Bllokimi i 550 tonë naftë në Ballsh, Rama: O sipas ligjit o goditjen e ligjit, zero tolerancë ndaj abuzuesve

21 Gusht 2019, 15:50Politika TEMA
Bllokimi i 550 tonë naftë në Ballsh, Rama: O sipas ligjit o

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bllokimit të 550 tonë naftë në Ballsh, pasi në bazë të analizave nafta ka rezultuar jashtë cilësisë për t’u tregtuar.

Në një shënim në facebook Rama shprehet se “ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët”.

“Kush merret me nafte duhet te zgjedhe: O sipas ligjit o goditjen e ligjit?

550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit?

Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!

Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.

Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit! #ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve”- shkruan Rama.  (TemA)

4 komente në “Bllokimi i 550 tonë naftë në Ballsh, Rama: O sipas ligjit o goditjen e ligjit, zero tolerancë ndaj abuzuesve”

  1. Ceni says:

    Jane kriminel! Na shkaterruan makinat.

  2. TIRANA says:

    Po pse beni kote sikur po punoni! Nafta e Ballshit nuk ka standartet e sotme ajo gjithmone me perzierje eshte shitur per te menderosur motorrat tane!!! Show dhe show dhe vetem show! Te fala Specialist nafte 26 vjet!!!

  3. TIRANA says:

    Mjeshtra jeni!
    Po pse beni kote sikur po punoni! Nafta e Ballshit nuk ka standartet e sotme ajo gjithmone me perzierje eshte shitur per te menderosur motorrat tane!!! Show dhe show dhe vetem show! Te fala Specialist nafte 26 vjet!!!

  4. Pedro i ri says:

    Po nga Ceti kur do dilni ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje