Trafikantët kërcënojnë me jetë qytetarin pse nuk iu dha tokën për të mbjellë hashash, policia mbyll sytë

22 Gusht 2019, 17:45Kronika TEMA
Trafikantët kërcënojnë me jetë qytetarin pse nuk iu dha

Dy trafikantë droge kanë kërcënuar me jetën e tij dhe të familjarëve një qytetar nga Skrapari, pse nuk iu ka dhënë tokën e tij, për ta mbjellë me hashash.

Ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë, ndërkohë që i kërcënuari, Gentur Zyko, ka bërë denoncim edhe në polici.

Por, çuditërisht policët nuk e kanë marrë seriozisht kërcënimin, dhe i kanë thënë denoncuesit që ta zgjidhë privatisht këtë çështje.

Zyko, i cili jeton në Tiranë, por ka prona në zonën e Skraparit, nga është edhe me origjinë, ndjehet i frikësuar për jetën e tij dhe të familjes, pasi trafikantët e kanë kërcënuar në mes të ditës dhe në prani edhe të dëshmitarëve, ndërkohë që policia nuk reagon.

Mësohet se trafikantët i kanë nxjerrë edhe armët Zykos, në momentin e kërcënimit, si për t’i treguar se e kishin seriozisht.

Për shkak të kërcënimeve me jetë të tij dhe familjarëve të vet, Zyko është detyruar të mbyllë edhe biznesin e tij në Tiranë, një sallon parukierie.

Zyko i frikësohej një sulmi në biznesin e tij, duke qenë se kërcënuesit i bënë të ditur se e dinin që kishte edhe një sallon parukierie në Tiranë, dhe në ndonjë nga ditët e ardhshme, mund t’i bënin një vizitë, nëse nuk ndërronte mëndje.

Për momentin, nuk ka ende ndërkohë, asnjë reagim nga Policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje