Gasperini bëhet “pishman”: Etrit Berisha ishte më i miri te Spal

26 Gusht 2019, 10:01Sport TEMA

Atalanta e ka nisur me fitore në transfertë ndeshjen e parë të këtij sezoni në Serie A. Të besuarit e Gasperinit kanë dalë me tri pikë nga fusha e Spal.

Trajneri ishte kryesisht i kënaqur me mënyrën sesi lojtarët e tij luajtën kundër Etrit Berishës me shokë, megjithë fillimin e papritur dhe të rremë.

Portieri ynë kuqezi ishte nën urdhërat e tij në sezonin e kaluar, por nuk gjeti shumë hapësira aktivizimi.

Me pritjet e tij, edhe pse pësoi tre gola, Berisha u bë një makth për Atalantën mbrëmjen e së dielës. Gasperini e vlerësoi shqiptarin si lojtarin më të mirë te vendësit:

“Teknikisht ishte një ndeshje e mirë. Berisha ishte më i miri në radhët e Spal.

Etriti është një ish i yni, me të vërtetë qe mjaft e vështirë për ta kapërcyer. Atalanta mundi një ekip që me ish-in tonë bëri me të vërtetë mirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema