Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i ka dërguar presidentit Ilir Meta dokumentin e dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, si dhe e ka njoftuar për ngërçin e krijuar në Bashkinë e Shkodrës.
Sipas prefektit dorëheqja e Valdrin Pjetrit është paraqitur në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak në Shkodër, ndërkaq e paralajmëron Metën, se posti i kryetarit të bashkisë Shkodër është vakant.
Në dokument thuhet se është konstituar Këshilli Bashkiak, i cili përbëhet nga 51 anëtarë dhe eshte zgjedhur kryetrja e ketij Keshilli!
O Zot, s’dijme nga t’ja mbajme. Nje analize e thjeshte tregon :
1. Ligjet 107/2016 dhe 139/2015 nuk e ngarkojne Prefektin te informoje Presidentin e Republikes per konstituimin e keshillit bashkiak
2. Ne baze te nenit 61 te ligjit 139/2015 Valdrin Pjetri nuk mund te paraqese doreheqjen pasi nuk ka bere betimin dhe ne kete rast duhet te zbatohet ligji 138/2015, neni 10, pra KQZ duhet te shpalle me vendim pavlefshmërinë e zgjedhjeve pasi fituesi i shpallur tashme nuk ploteson kushtet as per kandidim.
3. Vendimi i Rrethit Gjygjesor Shkoder – thote Prefekti ne vend te thote Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjygjesor Shkoder
4. Prefekti “”shpall” vendin vakant te Kryetarit te bashkise pa patur asnje tager ligjor.
5. Prefekti i drejtohet Presidentit ne vend ti drejtohet Keshillit te Ministrave (neni 61, pika 3 e ligjit 139/2015
6. Gallate ne nr. e protokollit te shkreses 4/62 (dihet kur perdoren nr e fraksionit ne nje shkrese.
7. Shkresa eshte foto nga origjinali, bilez e nxjerre nga zarfi pasi dallohet palosja
Vazhdoni ju me Mutin.