Shpërthen Neymar, zbulon pse ai urrehet

20 Gusht 2019, 22:00Sport TEMA

Emri i tij ka dominuar të gjithë merkaton e verës dhe pikërisht kur ndodhet në kulmin e tratativave për tu larguar nga PSG, pasi shkatërroi gjithçka me drejtuesit e skuadrës, trajnerin dhe tifozët, ylli brazilian, Neymar i është besuar tashmë rrjeteve sociale.

Në brendësi të “Instagram Stories”, braziliani ka cituar legjendën e këngës, Bob Marley, imazhin e të cilit ka publikuar, shoqëruar me frazën e tij:

“Problemi është se personat urrehen kur janë të vërtetë, dhe duhen kur janë falso”.

Një lëvizje e Neymar që imponon edhe më shumë dyshime në lidhje me të ardhmen e tij, mbi të gjitha në lidhje me marrëdhëniet e tij me drejtuesit e skuadrës franceze të Paris Saint-Germain.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje