Samiti i G7-s që fillon nesër në Biarritz në jug të Francës pritet të jetë i tensionuar me drejtuesit që kanë mosmarrëveshje për çështjet e mëdha të botës.
Presidenti, Emmanuel Macron, mikëpritësi këtë vit i takimit tradicional të shtatë fuqive të mëdha demokratike dhe industriale, do të duhet të shfrytëzojë të gjitha thesaret dhe zotësinë diplomatike për vendosjen e ekuilibrave që nga darka e hapjes të shtunën deri te konferenca përfundimtare për shtyp të hënën pasdite.
Nga Irani te tregtia duke kaluar te Brexit, linjat e ndarjes shtohen mes një Donald Trumpi të paparashikueshëm, tashmë në fushatë për rizgjedhjen e tij, një kryeministër i ri britanik, Boris Johnson, provokues me dëshirë dhe pesë liderët e tjerë.
Duke ndjerë rrezikun pas dështimit të samitit të mëparshëm në Kanada ku presidenti amerikan refuzoi të nënshkruante përfundimet që ai i kishte pranuar, Emmanuel Macron ka hequr një pikë nga deklarata finale.