Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Ja si Berisha pritet të bjerë në rrjetën e SPAK, ka zhdukur mjaft dokumente, por do e fundosin bashkëpunëtorët

25 Gusht 2019, 09:37Politika TEMA

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi tregoi dje sesi ish-kryeministri Sali Berisha mund të përballet me drejtësinë e re. Shumë njerëz besojnë se Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të bëjë të mundur shfarosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta.

Një nga këta njerëz që besojnë tek SPAK është edhe Fatos Klosi. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi se përmes SPAK do të hetohen dhe ndëshkohen shumë zyrtarë. Sipas tij, pjesë e këtij grupi duhet të jetë edhe Sali Berisha. Për Klosin, ish-kryeministri është treguar shumë i aftë dhe ka fshehur çdo gjurmë të aferave që mund të ketë kryer. Por ai shtoi se ka edhe mënyra të tjera që mund të zbulojnë skandalet e Sali Berishës.

“Unë them që Berisha duhet të jetë i rrezikuar nga SPAK, pastaj është apo jo këtë nuk e kam shumë të sigurt sepse ai është vërtet një burrë shumë i zoti. Berisha është sipas asaj fjalës së urtë: Di të vjedhësh? Di. Di të fshehësh? Nuk di. Mos vidh pra. Berisha është i zoti, ai nuk ka lënë dokumente. Ai, edhe në Këshillin e Ministrave kur ka qenë në pushtet, ka firmosur vetëm vendime kolektive. Kështu që Berishën nuk e kap dot. Por ka mekanizma të tjerë plot. Nëse ka krim në valle, krimi nuk është vetëm tek një njeri.

Nuk e bën dot një njeri i vetëm. Ajo që ka ndodhur ka implikuar edhe emra të tjerë dhe mbase kështu dalin edhe emrat e atyre që kanë qenë të zotë të fshehin gjurmët”, deklaroi Fatos Klosi. Pra, ish-kreu i SHISH në një farë mënyre paralajmëroi Berishën se nga drejtësia e re nuk do të shpëtojë dot, pavarësisht se ai mund të jetë treguar shumë i zgjuar në fshehjen e skandaleve.

Klosi: Ndëshkimi nga SHBA

Fatos Klosi e vijoi më tej reagimin e tij paralajmëruar se pushtetarëve të korruptuar ndëshkimi do t’iu vijë nga ndërkombëtarët. Sipas tij, politikanët shqiptarë janë të trembur nga reforma në drejtësi dhe një gjë të tillë e tregon fare qartë sjellja e tyre kohët e fundit. Klosi theksoi se pushtetarët janë paralajmëruar nga ndërkombëtarët, të cilët kanë prova në duar kundër tyre, se nuk do t’ia hedhin dot paq nga reforma në drejtësi.

“Kam besim sepse shoh edhe që politikanët po tremben. Ata janë të trembur. Të gjitha sjelljet e pazakonta të të gjithë politikanëve të mëdhenj e tregojnë këtë. Është një periudhë sjelljesh të pazakonta dhe këto tregojnë që ata diçka dinë. Sigurisht që dinë diçka më shumë se neve sepse kanë kontakte dhe mbase edhe jua kanë thënë nga pak me shaka që janë të rrezikuar. Kështu që nga kjo nisem që besoj që do të bëhet. Pavarësisht trembjes së tyre, duhet thënë se politikanët nuk e ndalojnë dot reformën. Madje, nëse do të bënin tentativa për ta ndaluar në këtë periudhë, do të binin në sy akoma më shumë dhe do të tregohej qartazi që janë të trembur. Sepse natyrisht, ndërkombëtarët që i trembin kanë prova, por hetime nuk janë bërë. Fakti që janë trembur, ata e dinë më mirë se të gjithë se çfarë kanë bërë. Këto prova që janë mbledhur janë në duart e ndërkombëtarëve”, u shpreh ish-kreu i SHISH për gazetën.

Për Fatos Klosin, një sinjal se SPAK do të bëjë drejtësi në radhët e pushtetarëve është efekti që ka dhënë deri tani procesi i vetingut në sistemin gjyqësor. Sipas tij, duke qenë se nga gjyqësori u shkarkuan shumë njerëz të njohur, e njëjta valë do të përfshijë edhe politikën. “Vetë procesi që ndodhi në sistemin gjyqësor të jep shpresë që gjërat do të bëhen. U prekën shumë emra që konsideroheshin të paprekshëm në Gjykatën Kushtetuese e në Gjykatën e Lartë. Kjo është një provë që mbase edhe në politikë do të ndodhë e njëjta gjë. Atje janë peshqit e mëdhenj, për sa kohë që këtë vend e ka komanduar politika”, deklaroi Fatos Klosi.

21 komente në “Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Ja si Berisha pritet të bjerë në rrjetën e SPAK, ka zhdukur mjaft dokumente, por do e fundosin bashkëpunëtorët”

  1. Tani says:

    Dmth Berisha nuk paska lënë gjurmë por meqenëse i dashka qejfi Klosit e të tjerëve si ai do ndëshkohet nga SPAK. Po ti mer Klos që ke qenë në SHIK nuk paske arritur të mbledhësh dokumente që e kompromentojne Berishën ?? Ju të gjithë jeni njësoj, e keni vrer Berishën se ju ka sulmuar personalisht me emër si ty dhe Bazen e të tjerë. Berishës nuk i bën syri terr në asnjë moment se e di vendin ku është dhe e di çfarë vemjesh jeni ju.

    1. Durimi says:

      Tani, te shprehesh kaq i sigurte, duhet te jetosh ne breket e Berishes. Ketu del dhe shprehja e Klosit qe acarohen tani politikanet,

    2. Komentuesi says:

      Tani! avash se do mbytesh te kazani.Mbroje sa te duash Berishen ti,ai eshte nje korb i zi qe nxiu jeten e shqipetareve dhe dogji e shkaterroi gjithe shqiperine duke plotesuar direktivat e dhena nga Beogradi.
      Klosi thot se kete problem te krimeve te Saliut dhe bashkepunetoreve te tij e kane mare ne dore nderkombetaret.Ata nje vere ne uje kane per te bere.Jo me shume se t’u presin vizat per ne Amerike.Saliu do lulezoi mbi krime dhe nuk ka per t’a gjetur gje.

    3. shoku_qelis says:

      FOLLOW THE MONEY

    4. XheJ eN Bi says:

      Tani …..
      O Tano,po vërtet S.Bërisha nuk e rruan trapin nga Klosi e kazani ,po nga Amerika i ka mbushur brekët.
      Amerika nuk është A- mer dhe – ik si thodhnim dikur ,po di sa dhëmbë e dhëmballë ka Bërisha në gojë.Një Diplomë fallcifikoi tjetri dhe Amerika e futi në burgë,po Bërisha që ka ” fallcifikuar” gjithë Shqipërinë ,kujton se do shpëtojë ?
      Po trapët si ti nuk e shpëtojnë dotë…..

  2. return of the saint says:

    Qe ne momentin e pare kane qene te survejuar, ka filluar survejimi qe ne trasaksionet e para me miliona jashte vendit nuk shpeton dot asnje nga SHBA-te e kane te kote duhet te ishin larguar qe kur i paralajmeroj Donald Lu tani eshte shume vone do paguajne te gjitha krimet e bera kunder shqiptareve thnxx USA

  3. Principata e Qyqeve says:

    Faktet që ka lënë prapa një taleban tribal si Sali Berisha janë sheshit. Fëmijët e tij jetojnë në një luks të turpshëm. Janë implikuar publikisht në vrasje dhe vjedhje. Vetë Sali Berisha me shkeljen e embargos ndaj Millosheviçit, Piramidat, urdhërat për bombardime me LHL, 1997, 1998, Gërdecin, 21 Janarin, zhdukjen e Renzi Hoxhës, vrasjet e Tropojës, Lazaratin, etj, etj duhet të ishte në burg të përjetshëm.
    Të jemi të sinqertë, asgjë nuk e ndalonte Amerikën dhe qeverinë që ka plotësisht në kontroll edhe përpara, t’a arrestonte dhe dënonte me atë sistem drejtësie të korruptuar që la pas vetë Sali Berisha. Por Berisha ju përdor si gogol shqiptarëve nga amerika, për të marrë krejtësisht kontrollin e sistemit të ri të drejtësisë. Me këtë tashmë mban peng Shqipërinë si koloni dhe shantazhon çdo lloj qeverie shqiptare nga brenda.
    Me Sali Berishën do vazhdojë të teatrin as mish as peshk, do hapë ndonjë proçes të tejzgjatur dhe të mërzitshëm, por në fund nuk ka për t’a prekur. Fatkeqsisht Kanuni ngelet e vetmja mundësi edhe pse e turpshme dhe mesjetare, për të vënë drejtësi për krimet seriale të Sali Berishës dhe familjes së tij mafjoze.
    Është e turpshme që drejtësinë që nuk arrijmë t’a vëmë vetë si komb, ja u pretendojmë si skllevër, padronëve të rradhës.

  4. Mire klos_burrel,do e kapin ate burrmut shteti.
    Ai eshte komunisti me i rrezikshem,vetem te analizosh se si u fut ne bllok,si u be sekretar partie dhe si ramizi e caktoi kryetar te pd komuniste,se si beri gjithe ate kontrabande,se si pranon krimet dhe ka deshire per vrasje dhe kanun,vetem keto e fundosin vetem e vetem po te kete drejtesi.

    1. Gjahtari says:

      E dine shume Shqiptaret nga veriu se te paret e Berishes kane vra priftin ne veri she dhe fshati iju dogji shtepi te dhe I buan nga aty pra historian tie eshte vjellje e vrasje deri ne ditet e sotne

  5. Kalec Dega says:

    Si spiun i devotshem i gjithe sistemeve , hiq ske thon gja, o plene e shitun.

    Saliut ti rrush b , se ja ka garantu jeten dhe pensionin Edvin Rama.

  6. USA says:

    Klos I eshte argati i berishes dhe bashkpuntori ne vrasjen e azemin ne tentativen qe berisha beri per te hedh parlamentin dhe ambasaden amerikane ne ere deshmitRi izet haxhia. Po ti dhe xhepi mejdani jeni bashkpuntor te likes dhe sali serbit ka shume deshmitarw ne amerike dhe per gerdecin o legen klosi paske qene kolonw e peste mire ju quajti Fatos Nano.

  7. Daja says:

    O njeri I ulet me 10 shtator 1998 ju ka ardh nje is deputet dhe ju ka thene per ata qe do ndodhin me 12 shtator dhe ne vazhdim dhe ju refuzuat me preteksin se sali berisha eshte I vdekur politikisht nuk duket fakt grushti I shtetit o qenje e ulet ti fol me injoranter dhe delet se ti dhe shiku ja nxite jeten atij ish deputetit po nuk i bere gje se ka njerez te mire jashte Shqiperise.

  8. TIRONA says:

    Fatkeqesisht rrojne turpe dhe plehra antishqiptare si Kalec Dega,Tani.Haram qumshi i nenes,haram buka e ketij populli te varfer, o shpellare corbe-bythlepires.
    Aj dru me pre !

  9. avokati says:

    sipas kesaj llogjike, te gjithe krimenelet, vrases, vjedhes duhet tu jepet pafajsia se nuk kane ansnje firme apo document te firmosur prej tyre per krimin e kryer. dhe Spartak avokati po te njejten gje thote. Por jane faktet, qe ka vrare e prere qe ka shkateruar gjithe vendin,, keto nuk jane fakte se nuk ka gje me shkrim?! Populli kupton dhe nuk gabon, por jeni ju qe ndoshta keni future lugen ne kete gjelle qe eshte prishur ! Duket qe po perpunnoni pinionin qe berisha si I zoti per intriga e pabesi te mos denohet.

  10. bardhe e zi says:

    Ka shume njerez te piste ne egzekutivin e Shqiperise dhe ka pasur edhe ne te shkuaren,
    por Klosi , eshte qenja me e peshtire qe ka paguar ndonjehere shteti shqiptar,
    pa dinjitet, pa integritet,genjeshtar, komunist(tesera eshte hipokrizi), pervers(historira me postituta te huaja , akuza nga bodigardi i Berishes), dhe i piste edhe ne dukje.
    Ky eshte fenomen per tu studiuar nga psikologe…njeh ne persosmeri nga ustallaret e shkuar te komunizmit se si mund te helmohet nje opinion, si mund te fshihet dicka e dukeshme me magji,si mund bindesh te tjeret per dicka qe s”ka ndodhur..
    per te mbaruar me kete qenje te dhjamur e peshtire, mjaft te kujtoni shprehjen e tije : Ndihesha me krenar si mbajtes i pasaportes Shqiptare ne kohen e Komunizmit.—-ky eshte raporti e ka me lirine ky molusk.

  11. eri says:

    Ky Klosi eshte si nje grua intrigante ne cezmen e lagjes..

  12. BK says:

    E di se sa te trembur jane peshqit e medhej nga VETINGU?
    Gjate gjithe kesaj kohe qe po behet reforma ne drejtesi, jane liruar te burgosur me burgim te perjetshem, sic ishte rasti i Korces, ku i denuari perjetesisht u rikthye perseri ne burg nga Gjykata e Larte.
    Shume vepra te tjera penale ku ligji parashikon denime te renda me shume vite heqje lirie, me kryesoret jane denuar me 2 vjet burg.
    Nuk shihet asnje reflektim ne sistemin e drejtesise, ku gjyqtaret dhe prokuroret vazhdojne te punojne me po ato standarte profesionale korruptive si me pare.

  13. xhulio says:

    Keto jane komedira mediatike, asgje dhe as nje nuk ka per tu penalizuar. Sa raste keni degjuar se u kap Fullani ku , jo vetem doli i pafajshem po mori dhe nji dore leke te mira si demshperblim. Shikoni ish prokurorin Llalla, shum zhurme por asgje, e pin kafen ne qender te Tiranes hotel Plaza, se ky eshte dhe fshatar i trashe don ti beje karshillek dhe njerezve. Te ruhet ndoj fukara qe lidh korentin per te vene ndonje llambe per ndriçim, se keto te pangopurit s’do ti hyje gjemb ne kembe. Populli e ka humbur shpresen tek drejtesia, prandaj dhe njerezit duan te largohen, nuk eshte puna, kryesorja, por garancia dhe qetesia nga drejtesia.

  14. John says:

    Ky klosi paska qene spiuni i berishes me kohe nuk ka fakte thote po kontrabanden e naftes firma shqipoja
    1 Fakt
    2 vrasja remziut
    3 pyramidat Veva mer pyetje gjeneralin
    4jugu bombat
    5 grushti shtetit izeti
    Vrasja azemin
    Gerdec shefi shtabit usa
    21 janari vrasjet fbi expertiza qe nuk u mor parasysh etc etc etc vrasja e haklajve ke gisht dhe ti o qen.

  15. edi says:

    Nese Klosi flet se cdo i tille do leshoje vrer se koha erdhi Te gjithe sado kane fshehur or jane munduar ti ndryshojne femijeve mbiemrin me nje or dy shronja jane pordhe me greze Shqipetaret jane besnike deri sa te vjelin ,manej ,te lene kopilin tek dera Nuk i themi bukeshkeles por e kane marre edukaten ne familje kur jane rritur nga Femije deri sa u bene Arinj, Kucedra per njeri tjetrin Asnje nuk eshte i sigurte nga keto bandite qe erdhen PA BREKE E MORRACAKE ,shperfillen bujarine besen dhe trimerine vellazerore qe kishin Shqipetaret ,Sot do i paguajne SI FRENGU PULEN.Te gjithe keto cobane qe lane bagetite dhe mesuan Pa besine do te ripen dhe turturohen burgjeve ,SPAK ESHTE ILACI I TYRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje