FBI parandalon masakrën: arreston 38-vjeçarin që do vriste e vetëvritej në një kishë

21 Gusht 2019, 10:12Bota TEMA

Një shofer kamioni është arrestuar pasi kishte në plan që të kryente një masakër në një kishë në Memfis, Tenesi, tha Agjensia e Inteligjencës e SHBA-së (FBI).

Thomas MattheW McVicker, 38 vjeç, u arrestua në Indianapolis para se të zbatonte planin.

“McVicker planifikoi të shtënat në masë dhe më pas vetëvrasjen për të enjten”, tha një agjent special i FBI-së.

Në fillim të këtij muaji, një mik i McVisker nga Alabama i tha një agjenti të FBI se 38-vjeçari po mendonte të shtinte në një kishë ose të vriste njerëz në rrugë.

Nëna e tij deklaroi se ai zotëronte një armë dhe se përdorte kokainë dhe metafetaminë. Ajo gjithashtu vuri në dukje se djali i saj po trajtohej për skizofreni.

FBI konfirmoi që McVicker i kishte kërkuar punëdhënësit të tij një ditë pushimi dhe pikërisht ditën e enjte, duke njoftuar se do ta kalonte atë në Memfis.

1 komente në “FBI parandalon masakrën: arreston 38-vjeçarin që do vriste e vetëvritej në një kishë”

  1. lani says:

    Vetem leje per te vrare nuk paska kerkuar!!!!!!
    E per cfare i duhej leja nga puna kur do vetevritej?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje