PD i kërkon Prokurorisë verifikimin e Agim Kajmakut: Është subjekt i Ligjit të dekriminalizimit

22 Gusht 2019, 10:36Politika TEMA

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë verifikimin e figurës se Agim Kajmakut, zgjedhur kryebashkiak i Vorës ne votimet e 30 qershorit dhe betuar pak dite me pare.

Në reagimin e PD thuhet se, kërkesa e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se Agim Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke”, thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Ndër të tjera, theksohet fakti se për 12 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”- argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, që mban.

Njësoj si në rastin e Valdrin Pjetrit, për te cilin prokuroria nuk ka akoma një përgjigje, PD e ka shoqëruar kërkesën e saj me 500 firma qytetarësh.

“Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve”- thuhet në kërkesën e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

2 komente në “PD i kërkon Prokurorisë verifikimin e Agim Kajmakut: Është subjekt i Ligjit të dekriminalizimit”

  1. Johani says:

    Pastrojeni njehere oborrin tuaj o krimineli bardh ziu,u bate hore tash e disa vite duke share e njollosur secilin qe eshte perballe jush ose qe nuk eshte me ju por nese ndodhe qe nje i njohur kriminel te kaloi tek ju si shume deri me tash ti dhe ju e shpallni hero,andaj ik horr se ti i pari duhet te jeshe ne burg ne shqiperi per krimet tuja sesa nese dikush eshte i denuar ne greqi apo serbi,kjo sdo koment se çdo shqiptar i ndaluar qofte edhe rastesisht ka dalur dhe do te dali i denuar andaj ik o argati i greqise e i serbise se na turperuat me pordhat tuja,kriminel i ndyre.

  2. pa e lexuar.. says:

    Edhe pse nuk i besoj Partise Demokratike, jam i prirur te besoj se Edi Rama i ka shume per zemer Tom Doshet, Valdrin Pjetrat, Elvis Roshet, Artur Bushet, Termet Pecet, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje