte.

Vetë 31-vjeçarja thotë se ajo është droguar dhe goditur në kokë, dhe më pas e kanë hedhur nga ballkoni.

Mjekët vërtetojnë pretendimin e saj, se ajo ishte goditur në kokë, para rrëzimit nga ballkoni.

Po kush e do të vdekur modelen?

Ekaterina ‘Katya’ Bobkova ka qenë dëshmitare e një ngjarje të sikletshme në Rusi.

Ajo u ndodh e pranishme gjatë sherrit të dhunshëm të dy futbollistëve të “përkëdhelur” të Vladimir Putin, Pavel Mamayev dhe Alexandr Kokorin, të cilët rrahën në një local politikanin Denis Pak.

Për shkak të këti sherri, dy futbollistët e Kombëtares ruse u dënuan me 17 dhe 18 muaj burg.

31-vjeçarja ishte pikërisht me dy futbollistët, në momentin e sherrit.

Dhe pask kësaj ngjarje, ndodhi edhe “aksidenti” i çuditshëm, kur Bobkova, që ishte me një grup për pushime në Çeki, duke përfshirë dhe ish-senatorin dhe biznesmenin rus Andrey Ishchyuk, ra nga ballkoni i një ndërtese.(TemA)

1 komente në “FOTOT/ Modelja drogohet dhe hidhet nga ballkoni i një ndërtese, pasi ishte dëshmitare e një çështje të “sikletshme” në Rusi”

  1. Bambi says:

    Uaaaa. Qysh kur paska ligje ne Rusi ?
    Sipas shtypit te vertete dhe demokratik ata qe kane mik Putin-in bejne si tu doje bytha.
    Kta, dy futbollistat e perkedhelur, qenkan denuar 17 dhe 18 muaj per nje rrahje ??!!
    Something wrong here …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje