Prej ditës së djeshme policia e mbështetur edhe nga policia kufitare dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale kanë ushtruar kontroll masiv në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për kontrollin periodik të territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit, mbajtes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Plotë 1600 efektivë policie kanë zbritur në terren për të kontrolluar dhe parandaluar kultivimin e lëndëve narkotike në vend.
“Si rezultat i kontrollit, në të gjithë vendin janë evidentuar dy raste, një rast në Malësinë e Krujës me 93 bimë dhe një rast në Gjorm të Vlorës me 40 bimë narkotike, të dyshuara kanabis”, sqaron policia.
Njëkohësisht, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka pajisur çdo drejtori vendore me dron, me qëllim kontrollin sa më të mirë të territorit, edhe në vendet ku forcat e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë për shkak të terrenit.
Po në kuadër të kontrollit të territorit, vijon monitorimi nga ajri nga ana e Guardia di Financa, duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me grupet e konrollit nga toka, me qëllim verifikimin e çdo koordinate, ku dyshohet se mund të ketë të kultivuara bimë narkotike. (TemA)
Cdo diktature ka edhe pjesen e saj qesharake.
1600 police per 133 rrenje hashash eshte per tu dhire se qeshuri.
Imagjino 12 police qe zihen me njeri tjetrin kush do e shkuli me pare.
Nderkohe qe shqiperia eshte prodhuesi me i madh I hashashit ne europe.
U dhime tu qesh.
1660 polcë X 30 Euro/dita = 49.800 Euro
Kaq janë harxhuar për 133 rrënj kanabis.
133 rrënjë X 10 kg rrënja = 1330 kile
1330 kile X 30 Euro = 39.900Euro
39.900 << 49.800 Euro.
Konkluzioni: Operacion EFIKAS