"Premtoj se nuk do ta bëj këtë!”, provokon Trump, poston foton e hotelit të "ngritur" në Grenlandë

20 Gusht 2019, 11:55Bota TEMA
"Premtoj se nuk do ta bëj këtë!”, provokon Trump,

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një postim në Twitter, i cili ka nxitur reagime të shumta.

Bëhet fjalë për një postim në të cilin ai ka publikuar një fotografi të përpunuar, në të cilin shfaqet hoteli i tij në Las Vegas, që ngrihet mbi një qytet të vogël në territorin e Greenlandës.

Krahas fotos Trump shkruan: “Premtoj se nuk do ta bëj këtë në Grenlandë!”.

Ndërkaq presidenti  të dielën konfirmoi se ideja e blerjes së territorit gjysmë-autonom të Danimarkës ishte diskutuar brenda administratës së tij për shkak të përfitimeve strategjike për ShBA-së.

Por kryeministrja daneze Mette Frederiksen hodhi poshtë idenë duke e quajtur si ‘absurde’.

1 komente në ““Premtoj se nuk do ta bëj këtë!”, provokon Trump, poston foton e hotelit të “ngritur” në Grenlandë”

  1. Gjithashtu malok says:

    Po mir mo analfabete. E Dini Ju qe ne shqip thuhet Groenlande. Ne te gjitha hartat shkollore nga Viti 1970 Deri me sot. Quhet GROENLANDE. Gazetari i trapit, mundohu ta thuash, G R O E N L A N D E … Tani perserite ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje