Partia Demokratike, dega Shkodër kanë paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se pavarësisht hakmarrjes që ka nisur kundër Shkodrës, fundi i tij dhe i klikës së tij politike do të vijë pikërisht nga Shkodra.
Në një deklaratë, PD shprehet:
“Pas protestave në qytetin e Shkodrës, Edi Rama nuk ngurron as këtë herë të shfaqë urrejtjen që ai ka për Shkodrën e qytetarët e saj.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit përmes degës në Shkodër ka bllokuar funksionimin normal të Bashkisë Shkodër, duke bllokuar kështu fondet për shërbime e investime.
E dimë mirë se sa Edi Rama e do qytetin e Shkodrës, prej faktit që ai prej 6 vitesh qeverisje, në qytetin tonë ka sjellë zëro investime e tani do të bllokojë edhe investimet që bashkia bën me të ardhurat e veta.
Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë po i bllokon shërbimet qytetarëve të Shkodrës.
Qytetarët e Shkodrës nuk të kanë asnjë borxh. Ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë ato paguajnë taksat dhe për këtë meritojnë shërbimet për të cilat ato vetë po paguajnë.
Çfarëdo që të bësh,duhet ta dish mirë që fundi yt dhe i klikës tënde politike do të vijë nga Shkodra!”
kjo fare duhet zhdukur nga Shqiperia .
deportohini ne Arabi kte far arabi qe me shqiptarin see lidh asgja
veec gjuhes se adoptuar
Pse akoma nuk i ka filluar ardhja e fundit:ju i keni filluar protestat qe kur humbet zgjedhjet me Saliun Kryebajraktar.
Po pse mos te themi fundi eshte i yti mor shkodran.Po ti ca bere keto 6vjet o demokratshkodran per Shkodren.