“Don Kishoti Martin”, që PD e shet në Tiranë si këshilltar i Merkel dhe CDU

21 Gusht 2019, 12:04Politika TEMA
“Don Kishoti Martin”, që PD e shet në Tiranë si

Prej disa kohësh, PD dhe mediat pranë saj, kanë hedhur në tregun mediatik një personazh me emrin Martin Henze, që e prezantojnë si këshilltar të kancelares Angela Merkel dhe CDU.

Herë pas here ai jep intervista nëpër mediat pranë PD-së, ku flet për rrëzimin e Ramës dhe gjëra të tjera qesharake.

Ai në fakt, është askushi në Gjermani, por ose është Lulzim Basha budalla që e paguan, ose Basha do të bëjë budallenj shqiptarët, duke e prezantuar atë si këshilltar të Merkel dhe CDU në Gjermani.

Pas një interviste të fundit të Henze, ka reaguar Kolë Gjoka, një biznesmen dhe sipërmarrës i suksesshëm në Gjermani, i cili është pjesë e strukturave të CDU.

Biznesmeni me origjinë nga Repsi, që ka emigruar në Gjermani prej kohësh, jep këtë sqarim:

Don Kishoti Martin.

Lobist i dështuar dhe këshilltar i askujt.

Kush jua solli këtë “dhuratë“ nuk po kuptoj???

Konrad Adenauer do të ishte rrotulluar në varr po të dëgjonte për bëmat e tij!

Kam lexuar në shtypin shqiptar për një “këshilltar“ gjerman, me emrin Martin, që endet nëpër Shqipëri dhe na prezantohet herë si këshilltari kryesor i kancelares Merkel dhe herë si këshilltar i CDU.

Miqt e mi, Martin Henze, vetëm këshilltar i CDU nuk është, dhe aq më pak i kancelares Merkel!

Ju jam drejtuar miqëve dhe kolegëve të mi këtu, por edhe drejtuesve kryesor të CDU Deutschland, për të ditur se kush është ky person që flet në emër të CDU.

Përgjigjia është e shkurtër: no body!

Ky person nuk mundet kurrsesi të ndihmoje opozitën, ndihem i shokuar se si disa eksponent të opozitës genjehen nga të tillë lobijistë.

Por a ka nevojë opozita për të tillë persona?

Mendoj se të tillë persona vetëm dëmtojn imazhin e opozitës përpara partnerve tanë.

Unë e kuptoj që Martin i ka “pëlqyer“ Shqipëria, por unë nuk mund të rrija pa e bërë këtë sqarim.

Naqeta Martin.”

(TemA)

8 komente në ““Don Kishoti Martin”, që PD e shet në Tiranë si këshilltar i Merkel dhe CDU”

  1. Babale says:

    Gamor ti, gamor kush t’vuni, sot, a neser valo druni!

  2. Marku says:

    Turp ! Na skellin te tille njerez

  3. Tomorri says:

    Bravo atdhetari kole Gjoka!

  4. lori says:

    Nuk eshte per te qeshur por nepermjet Martin hezeve PD ka mbajtur pushtetin edhe kur ka vrare,edhe kur ka falur toke shqipetare edhe kur kane vjedhur zgjedhje edhe kur kane djegur e shaterar edhe kur prene hardhite e rrushit deri ne rrenje se Martinet do tu binin Rrush e s’ishte nevoja qe ne te kishim vreshta!Ndaj e sotmja me te djeshmen ndryshon se Sgqipetaret sot nuk kane nevoje te ndegjojne Lul Bashen per Martinin se klikojne direkt ne gogle dhe e gjejne se kush eshte e ç’fare vlerash ka!Ndaj edhe kryekrimi Berishe doli bllof me Janarin 2011 kur nga te gjithe dihet se eshte perseritja e 2 Prillit 1992,ku atehere Martinet paguheshin e benin deklarata ne favor te PD si dhe sot por ndryshimi qe nuk kupton Basha eshte se mosreagimi i popillit eshte sepse tashme i njeh mire!Ata (PD)me kesi soj punesh jane marre tere jeten ndaj dhe nuk kane alternative tjeter ndaj ajo endet rrugeve per te gjetur Martine te rrinj por me zakone te vjetra!Keshtu qe nga te gjitha versionet qe parashtron zotrote eshte ai i dyti qe Basha eshte budalla dhe e pagon kot!

  5. pak arësye says:

    Po pse keshtu do vazhdoje me Babale brenda dhe jashte vendit LUlezimi me ata kelyshat rreth vetes qe bejne gam-gam tere diten? Amani, ore, bojkotojeni ju te medias kete qe bojkotoi veten ! Ai s’e do ju e doni.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Babalja ne versjon gjermani..

  7. zequa says:

    Ky eshte mashtrus dhe i duhet lulit se do te mbroji vjedhjet qe ka ber vet mos prisni se luli eshte nje pordhac pa vler

  8. USA says:

    I duhen pd mashtruesit se Pastron parate pd ka vjedh shume martin deni coje I jepjani spacit dmthn spaku ok. ?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje