Pasanikët adoleshentë të Tiranës që shesin p*rdhë dhe një shembull nga SHBA

21 Gusht 2019, 10:22Politika TEMA
Pasanikët adoleshentë të Tiranës që shesin p*rdhë

Nga Blendi Salaj

Para nja dy javësh në tavolinën ngjitur në një kafene qëndronin një grup adoleshentësh të pasur.

Asnjëri nuk dukej më shumë se 18 vjeç tek po diskutonin me zë të lartë dhe me një gjuhë të rëndë (një vajzë psh, u thoshte shokëve, “Mos na çaj k#@%!”) për makinat e tyre personale.

Tregonin se ngisnin modele të shtenjta, Mercedeza të 2019 e të tjera nga këto.

Dallohej nga mosha që asnjëri nuk kishte nisur ende shkollën e lartë.

Makinat, me sa kuptova ishin dhurata të prindërve të kamur.

Mu kujtua një shok pune në SHBA i cili e kishte babain milioner.

Në atë kohë ishte nja 22 a 23 vjeçar, dhe na tregonte si babai i kishte depozituar në bankë 5 milionë dollarë, por me kushtin që mund t’i merrte paratë vetëm ditën kur do mbushte 30 vjeç.

Kjo ishte një praktikë që e ndiqnin edhe prindër të tjerë me shumë para.

Këtij pra i duheshin edhe 8 vjet të merrte milionat, e ndërkohë babai (i cili ia kishte paguar shkollën) nuk i jepte asnjë qindarkë.

Këtij biri të një milioneri i duhej ndërkohë të punonte dhe jetonte njësoj si dikush me të ardhura modeste.

Deri 30 vjeç çante vetë, jetonte me qira, ngiste një Mazda 6, punonte 8 orarshin si gjithkush.

Ishte mënyra e babait që ta përgatiste për jetën, para se të bëhej realisht i pasur.

Ai e dinte se babai e donte, e dinte dhe se paratë ishin aty, por ndërkohë mësonte rëndësinë e studimit, punën, respektin, kursimin.

Më dukej një mënyrë shumë e mençur për të mos e prishur fëmijën me të mira.

Pasi llomotitën me gjysmë ulërima, çunat dhe gocat e babit pasanik, u çuan dhe nganë BMW-të dhe Porschat duke ngritur potere në qiell e duke lënë pas re pluhuri.

(Më poshtë në galeri, disa foto nga faqja e Instagramit Rich kids Albania-Fëmijët e pasur të Shqipërisë)

16 komente në “Pasanikët adoleshentë të Tiranës që shesin p*rdhë dhe një shembull nga SHBA”

    1. Komunisti PA EMER says:

      po sikur ti zhdukim kete KANCER TE ZI shoqerise te lodhur dhe te varfer shqiptare dhe leket tja u ndaje puntorev????

  1. Plaku says:

    Tmerr kur mendon se nesër vëndi u bie në dorë këtyre monstrave.
    Këta çibanë duhen çkulur me degë e rrënjë që sot, ndryshe fëmijët ,nipër mbesa e stërmbesa nuk do gjejnë vrimë të futen .
    Të keqen o primitiviteti,skllavopronari ,feudalizëm ,kapitalizëm e komunizëm

  2. Irvin says:

    Para droge,vrasjesh,grabitjesh,korrupsioni te ketyre familje te degjeruarish,plehrash monstrash.

  3. ardian says:

    policia mos lodhet kot tu gjimu nai katunar me mardanoz ,ja ku i ka ne vitrina duke i bo karshillek popullit te thjeshte

  4. operacioni zjarri says:

    Bravo kalamajte e pasur. Sapo i dhate SPAK edhe ca prova te tjera.

  5. Babale says:

    Perse dhe kujt i ankoheni!? Cfare e dinit kapitalizmin, sidomos kete primitivin shqiptar? Mos kujtuat se, tani qe shpetuam nga komunizmi, vertet ne kete sistem do te hame me luge floriri, po prej verteti ama!? Qe do ta hame, kjo nuk diskutohet, por do ta hame sa krahu!

    1. Zagali says:

      Babale bravo.

    2. %%% says:

      Po ku ka kapitalizem Shqiperia o njeri? Ai vend nuk prodhon asgje! Ju jetoni akoma ne feudalizem.

  6. bk says:

    Vetem foto 4 eshte shqiptare. Fotot e tjera jane te huaja dhe nuk e kuptoj ku do dalin me to

  7. ALBAN DEGA says:

    ATA PRINDER PO I MARRIN NE QAFE FEMIJET E VET !

    Po i bejne parazite, dembele, te paafte per jeten, arrogante !
    Duke gjetur gati gjithcka ata nuk kane motivim, qellim, objektiv dhe as aresye pet te puntuar, per tu aresimuar, per te luftuar per te care vete ne jete…
    Shkurt ata po i marrin ne qafe femijet dhe familjet e veta.

    1. mik says:

      Nqs i referohesh artikullit te gazetes, mos u lodh kot. Shqiperia nuk ban studime qe jane serioze, e do bej studime se cfar bajne femijt e te pasurve Shqiptare !!
      Shkrime te ketij lloji jane te kopjuara nga gazeta dhe revista te huaja, e keta vec i nderrojne nacionalitetin, dmth i bajne Shqiptar.

  8. Komentuesi says:

    Ai baba i pasur qe i ka depozituar 5 miljon dollar te birit dhe me te drejte terheqje kur te jete 30 vjeç,qenka vertete i mençem.Ai e dashka te birin,pr edhe i biri e paska kuptuar e respektuat te jatin qe ka studjuar e punuar me fporcat e tija.Shembull i shkelqyer.Kurse keta pordhacet shqipetar do katandisen rrugeve si barbonet.

  9. T says:

    Po mire, me kaq para, prap ben fotografi ? Te rrofshin parate, se ajo qe paska vlere eshte sa di tjetri per parate e tua.

  10. Katnari says:

    Irvin gnithcka ke permend Ju kthehet mbrapshmos ki merak harrami del shpejt.

  11. Messerschmidt says:

    Si politikan opinionist nuk ja vari njeri ketij amerikano – shqiptari, doli komplet huq, tani rri merret me vogelushet rracedhjere !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje