DESHMIA e shoferit: Mihal Kokëdhima, djali i tij dhe kamarierët na rrethuan me thika kuzhine në dorë

22 Gusht 2019, 19:38Politika TEMA

“Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë dosjen e Prokurorisë së Vlorës, duke zbardhur të gjitha dëshmitë e personave protagonistë në ngjarjen e Porto Palermos, ku Mihal Kokëdhima iu sul me thikë një familje spanjolle.

“…Ne u ulëm duke pritur për një tavolinë dhe duke parë pamjen. 15 minuta më pas, shoqëruesi na tha se kishim një tavolinë për 7 persona…Babai jonë shkoi me pronarin e restorantit, i cili kishte veshur një bluzë blu për të parë peshkun, pastaj u kthye dhe kamerieri erdhi për të marrë porosinë….dhe pastaj shoqëruesi na shpjegoi se kamerieri i kishte këshilluar të porosisnin më pak peshk…ne ramë dakord ku nga 7 e kthyem porosinë në 5, kamarieri u largua me porosinë duke përfshirë një sallatë me domate, dy djathë të skuqur dhe dy racione patate të skuqura. Pastaj pronari erdhi menjëherë nga kuzhina duke bërtitur guidës në gjuhën shqipe dhe goditi me grushte tavolinën…” ka deklaruar vajza e biznesmenit spanjoll Eugenio Galdon.

Në dëshmitë që ka siguruar “Shqiptarja.com” rezulton se Mihal Kokëdhima, pas konfliktit fizik me djalin e guidës Olgent Saraçi, e ka kapur këtë të fundit për fyti dhe e ka qëlluar me grusht. Të njëjtën gjë Kokëdhima ka bërë edhe me djalin e biznesmenit spanjoll.

Sipas dëshmisë së shoferit të furgonit më pas, Kokëdhima ka thërritur djalin dhe kamarierët që të shkonin të merrnin thikat në kuzhinë, dhe papritur, shoferi, djali i guidës dhe turistët spanjollë janë gjendur të rrethuar nga njerëzit me thika. Ata shumë shpejt kanë hipur në furgon dhe kanë filluar të largohen, por personat me thikë dhe vetë Kokëdhima kanë filluar të ndjekin furgonin dhe ta qëllojnë atë me sende të forta.

Për këtë ngjarje është pyetur shoferi Erjon Dike, djali i guidës Olgent Saraçi, vajza e biznesmenit spanjoll, Kristina Romero, biznesmeni spanjoll Eugenio Gal Galdon, djali i tij Jaime Romero dhe Mihal Kokëdhima.

Dëshmia e shoferit: Kokëdhima, djali e kamerierët na rrethuan me thika kuzhine në dorë

Nga përmbajtja e materialit hetimor rezulton se më datë 15 gusht 2019 është marrë njoftim nga salla operative, se në Bar-Restorant “Panorma” në “Porto Palermo” ka pasur një konflikt fizik ndërmjet disa turistëve spanjollë dhe pronarit të lokalit, Mihal Kokëdhima. Është shkuar në vendngjarje, ku është konstatuar se Mihal Kokëdhima, pas përplasjes fizike me guidën e turistëve spanjoll që kanë qenë në mjet, ishte shoqëruar në Spitalin Sarandës, ku po merrte mjekim. Në kuadër të zbardhjes se rrethanave të kësaj ngjarje, policia dhe prokuroria e Vlorës kanë administruar kallëzimin e shoferit të furgonit ku udhëtonin turistët spanjollë.

Erjon Dike, para oficerëve dhe prokurorit të Vlorës ka deklaruar se:

“…Ditën e ngjarjes jam caktuar nga kompania ku punoj të transportoja një familje spanjolle, ku unë isha pjesë e këtij shërbimi si shofer ndërsa së bashku me ne ishte dhe një djalë tjetër, që bënte guidën, bisedonte në anglisht me familjen spanjolle. …shkojmë të gjithë për drekë në një restorant peshku të quajtur Panorma…

Ulemi për të porositur… Pronari i lokalit na ftoi për të zgjedhur peshkun dhe shkoi guida me kryefamiljarin spanjoll…Pasi erdhën nga kuzhina, zgjodhën peshkun dhe u ulën në tavolinë. Në atë kohë vjen kamarieri për të marrë porosinë tjetër dhe duke porositur i thamë atij se kishim porositur 7 peshq dhe ai na sugjeroi se janë shumë dhe mirë do ishte të merrnit një për dy veta …Ne ramë dakord. Në atë moment, kamarieri shkoi dhe i tha pronarit të lokalit që nga shtatë peshq do t’u çojmë pesë. Në atë moment pronari vjen duke bërtitur dhe duke goditur tavolinën me grusht dhe thotë se unë ju kam vënë peshkun në zgarë…

Familja spanjolle u tmerrua nga sjellja e pronarit, kërkoi që të iknim… Duke ngjitur shkallët për në parkim, vjen pronari me vrap dhe kap prej fyti djalin e guidës, dhe e goditi me grusht në fytyrë. Në atë moment futet djali i kryefamiljarit spanjoll për t’i ndarë nga sherri, por pronari goditi dhe djalin spanjoll. Në atë moment, futet edhe kryefamiljari duke u goditur me grusht në fytyrë nga pronari. Unë kapa prej mesi pronarin për të neutralizuar veprimet goditëse, si dhe duke u thënë njerëzve të futeshin në fugon. Në atë moment, pronari u thoshte kamarierëve të merrnin thikat në kuzhinë dhe të vinin tek ne që po konfliktoheshim. Pasi u futën njerëzit në furgon, unë lashë pronarin dhe hyra direkt në fugon, ku brenda kisha gjithë grupin e turistëve. Në atë moment u afruan të gjithë kamarierët bashkë me djalin e pronarit me thika nëpër duar duke na goditur makinën nga jashtë….

Pronari u shtri para makinës… u çua dhe hipi në kofano duke goditur xhamin me mjete të forta dhe duke na kërcënuar me jetë. Unë i flisja që të largohej nga mjeti, por ai nuk largohej dhe qëndronte gjatë ecjes së makinës mbi kofano…Ne nuk ndalonim dot pasi na ndiqte djali i pronarit me makinën e tij nga pas dhe kishim frikë për jetën sepse ata ishin të gjithë me thika…Pas një distance rreth 2-3 km ne ndaluam që pronari të zbriste nga kofano e mjetit. Pasi ne ndaluam, ai zbriti nga mjeti dhe ne vazhduam rrugën për në Sarandë…”.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është marrë kallëzim dhe deklarim i djaloshit që bënte guidën Olgent Saraçi, i cili po ashtu në kallëzimin e tij ka deklaruar të njëjtat fakte thelbësore sikurse shoferi Erjon Dike, duke theksuar shprehjet e pahijshme dhe kërcënuese sipas tij të thëna prej pronarit të lokalit Mihal Kokëdhima.

Kokëdhima: Donin të iknin pa paguar

Për këtë ngjarje rëndë është pyetur dhe Mihal Kokëdhima i cili para grupit hetimor ka deklaruar se: “…në lokalin tim kanë ardhur tetë persona për të ngrënë drekë, u bashkova dy tavolina dhe i ula, shkova vetë dhe u solla menu dhe u them se ka peshk dhe duhet të shkoni në kuzhinë, erdhën dy persona nga tavolina e tyre dhe porositën 5 koce dhe 3 levrek, dy sallata…në syrin e tyre u përgatit peshku dhe u vendos në zgarë, në këtë kohë kamarierit i them të shkojë të marrë pijet, kaluan dhjetë minuta nga porosia, shikoj tavolinën nuk kishte njeri, lëviza për të parë se ku ishin dhe ata po iknin tek parkimi, u them se ku po ikni se keni dhënë porosinë, paguani porosinë dhe mund të ikni, ndërkohë shoferi më zuri në grykë dhe më mbante të mos lëvizja, gjithë pasagjerët u futën në furgon dhe ai më liroi dhe u fut në fugon në vendin e shoferit.

Dola përballë makinës, i bëj foto targës dhe marr policinë në këtë moment dhe i them shoferit sa të vijë policia nuk do ikësh, ai i futi marshin makinës dhe më merr përpara dhe unë vendos duart tek kofano e makinës, më mori zvarrë, unë po rrija tek kofano dhe i thosha të ndalonte, ndërkohë pasagjeri në vend të parë i thoshte të ndalonte dhe ai ndërkohë po filmonte, unë godisja xhamin me grushte që të mbahesha, ai më liroi në Qeparo, aty kam rënë në tokë para një lokali dhe ai iku dhe ka ardhur djali me nusen dhe më kanë çuar në një spital në Himarë, atje më kanë mjekuar dhe më kanë çuar në spitalin Sarandë…”.

22 komente në “DESHMIA e shoferit: Mihal Kokëdhima, djali i tij dhe kamarierët na rrethuan me thika kuzhine në dorë”

  1. Albanistan 2019 says:

    Ah taleban jugor. Nuk jane vetem talebanet e shpellave te veriut por kemi edhe edepseze nga Jugu qe na flliqet faqen ne sy te botes. Kalbeni ne burg kete ndyresire se vetem keshtu u vjen mendja.

    1. Arvanitasi Nga Verio says:

      Albanistan ndyrësirë. Derra e kriminelë ka e gjithë bota dhe më shum ka “Greqia” jote e fallsifikuar. As turistë jan vrarë në Greqinë Mongoleze tane.

  2. art says:

    Dmth ky harron te permend thiken qe ka mbajtur ne dore kurse keta te tjeret pasi piqet peshku zvogelojne porosine. Pune dreqi

    1. Raimond vlonjati says:

      Kokedhima ka pasur nje fare te drejte ne fillim

      Se klienti nuk mund te iki pasi ka bere potosine, aq me teper kur porosit peshk ,
      se peshku eshte i kushtueshem

      Ata nuk duhet te iknin perderisa bene porosine

      Si iken ti pasi ke bere porosine qe kushton reth 60 dollare , kercet e iken ?
      Po ate ushqim qe porosite ti kush do e paguaj ?

    2. Illyrian says:

      Art, nese kamarieri i ka sugjeruar që të zvogëlojnë porosinë, pse duhet të mendojnë këta se janë duke bërë gabim?
      Po edhe sikur të ndryshojnë porosinë (si guxon njeriu të ndryshojë porisinë?), të dalë pronari i restorantit dhe të godasë klientin me grushta?
      ÇMENDURI!!!

    3. Grigor says:

      O Art,
      E dhe verdiktin si prokuror? Une them t’i denojme me pushkatim sepse ndryshuan porosine.
      Çfare mendimi ke ti, se dukesh kompetent.
      Nuk te ben pershtypje fakti qe gazeta ka blere dosjen nga prokuroria pa mbaruar hetimi dhe pa dale çeshtja ne gjyq, por merresh me porosine.
      Hajde prokurori hajde. Ja jep dosjen paguesit me te pare.
      Keshtu thote ligji? Qe te gjitha dosjet hetimore botohen ne gazete?
      Prokuroret bejne pazar, gnykatesit marrin ryshfet, ndersa hetimet dhe gjykimi behen nga komentuesit neper gazeta.
      Sistemi juridik me i mire ne bote.

    4. Ink says:

      Nuk osh e vertet. Ky dokument osh fallco. Ke dokumeni i vertet pronari ka kerku falje per sjelljen e gabume dhe faktikisht osh shum i pikllum. Biles ka premtu me ndryshu rronjsisht.

  3. Shkullaku Uturaku says:

    Pune Koke-Dhimesh. Ra ne hundelesh dhe vajti per lesh.

  4. Futja kot says:

    Kafsha e ka perdorur disa here dajakun. Jugu perdor nje shprehje: ai stan ate bulmet ka. Dhe vjen nje dite kur nga druri humbet biznesin dhe shkon ne burg.

  5. Genti says:

    Duket sikur te dyja palet nuk jane te sinqerte e dicka fshehin se ashtu si e tregojne keta nuk ka nje lidhje llogjike as per njeren e as per tjetren pale.

  6. Cudia says:

    Shoferi thote djali i Kokedhimes po na ndiqte me makine. Dmth pas 3 km rruge djali i Kokedhimes e la babin te varur ne makine dhe e kishte kthyer makinen… video nuk tregon gjekundi makinen qe ndjek fugonin. Kokedhima vete thote 8 peshq dhe nuk flet per thikat neper duar. Histori genjeshtrash nga te dyja palet.

  7. Kokelopa says:

    Te zune te mirat vetem keshtu shpjegohet puna jote. Deshen te iknin i lije. As hengren e as pine. Ia jepje stafit ti hanin ose familjes. Me hotel, rezervat peshku, po edhe me policet e paska patur vaj, tani i mbetej vetem te hidhte kandidaturen per deputet ose kryetar bashkie.
    Na mbyten injorantet e pangopur. Ky paska keqtrajtuar klientet sistematikisht. Erdhi dita
    dhe mori ate qe meritonte.

  8. Turizmi says:

    Shteti duhet te nxjerri ndonje ligj ne marreveshje me mediat, qe raste te tilla te pakten te mos çfaqen me imazhe , pasi jo vetem demton turizmin, por mbi te gjitha shtetin.
    Akoma nuk kemi luksin ne , te pasqyrojme gjithe diten ngjarje te tilla…

  9. Era says:

    Ore vèlla shyqyr qe shpetove gjalle..per te tjerat …

  10. finally says:

    rri shtrember e fol drejte por versioni i Mihalit eshte me bindes pavarsisht background te tij.

  11. Mihali thote cfare ka ndodhur ne te vertete sepse ai llogjikishte nuk ishte i interesuar per kete “ndeshje” . Pra ketu shoqeruesit e turisteve duhet te jene shkakttare te kesaj ngjarje te shemtuar. Gazetat undohe te bejne “ show” per te shitur gazetat.

  12. Partizani Velo says:

    ….Dhe tani do ngrohesh ne diell o Mihal..Do ta hash levrekun mbi shkembinj..

  13. Xhuvell says:

    Ku e ke shtepine mo? Epo tashti…

  14. Zigur Qarri says:

    I rrethuan me thika,por i lan te largohen!Mihal Kokëdhima nuk do te denohet,dënim me te madh se shkatrrim te prones nuk ka.
    E gjith kjo zhurme behet nga drogaxhiu Edvin Escobar D’rama,per te pastruar imazhin e tij(qe nuk ka oqean ta laje)ne kurriz te
    qytetareve shqiptare,me nje servilizem te peshtire deri ne neveri,inferior para te huajve nderkoh qe me shqiptaret bën cubin dhe
    gjith te diturin!Perse nuk arrestuan edhe spanjollet,per ikjen pa paguar dhe per mosndaljen e makines me pasoje rrezik vdekjen e
    personit?Hajt se jasht nuk i mbron kush shqiptaret,sikur te mos kishin Shtet,por as edhe ne vendin e tyre!Mijera shqiptare kan vite
    qe luftojn me padrejtesite,dhe askush nuk don t’ja dije,Kryeministri drogaxhi kurresesi,ndersa per disa spanjolle,alarmohet e gjith
    Qeveria!Shkak dhe pasoje.Sepse spanjollet demtuan pasurine,erdhi edhe rreagimi negativ i Mihal Kokëdhimës,rreagim per te cilin
    u sulmua me histeri te diregjuar nga Qeveria,sikur te ishte Kokëdhima shkaku i sherrit dhe jo ata qe nuk paguan.Te ikesh pa paguar
    nje kafe, irritohet pronari(dhe me te drejte)dhe jo më kur flitet mbi 100 euro.Çfar duhet te besh ne te tilla raste,te lajmerosh Policine
    qe nuk don t’ja dije?Vetem Kryeministri te zgjidh pune ne Shqiperi,edhe kur largohet dikush pa paguar!Restoranti nuk eshte fast food,
    prandaj edhe ndodh qe pret shume.Por te presesh deri sa vjen porosia dhe te largohesh pa paguar,nuk eshte ne rregull,me fort kur
    flitet per nje tavoline me shume persona.Nje Zoteri i vertete edhe kur nuk i pelqen gatimi,e prek paksa per te treguar se nuk i ka pelqyer,paguan dhe nuk te shkel më ne Restorant,por nuk iken kurresesi si nje ordiner.Flitet qe Mihal Kokëdhima eshte person negativ
    (kur te sulmon Kryeministri,edhe engjelli behet djall);-dhe per kete duhet paragjykuar edhe kur eshte i dëmtuar?!Nje gjë eshte e qarte,
    me dashje apo pa dashje,komplekset e inferioritetit qe ka D’Rama ndaj te huajve,po i kultivon tek te gjith shqiptaret,se ne jemi fajtore
    edhe kur nuk kemi faj fare,edhe kur na vrasin dhe askush nuk denohet.Nese inferioriteti i D’Rames kushtezon pushttetin e tij,ç’kusure
    kan qytetaret e thjeshte?!Gjashte vjet nga aksioni “Stop Rrënimit”(Gusht 2013),inisiativa e Edvin D’Rames per denoncimin e ndertimeve
    pa leje.Restoranti i Mihal Kokëdhimës eshte pa leje,dhe askush nuk ja thote ne sy jashtqitjes se kombit,se aksioni”Stop Rrënimit”ishte
    mashtrim,ashtu si te gjith premtimet e tjera,qe per te larguar vemendjen,pëveç moralistit,prokurorit dhe gjykatesit,bën edhe rrolin e
    policit!Nese aksioni”Stop Rrënimit” do te zbatohej,nuk do te ndodhte ajo qe ndodhi.Prandaj fajtore eshte Edvin Escobar D’Rama dhe
    Qeveria mafioze e “rilindjes”per ate qe ndodhi tek Panorama,Mihal Kokëdhima eshte pasoja,viktimë e korrupsionit dhe mosekzistences
    se Shtetit.Nuk e ka pare kush pallatin 28 katesh te Enver Shales qe nuk denohet,apo karburantin e Lefter Kokes ne autostrade jasht
    çdo rregulli te sigurise ?Edhe pushtuesit nuk e kan demtuar Shtetin shqiptare kaq shume sa skiizofreni D’Rama.

  15. NDRYSHE says:

    Nuk kuptoj ” propozimin” e kamarjerit nga 7 ne 5 peshq , qe paska sjell kte shperthim kanibalesh me thika neper duar ! Ka mjergull ne kto deshmi dhe dalin pyetje , por sidoqoft ky budall Kokdhima , pronar dhe bodigard me kte tuf fisi xhungle qe ndjekin “mashtrusit” turist , nuk justifikon aspak sjelljen e tij sido qe te jet ceshtja ! Ky veprim le pershtypjen se ne ate vend nuk egziston ligji ,as polici e as red ! Turp i madh ,diskretitim fatal ,nje ngjarje e vertet sikur shef film horor …Tani cohemi e bejm te mencurin si na paska funksionur ky restorant kaq koh pa leje etj etj ,esht tjeter gje , me ate cka pa bota ne SHqiperin ku kerkojm turizem bashkohor ! Le te mbledh tani ky psikopat germadhen e sjelljeve te tij , qe lexoj se nuk esht her e par

  16. Kiri says:

    Po ky milioneri leshit per dy peshq me teper beri rremuje po shoferi qe tu e vra ate pse nuk denohet bashke me ate karin tjeter qe shtynte me kembe porosite duhet te paguash te pelqen apo jo eshte e cuditcme milioner me dy gangster.

  17. taso kume says:

    GJithmone klienti ka te drejte po doni te beni turizem,dhe turizmi te kete nje zgjatje per 12 muajt e vitit.mos u jepni materjal politikaneve te ndertojne rezorte duke privatizuar bregun e detit.MIHALI kusheriri i SOTIRIT qe ishte njeri i drejte duhet ta hante vet peshkun dhe te ulte koken por i dha te drejte eskavatoreve per te prishur restorantin me xhestin e tije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje