"Të çlirohemi nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes", Meta: Kurrë kthim pas

23 Gusht 2019, 12:17Politika TEMA

Ilir Meta ka përkujtuar sot Ditën Evropiane të Kujtimit të viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit.

Në një mesazh në “Facebook”, Meta shkruan se për 45 vite me radhë edhe Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Evropës, me mijëra shqiptarë të vrarë, burgosje e internime

Më tej Meta shprehte se “përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparencë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social, do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes.

Sot ne përkujtojmë Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të kaluar, që shkaktuan mijra viktima të pafajshme edhe në vendin tonë.

Për 45-vite me rradhë, Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës. Me mijëra shqiptarë u vranë, u burgosën dhe u internuan. Liria, të drejtat e njeriut, demokracia e pluralizmi ishin vlerat tek të cilat ata besonin dhe për të cilat sakrifikuan edhe jetën e tyre. Është detyra jonë t’u mësojmë gjeneratave të reja të vërtetën e të kaluarës tonë të afërt, me qëllim që ajo të mos përsëritet më.

Për të mos i vrarë edhe për një herë të dytë ata që sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre, që ne dhe brezat e ardhshëm të jetonim të lirë në një vend tërësisht demokratik.

Kujtimi i së shkuarës, të vërtetat e dhimbshme të mizorisë dhe shëmtisë së diktaturës komuniste janë një barë ndërgjegje e madhe për të gjithë ne. Disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet, të shkruhet e të plotësohet, por edhe të nderohet me të gjithë respektin që meriton.

Përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparencë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social, do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes.

Për të bërë atë që është më mira që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat dhe liritë e tij si çdo qytetar europian, i pashantazhuar nga kontrolli politik, frika e varfëria. Për të mos u kthyer më kurrë 30 vite pas!??”- shkruan Meta. (TemA)

 

4 komente në ““Të çlirohemi nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes”, Meta: Kurrë kthim pas”

  1. Iliria says:

    Po hik re pirdhu ore pall, se nuk je President ti, ti je kryehajduti i Shqiperise. Asgje tjeter.

  2. Kaonia says:

    Like floriri qe vodhi dhe pasurine e sekuestruar ne kohen e komunizmit jep leksione .

  3. edi says:

    Me te drejte presidenti yne Komunist Aresyeja se pse e thua ka domethenie dhe njerezit qe e degjojne ,me te drejte pyesin ,Ore president dikur Kumandar Komunist i partise L.S.I-se Aleat me ish presidentin dhe 2 here kryeministe Berisha ,dhe nje lidhje ose me mire Kllonim i te dy partive Slogan per Democracy ,dhe Partia Komuniste L.S.I-se per 8 vite koalicion me shume kenaqesi dhe entuziazem u kryen Vjelljet e Pasurise Kombetare Saraje ,Toka pa fund ,Shtepi liksoze dhe si mbyllje per te qene sa me demokrate Vjellja e Floririt te Krrabes ,ku keto demokrate i dhuruan atije kombi dite te mira dhe te nxehta Ilir Meta e kaloi kohen e Diktatures ,duke u gajasur me bemat qe ka bere ish Dajua i tije SOLO-GRADECI ,dhe mbas i hyri lidhjeve ne mes partive si kollona e peste per te bere Qeverisje ne ate te famshmen demokraci ,Suksesi i parase ,floririt dhe fitimeve kolosale ,natyrisht te ben qe te ndihesh me burre se ne Komunizem ,kjo vjen erdhi duke mashtruar Popullin qe me besnikeri u besoi ketyre matrapazeve nisjen per nje demokraci qe i genjey kur ne te vertete sebashku keto tomtilera ardhur nga Komunizmi i Ropen e mashtruan thelle Sot ky me then burre ,here me breke here me shallvare na tregon ca anekdoda dhe historira me bektashinj dhe ca vizita ne face-book se si te drejtojme e ke te degjojme Profitin Meta Natyrisht ajo kohe qe e gjeti Komunist ,mos ardhte kurre ,Por te qeni ne nje llogore me Sloganin per Democracy dhe panteren L.S.I-ne kane qene vite bereqeti per kete pazak qe i ka ndare detyrat me fallxhoren ,, Sot urren ardhjen e ish Diktatures ne Teori ne Praktike te kete mundesi qe ti shohe te gjithe vrare e prere ne gjak Beri aq pasanik sa tani leshon ca kumbulla si te pa pjekura se gjoja ajo kohe mos ardhte kurre ,Por e din se sa vlente dhe vlen ,por serish si ajo Bolla qe perpiqet deri sa te kafshoje bishin e vet Urime per ato leksione si te nastradinit ,Epo ja do te degjojme ne dhe disa qe te zgjollen ty deri sa te shuhet gjithcka , dhe do te jeshe i qete me ish or kohet qe po vijne shoku kumandar Faleminderit qe na kujton diktaturen qe te mos kthehet mbrapsh ,qe ti e Kerkon dhe deshiron me shume se cilido ne kete truall ., djali besnik i Skraparit Komunist

  4. juristi says:

    E lexova e rilexova pa fundesisht dhe prape do ta bej.Je gjeni i perndercmi president,I lutem zotit te te shpetoje nga syri i keq dhe nga ai kodosh SPAK-u

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje