Shoqata “Çamëria” sulmon Ilir Metën për dekorimin e ambasadores greke në Tiranë: Mic Sokoli, u kthye në Esat Pashë Toptani

21 Gusht 2019, 18:55Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar këtë të mërkurë ambasadoren greke në Tiranë, Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Ky veprim ka shkaktuar debate të forta, ndërkohë që shoqata “Çamëria” ka bërë një reagim të ashpër.

Sipas kësaj shoqate, presidenti Meta me këtë veprim u kthye nga Mic Sokoli, në Esat Pashë Toptani.

Deklarata e plotë e shoqatës “Çamëria”

Ndoqëm sot me habi dhe zemërim të ligjshëm ceremoninë e dekorimit të ambasadores greke në Tiranë, Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut”

Është për tu vajtuar se si “Kalorësja e Urdhërit të Skenderbeut”, do luftojë kundër Ligjit të Luftës që vendi i saj Greqia, mban paturpësisht me vendin e Skenderbeut.

Nuk dimë për cilat merita të veçanta dekorohet një individ i cili ka bërë të pamundurën të minojë bashkëjetesën midis shqiptarëve dhe minoritarëve, siç ishte rasti i Kacifas.

Kur ka kërkuar heqjen e pllakës së Çamërisë nga sheshi “Skënderbej”, kur ka mohuar e përdhosur vuajtjet e këtij komuniteti duke i njehesuar si palë me nazizmin gjerman, e në të gjitha rastet e tjera kur ka patur rol thjesht luftënxitës në problemet delikate e ende të pazgjidhura mes dy vendeve?

Nuk i dimë meritat e kësaj “kaloreseje të Skënderbeut”, kur dhjetra pleq çam kthehen në kufi e u grisen pasaportat shqiptare, sepse kanë të shënuar vendlindjen e tyre Filat, Margëlliç, Paramithi, Arpic, Volë , Pargë, Artë, Gumenic, Janinë, Prevezë, etj

Presidenti i cili shpesh i referohet figurave historike, duhet të dijë mirë të bëjë dallimin mes Mic Sokolit e Esat Toptanit, e të tërheqë me urgjencë një titull i cili po shpërdorohet, sepse nuk ka asnjë arsye ti jepet këtij individi.

Si përfaqësues i unitetit të kombit, do ti duhej që përpara se të shpërndante titujt te kjo kategori individesh, ti referohej historisë shqiptare e të kishte ndjeshmërinë e vuajtjeve dhe persekutimit të komunitetit të shqiptarëve të Çamerise, sepse nuk vlen të duash veç malet e pyjet, po mbi të gjitha lipset të respektosh shqiptarët e të sillesh me dinjitet e reciprocitet në raport me fqinjin.(TemA)

4 komente në “Shoqata “Çamëria” sulmon Ilir Metën për dekorimin e ambasadores greke në Tiranë: Mic Sokoli, u kthye në Esat Pashë Toptani”

  1. USA says:

    Po tim idrizi eshte me liken dhe lulen I dhane detin greqise ju cameve mire jua ben se luli me liken jua ben Nenen dhe ju futeni ne koalicion me Tradhetine dhe timi rrin e Veshtron.

  2. Genti says:

    Meta eshte nen hyqmin e grekeve se kane ne dore pergjimet e Balilit ku del Likja trafikant droge.

  3. Spartak Avukat Anglosakson Ngjela says:

    Pse Ka Qene Burre me i mire se Esat toptani mic sokolovici? Hahahah Hahahhahaha ??

  4. Mashkullori says:

    Ah moj shoqata “Cameria”,po ky presidenti yne nuk pjerdh per Kushtetuten e ju kerkoni te pyese per kerkesen tuaj e “… te terheqe me urgjence kete nje titull qe po shperdorohet…”
    Me ate krah flini,sepse po ju,nuk e demaskuat kur vari ne qafe dekoraten e presidentit Grek…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje