'184' në prokurorinë e Dibrës, Vasili: Krimet e Rënda janë në kushtet e plota të shpërdorimit të detyrës

22 Gusht 2019, 13:44Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar për kalimiin e dosjes ‘184’ nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tek Prokuroria e Dibrës.

Në një deklaratë për median Vasili ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama dhe ndaj Prokurores së Përgjithshme Arta Marku duke thënë se ata po varrosin dosjen ‘184’.

Më tej Vasili ka cilësuar prokuroren Arta Marku duke thënë ajo është një ‘kamikaze’ e qeverisë dhe se Prokuroria e Përgjithshme po shpërdoron detyrën për kalimin e dosjes 184 në Prokurorinë e Dibrës.

“Se çfarë ndodhi në Dibër është prona e opinionit publik. Falë BILD që nxori përgjimet. Cfarë ka bërë kjo qeveri në këto vite? Nuk çuan para drejtësisë këtë dosje. 

Ky krim dënohet deri ne 5 vjet heqje lirie. Që nga Edi Rama e te Gjiknuri, Manja etj qe kishin dalë të vidhnin vota. Kjo prokurori është në kushtet e plota të shpërdorimit të detyrës. Dënohet deri në 7 vjet ky krim. 

Sot është përpara akuzës. Më shpejt i zbardhi BILD dhe VOA dhe jo prokuroria e shtetit. Beri bllokimin., Ishin urdhëruar nga Edi Rama. 

Si mund ta përcjelli në gjykatën  e Dibrës. Kur nën hetim janë ministra kryeministri deputet, kanë juridiksion të merret Krimet e Rënda. 

Kujt ja përcollën. Gjykatës me pamundësi juridike. Këtë kanë shmangur. Në mënyrë që dosja të bllokohet. E dini se çka ndodhur atje. 

Në Shqipëri nuk sundon ligji. Reforma në Drejtësi është sabotuar me themel. Ky anti-ligj që funksion është përgjigja popullore…” tha Vasili.

2 komente në “‘184’ në prokurorinë e Dibrës, Vasili: Krimet e Rënda janë në kushtet e plota të shpërdorimit të detyrës”

  1. Kreshniku says:

    O Titishkollëshumi boll o burrë plak se u bëre i mërzitshëm. Ka njeriu pak rrube. Ti qenke fare k….k…..

  2. Malo Kanina says:

    Me sa kam degjuar, LSI sikur ka ikur nga parlamenti. Atehere, si mundet qe zotin Vasili e quani ” Kreu i grupit parlamentar i LSi..” kur zotria nuk është as deputet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje