Ne jemi edhe më të çmendur se Mihali

21 Gusht 2019, 18:36Blog TEMA

Nga Erjona Rusi

Ka nja 5 ditë që nuk hap dot rrjetet sociale se më përplaset në fytyrë çmenduria e një njeriu që kacavirret mbi makinë. Çmendurinë e tij deri diku e kuptoj, makutëria dhe fakti që ikën ca qindra euro të spanjollëve nga duart do ta kenë bërë të luajë mendsh. Por nuk kuptoj çmendurinë kolektive që na ka kapur rreth tij. Në fakt mendoj se ne të gjithë jemi më të çmendur se Mihali, madje edhe më budallenj se ai. Por jo vetëm kaq.

Mihalin e njeh tashmë gjithë Shqipëria, ashtu si dhjetra të çmendur të tjerë që shndërrohen në personazhin e ditës, javës apo muajit sipas qejfit apo edhe qëllimeve të caktuara me raste, edhe të mediave.

Por shumë pak prej nesh, gati aspak, i njohim Ergysin dhe Orjanin (Ergys Brahimi dhe Orjan Kodra).

Janë dy djemtë që u vranë në 16 gusht nga rrëzimi i skelës gjatë punimeve për rregullimin e fasadës së një pallati në Tiranë. Nuk ua dimë emrat, e as ua njohim fytyrat. Aq më pak historitë e jetës së tyre, që askush nuk po i shpërndan me po të njëjtën çmenduri si videon e Mihalit. Askush nuk po flet për motrat e dëshpëruara të Ergysit apo tasin e tij me bukë.

Sikur rrëzimi fatal e tragjik i asaj skele të ishte xhiruar me video, nuk e di a do e kishim shpërndarë kaq shumë? Mbase është çmenduri ta mendosh të shpërndash vdekjen, por është edhe më çmenduri ajo që nuk po bëjmë se ajo që po bëjmë.

Ne jemi më të çmendur, e më budallenj, madje jemi edhe bythecë se nuk kemi këllqe të kërkojmë llogari për 2 djem që u vranë. Nuk vdiqën por u vranë, ndërsa fitonin bukën e gojës.

Nuk kemi ag guxim të mblidhemi përpara atij pallati e të fillojmë të bërtasim me të madhe duke menduar si do kish qënë po të ishin djemtë, vëllezërit, kushërinjtë, apo miqtë tanë. Nuk kemi mendere as të mblidhemi para zyrave të 2 kompanive që po kryenin punimet “Xhimi Tarushi” shpk dhe “Syla” shpk.

Ne jemi të çmendur, e bythecë sepse nuk i kërkojmë llogari edhe Bashkisë së Tiranës, që ka edhe ajo përgjegjësinë e vet në kontrollin e këtyre projekteve.

Jemi të çmendur e budallenj edhe që nuk na bën përshtypje se si vrasja e atyre 2 djemve kaloi nga opozita, thjesht me një postim në FB apo Twitter.

Ne jemi të çmendur e bythecë se po i lejojmë ata që na qeverisin të mos mbajnë asnjë përgjegjësi për vdekjen e këtyre djemve, edhe pse duhej të kishte siguri teknike në atë pallat. Ne madje jemi edhe më të çmendur sepse nuk ua kërkojmë me gjithçka mundemi këtë përgjegjësi.

Ne jemi të çmendur edhe që po i lejojmë të heshtin, të heshtin ndaj një krimi, se vrasja e tillë është. Dhe po heshtim edhe ne vetë ndërkohë që në qindra skela të tjera, mijëra punëtorë të tjerë rrezikojnë jetën pa asnjë kusht sigurie. (Një të tillë e keni edhe pas Ministrisë së Transporteve sërish mu në qendër të Tiranës).

Ne jemi të çmendur e bythecë që lejojmë të na vjedhin, mashtrojnë, shkelin me këmbë. Por tashmë jemi edhe më budallenj se po i lejojmë të na marrin edhe jetën, e prap s’pipëtijmë. Çfarë mund të na marrin tjetër?

14 komente në “Ne jemi edhe më të çmendur se Mihali”

  1. POPULL mi-HALE QE E MERITON ZHDUKJEN. says:

    Zonje Shqipetaret jane te gjithe si Mihali. Poppull barbar, popull idiot, popull kafsh qe te ven turp dhe neveri te jesh Shqipetar. Po pse ato mijera fshatar qe fusin lloj lloj helmesh ne fruta dhe perime vetem e vetem te bejne me shume lek çfar jane???? Po ata katundaret qe i mysin me hormone viçat, pulat dhe delet qe te shtojne ne peshe çfar jane???? Po ato qe bejne buken, byrekun, biskotat etj me vaj palme e vaj dreqi vetem e vetem qe te bejne para me hile?????? Po ato pisat qe fusin allçi e shurre dhie ne djathe cfar jane nuk jane Mihala???? Po ata qe vjedhin parat e rrugeve dhe bejne ca shemtira rrugickash qe prishen pas nje viti?????? Po ata qe bejne viajat e bardha te rrugeve me gelqere duke e bere Albanistanin te vetmin shtet-leshi ne bote me ruge pa vija te bardha te dukshme????????? Po ata te gjithe politikane e bejlere fshatrash qe vjedhin e ku nuk vjedhin qe jane ne gjendje te te vjedhin edhe shpirtin cfar jane ata nuk jane MIHALE??????? Po ata te tjeret qe shesin kömbesine ose nxjerrin nga varret eshtrat e te pareve dhe ua shesin te Greket per pak para?????? Po ata emigrante qe jane jasht shtetit dhe nga inferioriteti thone qe jemi Grek, Italian made edhe Bullgar???????? POPULL mi_HALE QE E MERITON ZHDUKJEN.

    1. FLUTURA says:

      Keto jane defektet, por kemi edhe shume gjera te tjera te mira….te mos mbysim vehten ne deshperim te kote!
      Jemi si gjithe popujt e tjere e aspak me te keqinj. Jemi te gjithe njerez dhe duhet te respektojme njeri tjetrin si te tille. Edhe Mihali ka bere gabimet e veta, por meriton te rehabilitohet e me pas te vazhdoje te jetoje i qete reston e jetes se tij…Te gjithe duhet te ndryshojme vehten, perpara se te drejtojme gishtin drejt dikujt, kushdoqofte ai.

  2. ana says:

    bukur e ke trajtuar.

  3. Arta says:

    Erjona SERBI (Rusi) !! Kjo SORRA nga SHKODRA , qé fliste si RRACISTE , né Report TV , Kundér JUGUT té Shqipérisé bashké me até SERBIN tjetér OBEZ , Alban HALE Musén !! Kété Erjona SERBIN e duroi sa e duroi i NDERUARI dhe i RESPEKTUARI CARLO BOLLINO , dhe pastaj i ‘FUTI FSHESÉN NÉ BYTHÉ’ !!! Kam vetém NEVERI dhe PÉSHTIRJE pér kété lloj Femre !!!! RESPEKTE pér CARLO BOLLINON qé e pushoi nga PUNA kété SORRÉN MalaZeze nga Shkodra

  4. Ermir says:

    Bythece dhe injorante aksidente ne pune ka pasur dhe do te kete gjithmone ,ca ndodhin nga pakujdesia ca sepse nuk ndjekin rregullat e sigurimit ne pune. Keto ndodhin ne cdo vend te botes por asnje nuk thote qe fajin e ka qeveria o pse nuk foli k/ministri gje qe nuk ndodh askund vetem ne vendin e sorrave Shqiperi…

  5. Nje qytetar says:

    Pi ik moj se na cave bythen ! Oj kjo , si kur vetem kesaj I dhimbsen ata dy djem fatkeqe .
    Po , ngjarje tragjike eshte sa nuk ka ku te veje , por eshte aksident ne pune dhe te tille ndodhin cdo dite edhe ne perendim , ne vendet me te zhvilluara . Dhe per kete duhet te japin doreheqje apo te rrezohen qeverite ? Jane raste ne te cilat mbaje pergjegjesi firmat e ndertimit , qe jane private . Po , qeveria , me anen e organeve ligj zbatuese heton , nxerr pergjegjesit para ligjit . Kaq ! Jo po , hajt’ ta rrezojme qeverine se na erdhi rasti ! Ik moj goce , shif noj’ reviste Mode , mundesisht te dalesh aty me ndonje foto , se ashtu ndjehesh e ” realizuar ” e mos na bej Zhan d’Ark-en e gazetarise !

  6. Jozi says:

    Po si mos te jete bythec nje popull kur punetorin e shkrete nuk e nbron askush.
    S’ka sindikata, s’ka opozite.
    – A e degjuat sesi rrodhi mashtrimi i te gjitha instancave shteterore.
    Dhe askush nuk shkruan.
    – Punonjesit qe humben jeten si dhe ata qe u plagosen rezultojne te siguruar!!!???
    Po kush ishte periudha e siguruar? Duke filluar nga muaji korrik 2019. Dmth kishin filluar pune te gjithe me 1 korrik. Mashtrim. I gjithe shteti u cua ne kembe per ta bere mashtrimin te besueshem.
    Jo ata nuk ishin punetore te rinj. Kishin muaj e vite qe punonin ne ato kompani. Mirepo nuk figurojne sepse ishin ne pune te zeze.
    Sapo ndodhi tragjediau hodhen te gjithe ne veprim. Oburra kryeni veprimet qe i nxjerrin te siguruar. Te pakten per nje muaj.
    Dhe u perfshine ne mashtrim , Sigurimet shoqerore, inspektorati i punes, Ministria e Ceshtjeve Sociale, Zyra e Punes, bankat dhe vet zv kryeministri .
    Askush nuk flet. Te rinj qe ju pre jeta dhe endrra ne mes, adkush nuk i mbron. Familjet e tyre askush nuk i demshperblen.
    Shoqeri e pjerdhur, opozite e zhytur ne mut, sindikata te qelbura…

  7. Grigor says:

    Gazeta nuk paska filter fare. Cdo kush qe di shkrim e kendim mund te botoje nje artikull ne gazete? Nje artikull teper medioker qe kerkon te shaje te tere, ndersa i vetmi person me logjike te shendoshe eshte kjo Erjona! Mos! Vertet? Domethene te tjeret, tere populli qenkan debila dhe te rrjedhur, ndersa Erjona eshte vajza me e pafat ne bote qe ka dale nga ky popull i cmendur!
    Ngaterrohet nje ngjarje vertet qe ben jehone te keqe, sepse eshte veprimi i cmendur me dashje i nje pronari restauranti qe ka dale te ofroje sherbim te ciolesise se larte, dhe jo rrugaceri, me nje aksident.
    Na del sipas Erjones, qe ato dy firmat e ndertimit paskan bere c’eshte e mundur qe te vriten dy punetore! Keshtu? Apo eshte ne fakt nje moszbatim i rregullave te sigurimit teknik ne pune? Natyrisht qe kjo e dyta ka mundesi te jete, por kush e thote me siguri? Erjona? Kush eshte Erjona, inspektore e sigurimit teknik qe ka bere raportin paraprak te hetimit ne vendngjarje?
    Degjo moj vajze.
    Aksidente te tilla jane ceshtje e ligjit, dhe me te duhet te merren organet perkatese. Aksidente te tilla ndodhin ne cdo vend te botes, dhe marrin zgjidhje nepermjet ligjit te sigurimit teknik ne pune dhe ligjit te sigurimeve dhe kompensimeve per aksidente ne pune.
    Ja pra, opozita ka te sajin institucionin e Avokatit te Popullit. Cfare beri? Vetem doli ai debili Basha dhe tha qe “Rama urren shqipetaret”. Dole dhe ti Erjona dhe i quajte tere shqipetaret “bythece”. Bravo! Vajze me shume kulture je per zotin. Kjo ceshtje duhet te hetohet nga organet perkatese, dhe te shkoje ne gjykate. Ne qofte se firma ndertuese del me faj te gjobitet me miljona leke ose euro, personi pergjegjes te denohet me burg, dhe me miljonat e gjobes te kompensohen familjet. Kompensimi nuk do tu sjelle mbrapsht personin e dashur qe kane humbur, por sidoqofte te pakten femijet nuk do vuajne per buken e gojes. Kaq ka ligji ne dore te beje. Kjo do beje qe firmat e tjera te ndertimit te mendohen mire kur te ndertojne skelat ne ndertesa te larta.
    Thashe qe keto ndodhin kudo ne bote, jo per te justifikuar faktin qe na ndodhi edhe ketu ne Shqiperi. Por per te dhene shembuj qe aksidentet ndoshin nga pakujdesia neglizhenca, mosveprimi, apo moskokecarja ne cdo vend te botes, dhe jo vetem ne ndertim.
    Tani ja si thua ti Erjona, kush do beje me shume pune dhe kush do jape rezultat, veprimi i ligjit, apo te dalin njerezit dhe te protestojne sipas teje? Te protestojne kunder kujt? Kunder firmes? Me cfare motivi? Kush e ka lexuar raportin e hetimit dhe doli qe firma ka faj? Ti kujton se pyet firma per ca protesta? Aq sa pyeti Rama per protestat e Lolo Bashes.
    Firma e ndertimit vetem nje gjeje i trembet, veprimit te ligjit, qe mund edhe ta beje te falimentoje. Por cili gjykates nga keta qe kemi moj Erjona do te denoje firmen dhe te kompensoje ate fatkeqin? Per kete duhet te presim edhe pak, sepse sot per sot firma paguan gjykatesin, i jep nje shperblim familjes dhe mbyllet ceshtja.
    U vrane 27 vete ne Gerdec dhe familjet e mbyllen ceshtjen mabasi moren para. Jo me dy fatkeqe qe shkuan ne pune si zakonisht dhe u kthyen te vdekur.
    Po ata qe vdesin nga aksidentet ne rruge moj Erjona? Cfare te bejme per ata? Te dalom ne protesta jabve per jave? Sepse aksidente ndoshin per dite e per jave.
    I ke lexuar lajmet? E ke pare sa te rinj jane vrare ne Londer kete vit me arme te ftohta ose arme zjarri nga bandat e rrugeve te adoleshenteve te dale jashte kontrollit? Shkruan gazeta, shkruajne gazetaret se cdo behet me krimet e adoleshenteve, por nuk e quan njeri popullin anglez “bythec”.
    Kush qe ai gomar qe botoi artikullin tend prej diletanteje, ku ti merr guximin te ofendosh shqipetaret dhe t’i quash bythece? Ti qe ke njohje dhe te botojne keto shkrime idiote, pse nuk merr persiper te shkosh dhe te besh hetimin e ceshtjes si gazetare? Te pyesesh tek organet kompetente se cfare po behet, te pyesesh tek kompanite nese kishin marre masa te sigurimit teknik (pergjigja e tyre dihet, por ka vlere sensibilizuese), te interesohesh tek familjet e dy fatkeqeve se cfare eshte bere, cfare po bejne ata, a eshte ofruar Avokati i Popullit per ndihme, a kane mendje per te hedhur firmen ne gjyq, apo i ka ofruar firma para?
    Keto duhet te kishe shkruar, dhe jo pune bythecesh. Ose mos shkruaj fare. Por ky i yti nuk eshte artikull. Ky ishte nje shkrim Facebook-u qe nuk botohet normalisht ne gazete, se ti nuk je Kadareja, apo Rexhep Qosja qe ta dime te gjithe se c’mysybete shkruan ti.

  8. syla says:

    Ti zonje thua se skelen SYLA ku humbenl jeten dy djemt fatkeq, duhet ta kishte ngritur qeveria qe ajo te mos shembej. U trgove bythece Erjona.

  9. lexuesi i irrituar says:

    Me sa duket z.gazetare , ju nuk kerkoni qe te funksionoje shteti,organet kontrolluese e ligjzbatuese , por ju kerkoni qe per çdo gje (aksident ,krim te kryer …) te ngrihen turmat (dmth. ne ,shqiptaret) dhe te vendosin drejtesi sipas rruges.
    Nuk je larg nga idete pa ide te Bashes … Por bota nuk funksionon keshtu si thua ti.Ne çdo vend te botes ka aksidente ne pune , ka raste si ai i Mihalit (ndose jo aq te çmendura sa ky ) , reagimi i shoqerise vjen nepermjet ligjit . Nuk ka nevoje te veteofendohesh ne faqet e gazetave !

  10. pak arësye says:

    Erjona eshte vertete nje e çmendur, ne te tjeret jo. Dhe pse: Erjona çfare ben Voltana ne Shkoder qe kerkon te permbys pushtetin me cepin e saj te fustanit, nuk e shikon dhe ta denigroje se Shkodra nuk eshte vetem e Voltanes dhe Erjones. Ana tjeter; mbreme me vjen djali ne shtepi dhe me thote se çfare ka ndodhur ne Shqiperi me turistet se te gjithe te njohurit e mi spanjolle me dergojne mesazhe qe atje nuk duhet te shkelesh se te vrasin me thika. Mendova qe lajmi paska marre dheun dhe ne qelizat me te thella dhe kjo me deziluzionoi pak. Ja spjegova djalit, por i thashe qe kur te bisedosh me miqte e tu, thuaju qe te nesermen atje shkoi dhe i takoi perfaqesuesi qeverise, ministri turizmit, bile u çoi dhe nje tufe me lule. Dhe ai, spanjolli miljoner qe nuk dihej deri ne ate moment se kush ishte, i pergjigjet: nuk e perfaqeson Shqiperine nje person, ishte fjala per Mihal Kokedhimen, megjithe picirin qe hoqen nga nje i çmendur. Me kete desha te thosha se ja çfare demi i ben Shqiperise nje njeri nje njeri manjake dhe qe nuk paskej zbatuar asnje ligj shqiptar, ndersa Arjona e anashkalon se llovete e saj i fut ne xhep me nje te prekur te lapsit pa pergjegjesi, pa interes dhe pa piken e nderit dhe respektit per te tjeret. Dy gjera: a ka te drejte kryeministri, pavaresisht se si eshte, qe flet kunder ketyre lloj monstrash e tjetra, para ca ditesh lexova tek gazeta Dita onlaine pa autor qe kritikonte takimin e ministrit me spanjollet, bile i thoshte qe nuk ja hanxhi (!) dhe me indinjoi aq shume sa nuk e permbajta veten. Nje gazete qe para shume kohesh, si gazeta Dita, keput broçkulla tere dite dhe shkon dhe deri ketu, tregon shkarjen totale te gazetarise. Per mua ka qene pika e parafundit qe u shkaterrua, te shohim se si do vazhdoje gazeta Tema. Pershendetje te sinqerte dhe futuni ne rrugen e aresyes.

  11. Maelga says:

    O Mero, prape me kete zonjen ti?
    Para disa javesh ankohej se emigrantet qe vinin per te vizituar familjet nuk po e linin rehat te jetonte ne Shqiperi !!!!
    Sot ka shkruar nje tjeter hartim per 8 vjecare.
    Nese ke ngelur keq thuaj mor burre i dheut se ta shkruaj une nje artikull per se mbari.

  12. vickëla says:

    I paske me plan komentet Mero. E ke plotesuar si duket. Dhe tejkalim plani nuk lejohet. Na je bere me keto komentet qe nxier gjithe bastardet nga tre kater here si burri i dyte i Sheqeres K….

  13. Gg says:

    Eh mi goc kur nuk ke cfare te thuash apo shkruash me mire hesht se budalliqe nxjerr nga goja….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje