Që PD të mos përfundojë në muze, e qesëndisur nga Rama

22 Gusht 2019, 21:12Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Ka një artikulim të vazhdueshëm për protesta në muajin shtator, të organizuara dhe të drejtuara prej opozitës. Paçka asaj që thuhet dhe premtohet nga kampi i Opozitës, një gjë dihet mirë: Ato nuk do mund të kenë dot intensitetin dhe motivin që shoqëroi dhjetë protestat kombëtare të filluara prej 16 Shkurtit të shpërndara për tre stina me radhë: Dimër, Pranverë dhe Verë.

Sinjali më i dukshëm, për atë që do ndodhë me stinën e re në Vjeshtë, është apatia që shoqëron motivimin e këtyre protestave, por edhe përsëritja e të njëjtës sintaksë, që tashmë është bërë e lodhshme fillimisht te vetë PD-ja, sa i përket performancës së ekzekutivit Rama.

Lulzim Basha, si kreu i opozitës, është tashmë para një sfide të madhe jo thjesht të mandatit të tij si kryetar i Partisë Demokratike por edhe demokracisë shqiptare: Ku do të çojë forcën politike që po drejton dhe e dyta si do të futet në një sistem, ndaj të cilit ka larë duart?

Në të gjithë këto kohë ka orientime dhe parashikime të ndryshme për udhën e Opozitës, që duket bajagi e përçarë, kurse vetë Basha mëton se është ushqyer me shumë këshilla të brendshme dhe të jashtme. Gjithsesi, duket se ka një gjë e cila realisht çedon dhe kjo lidhet me paqartësinë e PD-së dhe aleatëve për ndryshimin dhe mënyrën sesi do mund të realizohet.

Për fat të keq të tyre, PS-ja dhe Rama jo vetëm nuk janë trandur, por edhe gabimet më të mëdha po i kalojnë lirisht prej mungesës së vullnetshme të Opozitës dhe jo pak vetë cinizmit socialist. Në të gjithë këtë: Dëmi më i madh po i krijohet vendit dhe sidomos publikut që tashmë e percepton politikën shqiptare si krejt të pashpresë.

PD-ja duhet vlerësuar se në të gjitha protestat e saj ka nxjerrë përballë shumë skandale qeveritare dhe mbi të gjitha ka treguar se mandati i dytë i zotit Rama është në vështirësi të pamatë. Mbi të gjitha ka bërë të ndërgjegjshëm gjithnjë e më shumë një masë të madhe njerëzisht për problematikat qeverisëse.

Në fakt, duket se vapa e madhe dhe humbja e terrenit pas zgjedhjeve vendore dhe dalja krejt nga sistemi po i kthjellon disi burimet e PD-së. Detyra më e madhe mbetet ajo që është më pragmatistja: futja në sistem, pa u larguar nga sloganet e deritanishme dhe idetë e hedhura në protesta.

Kjo duket nga zëri më normal i kreut të opozitës por mbi të gjitha nga idetë për të luftuar që të maturohet fillimisht brenda kampit të vet. Kuptohet se kjo nuk është aq e lehtë, pasi për këtë duhet të fashisë zemërimin e krerëve të bashkive të larguar dhe të lënë në “hallet e tyre” nga PD-ja, por edhe mërzitinë e militantëve të saj, që nuk e kuptojnë këtë rrugë, e cila në vetvete nuk është asfare rrugë.

Ndaj Partia Demokratike duhet t’i kthehet realisht kampit të saj dhe ta demokratizojë sa më shumë për përballjen e cila do ta rivendosë në sistem. Për këtë duhet strategji, shumë punë, këshilla, ulje koke dhe jo kinse aksione që nuk të përcjellin askënd. Mbi të gjitha platforma reale se ku do të shkohet në të ardhmen, në frymën e Partisë Demokratike.

Vjeshta e vitit 2019 është stina e katërt dhe e fundit e përpjekjeve të PD-së kundrejt pushtetit të Ramës. Nëse do të humbë angazhimin e saj dhe këtë stinë, atëherë do i mbetet të përfundojë si relike në muzeun politik shqiptar, e qesëndisur nga armiku i saj më i madh Edi Rama. (Javanews)

5 komente në “Që PD të mos përfundojë në muze, e qesëndisur nga Rama”

  1. Teodosi says:

    Ike per lesh dhe ti Andoni…

  2. Opinionisti i paanshëm. says:

    pd_ja është RRELIKE, ajo nuk mund të vitalizohet pa larguar “demonët”…pa larguar të ikriminuarit në pricesin antishqiptar të “anarshizmit totalitar_vrastar të demokracisë që sundoi dhe vazhdon ta sundojë atë prej 28 vitesh…dalja jasht sistemi e ka tkurrur dhe bashkë me të shpresat e sipatizantëve të tyre………….
    Socialistët kanë “fatin” ta bëjnë këtë vend, të tregojnë se “ky vend mund të bëhet” një ATDHE MË I MIRË DHE MË I DASHUR PËR SHQIPTARËT…të përmirësojnë
    ANGAZHIMIN LIGJOR DHE QYTETAR NË FUNKSION TË DEMOKRACISË, të rrisin shpresën, të përmirësojnë standartet DEMOKRATIKE(nënkupto ligjore) dhe do kujtohen gjatë në breza……. sikurse dhe Demokratët e ndershëm,të çlirohen nga “sindroma” berisha,meta, dhe “vasalëve” që kanë treguar se DUAN GJITHSHKA PËR VETE DHE FAMILJET E TYRE M….ZE,…DUAN e çnuk duan VEÇSE SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT JO?!
    E kanë treguar “dje ” por po e trgojnë edhe sot se “sëra” tyre veç ndot…?!

  3. Mihali says:

    Ça thua mor debil, ça thu. E mban veten edhe per gazetar. Ti mire qe ta shpif kur te degjon, po edhe kur te lexon shkrimet je po kaq i shpifur. Nga fillimi deri ne fund nuk te kuptuam asgje.

  4. pak arësye says:

    Nje pijetje zoti Andoni: si do futet ne sistem ish opozita shqiptare sot. Nuk ka asnje rruge kushtetuese ligjore qe kur djeg dhe vdes vete, te ngjallesh prape vet. E vetmja rruge qe eshte, eshte zgjedhjet e vitit 2021 qe e fusin ne sistem. Deri atehere mund te jete atrofizuar totalisht se te gjitha denoncimet qe ka bere, nuk ka pjerdhur as miu arave nga ato; eshte e pafuqishme. Do te shpalle lufte?! Edhe ate e humbet brenda dites, bile ajo nxiton zhdukjen perfundimtare te saj. KJo nuk ishte opozite, por nje organizat qe kerkonte pushtet pa zgjedhje demokratike por gjoja duke trembur mazhorancen se do bente gjemen. Nje mut.

  5. Olimpia says:

    O Andoni,e vetmja rruge e qendres se djathte shqiptare eshte nje parti e re ,me fytyra dhe program liberal europian,duke u ndare perfundimisht nga endrrat e ish pinjolleve te tradhetareve,nga ish komunistet fanatike te kthyer ne fashiste si Berisha,nga hajdute ,bandite dhe banda te periferive neofashiste urbane,nga aventuriere pragmatike ne kerkim te parase.PD e some nuk eshte parti por turme e dhuneshme.Ardhja ne pushtet e saj do te ishte katastrofe kombetare.Bindja Demokratike ka disa elemente positive ,por vendin e Patozit duhet ta zene intelektuale te formuar me ide perendimore dhe Jo te rink te tipit Salinjani,Balliu qe Jane te neveriteshem ,apo te ,,djathte ,,te tipit Alizoti qe u ka mbetur koha ne ,,,44,,n.Ka disa emra ,so Kulluri ,Topollaj ,Bregu,por une do te ishte per figura krejtesisht te reja.Rruga eshte e gjate ,por rruga e shkurter nuk egziston ,te pakten ne kushtet e Shqiperise.Prandaj o Andoni lere PD ne agonine e saj te pakthyeshme,sepse LSI praktikisht nuk egziston me dhe nxisni dicka te re ne se e doni Shqiperise Sa per PS kuptoje more ,Rama dhe kushdo tjeter mund te vije dhe te iki por e majta shqiptare edhe per 20 vite nuk shkon poshte 40 ….50..perqindeshit te elektoratit aktiv .Dhe ne se do te llogarisnim edhe emigrantet ,kuota eshte me e large.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje