Kastriot Islami kërkon që t’i bëjmë dalje SHBA-së: Duhet të shpallim Gjermaninë, si partner strategjik

24 Gusht 2019, 09:40Politika TEMA

Kastriot Islami ka kërkuar që Shqipëria të mos ketë më partner strategjik SHBA-në, por Gjermaninë.

“Kam kërkuar publikisht dhe ripërsëris që “Gjermania të shpallet partnere strategjike!”. Gjykoj se ka shumë arsye që të ndërmerren hapat për një vendim të tillë. Ky “opinion-kërkesë” duket se ka rënë deri më sot në vesh te shurdhër, edhe të qeverisë, edhe të opozitës…

Por edhe media nuk e ka promovuar këtë ide…Nuk e kuptoj se përse një opinion-kërkesë” e tillë është shpërfillur heshturazi nga politika e media, duke mos marrë guximin as për ta kundërshtuar dhe as për ta futur në rrugën e miratimit, madje as për ta debatuar… ndërkohë që publiku e mbështet masivisht një propozim të tillë…Insistoj që Gjermania të shpallet partnere strategjike! Përse?”, shkruan Islami.

“Së pari, shumë prej qytetarëve shqiptarëvlerësojnë qëndrimet realiste të qeverisë gjermane, që nga 1991 e deri më sot, dhe shprehinbesimin se Gjermania do të japë ndihmesën e saj shumë të çmuar për ta nxjerrë vendin nga humnera ku e ka zhytur aktualisht qeverisja e korruptuar, e lidhur me krimin e trafiqet, që për më tepër tenton ta fusë vëndin në rrugën e gabuar të pasigurisë e të destabilitetit përmes ndryshimit të kufijve dhe realizimit të ideve të rrezikshme nacionaliste.

Së dyti, qytetarët shqiptarë dëshirojnë ti dërgojnë qeverisë dhe popullit gjerman mesazhin e qartë se ata në shumicë dhe në mënyrë modeste s’do të lejonin që të nëpërkëmbeshin kontributi dhe angazhimi 28 vjeçar gjerman për shqiptarët siç kishte vepruar kohët e fundit përmes marrëveshjeve të fshehta e të rrezikshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan, me pasoja të rrezikshme për sigurinë e stabilitetin e vendit dhe të rajonit.

Së treti, qytetarët shqiptarë kanë mirëpritur dhe shprehur bindjen e tyre të palëkundur se institucionet gjermane kanë qënë gjatë të gjithë kohës aktive në luftën kundër trafiqeve të drogës në Shqipëri dhe besonin se të gjithë informacionet e zotëruara aktualisht prej tyre për implikimin e zyrtarëve të nivelit shumë të lartë të qeverisë në trafiqet e drogave të forta do të viheshin në dispozicion të drejtësisë shqiptare për të ndëshkuar dhe shkatërruar lidhjet mes krimit e trafiqeve nga njëra anë dhe qeverisë nga ana tjetër…

Së katërti, qytetarët shqiptarë kanë mbështetur të gjithë qëndrimet e përfaqësuesve gjermanë që me realizëm dhe guxim kanë mbështetur të ardhmen europianë të Shqipërisë duke demaskuar ndërkohë raportet e “sheqerosura” të Brukselit, për “arritjet imagjinare” të qeverisë aktuale, duke zbuluar të vërtetën e “hidhur” që qytetarët e varfër dhe të nënshtruar shqiptarët përjetojnë çdo ditë nga zullumet e qeverisjes.

Së pesti, qytetarët shqiptarë janë besimplotë se lokomotiva gjermane nuk do të lejojnte në asnjë rast që besimi i të rinjve shqiptarë, i formuluar në sloganin “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa..” të nëpërkëmbet pas 28 vjetëve. Se angazhimi 28 vjeçar gjerman nuk do të lejojë që sakrificat e të rinjve shqiptarë të deklamuara në1991 për të vendosjen e pluralizmit në Shqipëri të hidhen në erë dhe Shqipëria të rikthehet në monizëm.

Së gjashti, qytetarët shqiptarë, të gjithë pa përjashtim kanë mbështetur plotësisht qëndrimet aktive e kontribuuese të qeverisë gjermane dhe veçanërisht të kancelares Merkel për ti dhënë përgjigjen e merituar lojërave mes autokratëve të korruptuar të Ballkanit për ndryshimin e kufijve apo për copëtimin e Kosovës dhe hedhjen në erë të stabilitetit e sigurisë në Ballkan, duke prononcuar qartë e prerë “vijën e kuqe” të mos ndryshimit të kufijve në Ballkan…”, argumenton ai.

Në PD në fakt, janë të frustuar nga qendrimet e SHBA dhe shpresojnë se me lobimet e tyre në CDU-në gjermane, do mundin të rrëzojnë Ramën.(TemA)

25 komente në “Kastriot Islami kërkon që t’i bëjmë dalje SHBA-së: Duhet të shpallim Gjermaninë, si partner strategjik”

    1. Raimond vlonjati says:

      Kac bajga , politika Gjermane esht pro Serbise o idiot por ti nuk kupton dhe as nuk i lexon deklaratat e Merkel me shoke

      Merkel ishte kunder ndarjes se Kosoves jo per te na ndihmuar neve ,o idiot ,
      se ajo nuk ka respekt fare pet ne ,
      ajo eshte pro serbe

      Por ajo u shpreh hapur se nqs veriu i Kosoves i jepej Serbise dhe Kosova merte Luginen , atehere edhe shqiptaret e Maqedonise dhe te Malit te zi
      do kerkonin te bashkoheshin me Shqiperine dhe nuk i ndaloje dot,

      Ajo e tha hapir qe nqs behet shkembimi me Veriun , atehere do shkaterohet Maqedonia dhe Mali i zi

      Pra ajo kishte friken se do forcohej elementi shqiptar ne Ballkan
      dhe ne te njejten kohe , edhe Sanxhaku e Vojvodina do kerkonin te largoheshin nga Serbia

      Ndaj o Kaci koke qypi Gjermania esht pro serbe ,
      dhe shqiptaret qe jane pro Gjermanise jane ca budalllenj e idiote si ty , dhe jane pakica e pakices

      Se ne jemi te gjithe pro Amerikes , e cila esht e vetmja mbrojtese e drejte e Shqiperise ne rajon

  1. juristi says:

    Je qenia dhe politikani me i peshtire o gjeneral Narsesi.Askush nuk ta ve veshin me se e ke treguar me vepra qe je thjeshte nje letyre e pa vlefshme

  2. Futja kot says:

    Keta Jane prof- doktorat shqiptare, njerez te dominuar nga mendimet e castit. Duket qe ky trap se njeh diferencen mes gjermanise dhe amerikes. Pensionist hesapi.

  3. Zana says:

    Kur mbeti koqe kanari ky i zi. Boll or boll se te pashe nga afer nje dite dhe je bere per tu keqardhur.

  4. Skifteri says:

    Së shtati, ti je një personazh i neveritshëm dhe pa asnjë vlerë.

  5. LABI says:

    KACI NE EVROPE KE TE DREJTE PER GJERMANIN,POR NE BOTE PA AMERIKEN JEMI NJE HICE D.M.TH.0,KESHTU QE RROFTE USA,DHE GJERMANIA…

    1. Tropojanii says:

      Bravo labi. Me ty.

  6. pjeter says:

    Pa tjeter,bejme aleat rusin,che i rregullojme te gjithe.O dinozaur i kuq,o parazit,kush eshte ai idiot qe akoma merr mendimin e degjon mendimin tend haxhi qamilist?

  7. Rakipi says:

    KACI I ZI CFARE TI BEJME MEROS QE NA NXJERR KETA NJEREZ TE NEVERITSHEM ME KETO SHKRIME.

  8. Jorgo says:

    Kastrot Islami je shume i vogel per te ndertuar kete strategji nuk e kuptoj nga te erdhi kjo ide qe bie ndesh me ate te popullit tend.Mos u kruj kot.

  9. Abcd says:

    Ti je shume i “pisët”,sepse qendrimi yt eshte me qellim te keq,nje ide vetem per percarje dhe asgje me teper,se Gjermania dhe USA jane Një ,jane partneret tane strategjik perendimor euroatlantik,te cilen kemi 30 vjet qe i permendim dhe kerkojme t’u bashkohemi jo vetem me “brohoritje”,por realisht ne menyre institucionale,perderisa ne tashme kemi pranuar pluralizmin dhe duam e kerkojme te ndertojme ekonomine e tregut dhe shtetin ligjor te se drejtes sipas standarteve pikerisht te ketyre shteteve qe jane emblema e Perendimit dhe “pika strategjike” e referimit tone ne rrugen e gjate te “Demokracise” e te integrimit.

  10. Olimpia says:

    Ne 23 gusht ,80 vjet me pare u neneshkrua pakti Molotov…Ribentrop.Secila pale kishte objektivat e veta,Stalini te garantonte hapsiren e pafund te BRSS,Hitleri te zgjerohej per hapsire jetike nen endrren e cmendur te dominimit racor gjerman .Dihet perfundimi .
    Sot nje fare K.Islami,ka hedhur idene se Gjermania duhet te jete partneri strategjik me i rendesishem i Shqiperise.Dhe rendit disa pika.Duke nenkuptuar se SHBA tashme nuk mund te jene partneri me i rendesishem strategjik.Partneri me i rendesishem strategjik eshte baras siguria kombetare jo vetem e Shqiperise ,por e te gjithe trojeve shqiptate .A mund ta kuptoje mendja perverse e helmuar e Kaçit kete ???Dikur ka qene edhe minister i jashtem .Disa pyetje Kaçit…
    A e di Kaçi se Gjermania ,nje fuqi e madhe ekonomike,aktualisht e katerta ne bote ,eshte nje xhuxh politik. ???
    A e di Kaçi se Gjermania nuk eshte anetare e perhereshme e KS te OKB,organi qe vendos praktikisht gjithcka ne politiken boterore. ???
    A e di Kaçi se Gjermania ,pavaresisht se nuk deklarohet,eshte vend ku politika e jashteme dhe ajo e mbrojtjes diktohet nga SHBA..???Praktikisht trupat amerikane dhe bazat me te medha te tyre ne bote jane ne Gjermani,Japoni ,Itali…A e di Kaçi perse ndodhen keto trupa ne keto vende edhe 30 vite pas renies se murit te Berlinit dhe largimit te trupave ruse nga Europa Lindore dhe Gjermania…?
    A e di Kaçi se Rusia,Britania dhe Franca nuk do te lejojne kurre qe Gjermania te dominoje politikisht dhe ushtrakisht ne Europe. ???
    A e di Kaçi se Gjermania ka kufizime ushtarake dhe nuk mund te paiset me arme berthamore…??
    A e di Kaçi se ne rast te kercenimit te sigurise kombetare te Shqiperise ,ka vetem nje vend garant ,SHBA ,nderkohe qe Turqia mund te ndihmoje,por gjithnje e vsrur nga rrethanat…???Edhe E.Hoxha garancine e kerkoi nga superfuqia ,BS dhe me vone nga shteti me i madh ne bote Kina ,edhe kjo pas 64. s. fuqi berthamore…Eshte tjeter problem kur humbi gjykimin dhe arriti ne izolim,por gjithnje neutral..
    Tani Kaçi qe rron me delirin e madheshtise,per te shpetuar dyshen Berisha,Meta hedh nje gur ne lume dhe thote …çudi si nuk me kuptojne…???Mendon se Gjermania do te rikthehet ndoshta si Rajhu i trete dhe nuk ka idene se kushtetuta dhe shteti gjerman i pasluftes nuk angazhohet ne asnje veprim qe rrezikon karakterin paqesor te vendit.Si rrjedhoje nuk mund te garantoje asnje lloji sigurie as per Shqiperine dhe shqiptaret .Natyrisht brenda te djathtes gjermane ka reminishenca te te kaluares dhe alergji per te majten ,edhe brenda dhe jashte Gjermanise .Por CDU ,..CSU pavaresisht nga individe te veçante ,kurre nuk mund ta pezjejne politiken e tyre me hitlerucin Berisha dhe mafiozin Meta….Pavaresisht pritjes me roje nderi te ambasdorit gjerman ne Presidence ,nje shfaqje qesharake e denje per humor te zi.

  11. Jam pishman says:

    Je i pensionuar ri e mos fol e shkruaj,ruaje atë
    dinjitet(iftibar)sa të ka caktuar i madhi Zot të jetosh.!

  12. BLLOKMENI says:

    Shume shpejt qendrimi i ketij kamaleoni do te jete ndryshe , se pari mbasi te braktise gjermanine do te kerkoj Rusine. Do kaloj dhe ca kohe dhe do e kerkoje Kinen. Besoj se do ti beje shume shpejt keto deklarata sepse lidhet edhe me vitet qe i kane nbetur per te jetuar.
    Kuptohet pse punet tona kan ecur kaq “mire” me te tille figura.

  13. american16al says:

    Del qarte qe “politikanet” Shqipetare jane karnavale qe nuk mbrojne interesat kombetare por interesat e tyre dhe flasin me emocione dhe passion !!!!!
    Ky idiot fshatare harron qe Bismarku tha se Shqiperia eshte nje shprehje gjeografike kur USA kembenguli qe te mbrohej integriteti i territorit te Saj. Kujdes me emocionet dhe mos harroni historine sepse tregoni se sa naive dhe te papergjegjeshem jeni kurriz te Shqiperise.
    Idiot klasik I peshtire kelush I Berishes , mercenare te neveritshem.

  14. USA says:

    Gjermania varet nga USA ?? o kaci Mac o spiun I ruseve ke cu njerez ne uashington me pune ti Po jane te djeg o kaci maci je ortak me saliun.

  15. Albani says:

    Dhe se 9 gruan dhe motren ku ta keshe.

  16. drino says:

    Degjoni Kac komunistin…. ti thyejme kafkat Amerikaneve thote….

  17. sapa says:

    Cdo problem qe ndodh ne kete planet nuk mund te zgjdidhet pa USA dhe PIKE.Gjermania e sotme nuk eshte e kohes se perandorit por eshte nje gjermani e fuqishme ekonomike qe cdo gje e zgjidh me para biles edhe qytetaret e saj qe merren peng neper bote i cliron me para dhe diplomaci” por me teper me te paren.Prandaj nuk e kuptoj se nga i ka ardhur kjo ide ketij strategut!

  18. Elba says:

    Sheitan budallai,Kac Islami,po tremb Ameriken. Lidershipi I PDse I mban ison.Kemi miq ne Bote.Kemi Turqine,por kemi dhe Rusine.Kemi Kinen e Maos,por kemi dhe Korene e Veriut.Kemi………..Ekzistenca e Shqiperise I Detikohet.pikerisht Amerikes.A e din Islami?Po Basha ?Pastaj kush jane keto?C’fare perfaqesojne?Popullin jo!Po cfare?Eshte pak te themi Banda.Jane vene ne radhe per te marre Pushtetin.A jane serioze?PoPopulli a I do?Mendoj qe jo.PD eshte fundosur keq.Eshte ne gjendje Kome.Doktorr Adhamudhi,nuk mund ta sheroje.Eshte karte e djegur.Po kush dhe kur?

  19. lexusi says:

    Kac KOMUNISTI (DEMOKRATI) i shpall lufte , IMPERIALIZMIT AMERIKAN !

  20. Johani says:

    Kaq i zi per tia mbushur mendjen bashes se ti je derr-mokrat ti eshte dashur te thuash JO gjermanise por Russie dhe kur duhet se basha financohet nga putini ateher nuk i mbetet gje tjeter veq se republika e bashes te behet pjese e Russie dhe te siguroi kaq i zi se edhe grzqia e serbia do te shkulaven nga gezimi por edhe ti kaq do te dekorohesh nga. meta-basha&berisha me urdherin hero i Rusise se bashkuar,phy rrace e ndyre qe i hipni edhe femijeve tuj per pushte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje