"Për ne po-ja është po dhe jo-ja është jo", Rama: Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës s'do të preket, dhamë fjalën publikisht që jo

23 Gusht 2019, 16:20Politika TEMA
"Për ne po-ja është po dhe jo-ja është jo",

Kryeminstri Edi Rama ka reaguar pas shembjes së digës se HEC-it pranë Kanionit të Holtës.

Në një shënim  në  facebook, Rama shkruan se bukuria e kanionit të Holtës nuk do të preket dhe se për këtë e ka dhënë fjalën publikisht.

“Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket.

Për ne PO-ja është PO dhe JO-ja është JO.

Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty.

Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi.

Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem”, ka shkruar Rama. (TemA)

8 komente në ““Për ne po-ja është po dhe jo-ja është jo”, Rama: Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës s’do të preket, dhamë fjalën publikisht që jo”

  1. Orlando says:

    Me keto HECKA KECKA do ishte si te nxirrje dhjam nga pleshti. Energjia e rinovueshme mund te ishte nje alternative per rritjen e prodhimit te energjise elektrike, nepermjet instalimit te turbinave me ere. Prodhimi i tyre arrin te mbuloje konsumin e zones ku ato vendosen.
    Po keto lumenj te vegjel eshte krim ti betonosh.

  2. Nikolini says:

    Po asht e vertete qe je njeriu i fjales se mbajtur.
    Vazhdo keshtu te ndalesh ndertimet e HEC-eve qe dhane shpellaret para se te shporreshin nga qeveria. Mos u terhiq Rama. Ke gjith popullin me vedi.
    Te lutem zgjidheni sa ma pare problemin e bllokimit per cdo darke te rruges tek ASTIR-i, asht ba e padurueshme tue prite udhetaret nga 1 ore e gjysem, deri sa zaptuesit e tokave mbarojne protesten. Ata le te protestojne por jo te dhunajne qytetaret e pafajshem prej gadi nje viti cdo darke.

  3. Don says:

    Cfare thote ligji Z Rama jo fjalembajtja jote. Ne duam te veproje pa zhurme ligji dhe jo fjala jote e mbajtur. Ne jeten tende private mbaje ose leshoje fjalen sa here te duash. Ti nuk perfaqeson ligjin. Ti si gjithe te tjeret e ca me shume duhet te jesh i pari zbatues i tij pa i dhene attribute vetes. Shteti varet nga respektimi i ligjit jo kur te teket ty te mbash fjalen. Shteti drejtohet me ligje dhe jo me premtime. Mbajtja e fjales eshte e stilit te qeverise te bajraktarit Berisha. Mos e ul piacen deri aty. Populli nuk eshte leshko. Stop perdorimit dhe shperndarjes se ketij mentaliteti. Eshte per konsum elektoral por dije se eshte i neveritshem. Ne duam te respektohet ligji dhe kete e ke detyre dhe nuk eshte merite.

  4. Nocrrok Hajdarsala says:

    Futjani faturen e prishjes kompanis qe e ndertoi qe ti shkoj kari gjer n gurmoz.
    Dhe,kur te tjeret ta shofin shkerdhimin qe ju bo kompanis,as do ju shkoj mendja me mendu per ndertime pa leje,e jo t punojn..
    Ka ardh koha e shembullit.
    Bejeni nji shembull qe t pshtojm t gjith

  5. Kuq e zi says:

    Ndersa ne valbone “vallahi skemi gisht se cka bo pd nuk dime gje”

  6. rrush e kumbulla says:

    What the fuck?! Ju vete filluat te ndertoni aty vete po i shkaterroni! psikopat KM.

  7. dhembeli says:

    Ne se ishte ndertim pa leje , si shume e keni duruar.
    Por ne se e ka patur me leje, mendoni per t’i paguar parate e harxhuara si dhe fitimin e munguar.(sigurisht nga taksat e grumbulluara)
    Sa per mendimin tim, me vjen keq qe e prishni, pasi ajo veper nuk e demton fare ,po fare fare kanionin.
    Ajo qe prishet nuk eshte dige ,por nje veper marrje e thjeshte per te devijuar nje sasi uji pa e thare perroin.
    Une qe ju shkruaj, nuk i njoh dhe nuk kam lidhje me kete HEC.
    Problemi qendron diku tjeter, tek ligji per koncensionet, por …..neise!?

  8. lori2 says:

    Ky Rrush e Kumbulla paska shku per lesh, nga ai i palare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje