Në samitin e G7-s në Biarritz presidenti Emmanuel Macron u tregua mjeshtër i diplomacisë duke e mënjanuar me një manovër të zgjuar presidentin Trump. Me këtë ai merr rolin drejtues në Europë
Nga Barbara Wesel
Presidenti francez, Emmanuel Macron investoi shumë punë e kapital politik, me qëllim që samiti i G7-s në Biarritz të mos dështonte plotësisht. Ai ftoi politikanë të paplanifikuar dhe vendosi tema të tjera në axhendën e ditës, për të thyer këtë format të skematizuar. Ai vetë sidomos nuk donte të dilte në fund si dështak. E kësaj Macron ia doli.
Lëvizje e zgjuar shahu në politikën e Iranit
Macron ia doli vërtet të nxjerrë jashtë loje, Donald Trump, presidentin kokëfortë dhe gjithmonë kundër në politikën e Iranit. E ky nuk është sukses i vogël, sepse Donald Trump u tregua në Biarritz edhe një herë si mik i keq, që e shihte si shaka të çorientonte mediat dhe vëzhguesit me politikën e tij tregtare. Nga ana tjetër ai ankohej për mediat që raportonin, se ka tensione në samit. Nk mjaftojnë më fjalë të tjera për manovrat, mungesën e përgjegjësisë e deformimet nga ana e Trump. Ai u soll si gjithmonë.
Presidenti francez ftoi ministrin e Jashtëm iranian, Mohamed Dzhavad Sarif si të ftuar surprizë dhe filloi në kuadër të takimit një iniciativë diplomatike. E ai e bëri këtë nën hundën e Donald Trump, që reagoi me zemërim dhe theksoi, se linja e ashpër e SHBA është strategjita e vetme e duhur. Macron nuk u impresionua shumë nga kjo, dhe u takua personalisht me Sarif për të parë mundësitë diplomatike për zgjidhje të reja.
Shumë shpresa nuk mund të kesh në këtë drejtim, por në një situatë, ku në sfond kërcënon një konflikt ushtarak, çdo impuls për një zgjidhje paqësore është i mirëpritur. Kjo vlen sigurisht edhe për nënshkruesit europianë të marrëveshjes atomike, të cilën presidenti amerikan vitin e kaluar e braktisi.
Për populistët bukë edhe kërbaç
Edhe për djegiet e pyjeve në Amazona, Macron gjeti levën e duhur. Ai e kërcënoi në fillim presidentin brazilian, Jair Bolsonaro me mosratifikimin e marrëveshjes Mercosur (marrëveshja e tregtisë së lirë e BE me vendet amerikanolatine, shën red.), nëse ai nuk do të ndalte zjarrvënien në mushkërinë e gjelbër të planetit. E në samit ai arriti të merrte premtime nga pjesëmarrësit e tjerë, që t’i ofronin Brazilit e vendeve të tjera përreth ndihma konkrete në shuarjen e zjarreve.
Presidenti francez tregoi këtu, se e ka metodën e duhur si duhet vepruar me populistët dhe anti-demokratët. Ai flet me të gjithë, por di të jetë i prerë. Kjo pati efekt tek Bolsonaro, sepse ai ndryshoi qëndrim, e dërgoi ushtrinë më pas për të shuar zjarret. Sigurisht duhet më shumë presion për të arritur që presidenti brazilian të ndjekë një politikë pro-mjedisore. BE, organizatat ambientaliste e në fund konsumatorët duhet të luajnë rolin e tyre, nëse vjen puna tek një bojkotim i produkteve braziliane.
SHBA nuk ishte e kënaqur, që Emmanuel Macron temën e klimës dhe djegiet në Amazona i vuri në rend të ditës. Diplomatë nga samiti u shprehën, se SHBA ndjehej e mënjanuar. Në një kohë që qeveria në Uashington ka treguar, se vepron pa përgjegjësi në politikën e klimës dhe se gjithmonë duhet të vihet përpara nga vendet e tjera të G7-s.
Lideri i ri i Europës quhet Emmanuel Macron
Presidenti francez tregoi me samitin e G7-s, se e zotëron zanatin politik dhe se do të ngjitet në liderin drejtues të Europës. Shumë iniciativa të rëndësishme, që nga tatimi mbi koncernet digjitale deri tek politika e klimës kanë ardhur nga Parisi. Përkundër kësaj, Gjermania nuk po bën një figurë të mirë. Duket sikur perëndimi politik në Berlin i Angela Merkelit ka paralizuar edhe përvojën dhe vullnetin drejtues të kancelares. Dobësia e saj çon në ndërrimin e shtabit në BE. Që në zgjedhjen e presidentes së Komisionit Europian, Macron vuri dorë. Tani ai po kthehet në liderin e fortë të Europës, por duhet të ketë kujdes të mos marrë shumë flatra e të humbasë lidhjen me realitetin. Megjithatë pas këtij samiti të vështirë G7, mund të kesh ndjesinë, se me Macron je në duar të mira.
MACRON QE KA MAMANE ME TE RE SE GRUAN SI VJEN AS KE BOLET TRUMP.BOLL ME KETO IDITLLEQE.AI MUNDOHET TA KOPJOJE PO NUK ESHTE E LEHTE.
Sigurisht qe nuk esht e lehte te kopjosh nje Idiot.
Te dy shije perverse kane po he.Trampi e ka gruan me te re se vajza e vet.Ca turpi kur jane te tre ai gruaja dhe e bija.As njeri as tjetri nuk jane shembuj pozitive.
Po çkeni me gratë? Ata i kanë për vete jo për ju …
Ti ke intelekt të bësh një koment normal pa gra dhe bole?
Jo për gjë po dujesh shumë ordiner …
undefined
Titulli i duhur do ishte “ si i rruajti koqet makron , tramp-it “
Amerikes nuk i rruhet shume per makaronin. Evropin e kan myt hallet si politike ashtu dhe sociale.
Makaroni nuk beri gje tjeter vetem se ndryshoi rregullat e lojes para se te fillonte loja. Nuk duket si zgjuasi por si dinakeri.
Çfare budalleqesh po Trampi a eshte vetem a nuk ka ai ministra keshilltare sekretar shteti dhe doli nje aventurjer i vogel me ja hedh aventurjerit madh . Vete Trampi e ka organizu kete rol te Makronit si presion per Gjermanin e Merkelit . Po Makroni eshte i ngordhur pa Gjermanine e Ameriken po lini perrallat .Makroni as fryme nuk mund te marre pa lejen e Gjermanise e Amerikes .
hahahahah. cfar thu o gazetar injorant ….LOVE YOU AMERICA
Amerika mirepret çdo analize kostruktive, edhe nga Macron qe mesa na shpjegon gazetari ka vepruar me pergjegjesi dhe drejte, nuk duhet te paragjykojme
Kur flitet per Presidentin Makron nenkuptohet Evropa e Bashkuar e jo vetem Franca.
Cdo ” sukses ” i Presidentit Makron nuk i dedikohet atij por, te gjith Evropes.
Ekonomikisht dhe politikisht, Franca kurr nuk do marre lidershipin suprem te Evropes. Ajo nuk ka energji per nje oreks te tille.
Ndoshta Makron ka fitu betejen por, jo luften.
Si Makron ashtu dhe Tramp janë që të dy kukulla në duart e tjetërkujt ( Shoqërive Shumëkombëshe) me një ndryshim që Tramp është dhe vetë Milioner , ndërsa Makron është morraman.
Tramp bën sikur luan lojën e Makronit por dardha e ka bishtin mbrapa.
Nuk është i rastësishëm fakti që çdo Kryeministër apo President , sapo emërohet në detyrë shkon në ShBA , të takojë Planetarin. (Presidentin Amerikan)
Por ama sot Makron deklaroi qe lajmet rreth fteses ndaj Iranit ishin vetem spekullime te mediave dhe se kishte pyetur ameriken (Trumpin) perpara se sa te dergonte kete ftese.
Jo. Tha qe e kish njoftuar Trump. Por jo qe ti merrte leje.
Gjithcka behet sa të qerohet Trump ne nentor të vitit tjeter (101% e sigurt). Deri atehere, Trumpi merret “me të mira” nga nderkombetaret.
Ça ti besh nje bipolari. I duhet hapur udha deri sa të qerohet. Durim deri në nentor të 2020
Si u thonë gratë bëjnë ??
Mos u gëzoni nga lajmet e njerëzve që mundohen tju mbajnë jashtë Europës, kurse nga ana tjetër kërkojnë që të pranohen në EU që të gjithë të papërshtatshmit nga kontinentet e tjera!
Nuk ja hedh dot Macron njeriu, ose shteti tjetër me kërcënime ekonomike, sepse ajo është lojë e Trump.
Amazona nuk ka rrezik nga djegia. Por kur ishin socialistët në fuqi në Brazil, midis 2002-2008 edhe Amazona digjej, asnjë nga socialistët europian nuk e hapte gojën të kërcënonte ekonomikisht.
Apo se solli një iranian në mbledhje…
Prandaj zonja e zotërinj, mos u gëzoni edhe mos u hidhëroni shumë për njerëzit edhe artikujt e tyre që botojnë kur rroga që marrin këta njerëz u vin qyl nga shteti që vazhdon të mos njohë Kosovën, edhe që i kthehu që të gjithë emigrantët shqiptar në atdheun e tyre pa asnjë mundësi jetese ose pranimi.
Macron mesoi shpejt nga takimi me Johnson, dhe ne Biarritz porositi tavolina me te larta qe e veshtiresojne vendosjen e kembeve mbi to. Nje hap i vogel per njerzimin, e nje kercim i madh per Macron-in.
ju qe beni komente pozitive per Trump jeni me shume idiot se Ai.
Me sa di unë është: “Kulaçin ose kërbaçin!” Po, néjse.