Voltana Ademi tha se ajo do të vijojë të jetë kryetare Bashkie, derisa qytetarëve tu ofrohet mundësia për të zgjedhur në një garë të vërtetë elektorale.
Në një reagim sot për mediat, teksa u pyet se a do ta lirojë ajo zyrën për mbledhjen e këshillit bashkiak i cili u konstituua, Ademi tha se legjitimitetin e këshillit bashkiak nuk e vendos kryetari i baskisë.
“Ne operojmë me fondet e familjes sonë, të banorëve të Shkodrës, si një familje e madhe.
E vetmja bashki në Shqipëri që mbahet me atë se çfarë banorët e Shkodrës kontribuojmë përmes taksave dhe tarifave vendore. Bllokimi për një ditë nuk i bën asgjë Shkodrës.
Është një çështje që do të shqyrtohet shpejt nga Ministria e Financave dhe maksimumi ajo mund të pengojë biznesin për përfitimet që duhet të marrin, por edhe banorët për shërbimet që duhet të marrin.
Veprimi është i paprecedentë, është politik në atë që kam lexuar nuk mund ta imagjinoj që një nëpunës civil të shprehet për mandate politike lidhur me një bashki.
Është një tagër që nuk i takon. Është përgjegjësi institucionale dhe individuale, në atë që ata kanë shkruar me e-mail me bashkinë e Shkodrës. Nuk ka komunikim zyrtar, është e pamoralshme.
A do ta lironi zyrën për mbledhjen e këshillit bashkiak i cili u konstituua?
“Unë jam kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, kur them që duhet t’i jepet mundësia për zgjedhje, duhet të jetë mundësi për alternativa zgjedhjesh.
Legjitimiteti i këshillit bashkiak nuk e vendos kryetari i Bashkisë, reagimi qytetar ka qenë. Do ja lëmë qytetarëve të vendosin në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë.
Bashkia e Shkodrës në asnjë rast nuk do të veprojë kundër ligjit. Kjo periudhë është periudhë tranzitore. Duhet të shkojnë me domemos në zgjedhje”– tha Ademi. (TemA)
PD dhe Saliu nuk kuptojne se puna e te forteve mbaroi Asnjehere PD nuk realizoi qe duhet shtet ligjor dhe jo shtet sic thote injorantja Volantan qe jemi familje e madhe kuptimi qe leket bashkise do t’i vine nga parate qe vodhi Saliu me Lulin! Rama vazhdo dhe vendos shtetin ne Shqiperi gje qe s’e ka patur kurre! Voltana edhe nuk e kupton qe do te “largohet me nje kembe”!
Po kush te zgjedh ty me o VBoltana, ti je bere shoshe perpara e mbrapa tani dhe nuk i duhesh as dreqit. Ik zur ndonje qoshe e kerko burre se ai qe ke nje cop idiot i tere.
Gjynah iku dhe kjo laraske , sharebajge e shkodres per lesh dhije pas 30 qershorit, i perjeteshem qofte kujtimi i sharebajges se Shkodres ngaqe e mbylli me turp,,,,
Jo mi shoqe jo , se eshte si puna e afatit te perfaqesuesve ligjore te nje biznesi ne QKR, kur mbaroni afati duhet rinovuar kur eshte i njeti person ose regjistrohet nje i ri kur ndryshon. Dhe per sa kohe nuk eshte bere kjo biznesi nuk ben dot asnje lloj veprimi apo transaksion juridik me pale te treta apo veprime financiare ne banke.
Dhe po kete ka zbatuar thesari, ne momentin qe bashkia shkoder i ka mbaruar afati i kryetarit per te qene ne detyre, shkresat pse urdher pagesat e firmosura nga ju jane te pavlefshme ligjerisht ndaj dhe nuk ekzekutohen me thesar. Shpjegojani te verteten sic eshte njerezve dhe pastaj vijoni me betejen tuaj politike. Nuk ju pengon askush per kete por bejeni ndershmerisht