Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër, pas kalimit të saj në Prokurorinë e Dibrës
“Fjala e duhur që Prokuroria e përdor për veten është “moskompetencë”. Fiks, po fare fiks! Kompentencë do të thotë, para së gjithash, këllqe. Prokuroria e thotë vetë që nuk i ka!
Ama kush proteston e ngre zërin kundër hajnave të votave, pushtetit e produkteve të tij, e ha. Aty po, shkëlqen Prokuroria e cila është e gjitha nën varësinë e policisë politike…
“Shkëqen”, është fjala se në fakt edhe aty ka dështuar paq. Frikshëm fare!
Asnjë i arrestuar për politikë nuk ka përfunduar i dënuar… Ngaqë e kemi prokurorinë “kompetente”…”, shprehet Manjani.(TemA)
Ore po kush je ti që duhet të japësh mendime për çdo gjë dhe çdo ditë. Çfarë të duket vetja. Se kupton që nuk je askushi. Atëherë, kandito për kryetar të lsi, apo është me zarar dhe t’a mendosh.
Ky po që kishte këllqe kur qe në pushtet ,kish marr energji nga shkuma party në santa quaranta ….