Kontrollohen 130 pika tregtimi të karburantit, bllokohen 10 mijë ton për cilësinë skandaloze

14 Shtator 2019, 15:03Kronika TEMA

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme ka kontrolluar 130 pika tregtimi të karburantit në kuadër të aksioni “Stop Informalitetit”.

Kryeministri Edi Rama shprehet se qysh prej nisjes së operacionit antiinformalitet janë bllokuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial afro 10 mijë ton karburant.

Sipas Ramës, janë penalizuar me gjoba dhe bllokime, për shkelje të cilësisë dhe sigurisë së tregtimit, 24 subjekte.

Kreu i qeverisë thekson se do të ketë zero tolerancë ndaj abuzuesve.

Inspektorati Shtetëror Teknik do të vazhdojë kontrollet në mënyrë që subjektet të zbatojnë rregullat dhe legjislacionin në fuqi, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje