Nga Spartak Ngjela
Siç dihet, tani, ish opozita shqiptare është larguar nga Parlamenti; donte të kryente një kryengritje, por dështoi.
Kurse Reforma në Drejtësi, këtë gjendje të re e pati në favor. Ish opozita Berisha u largua nga Parlamenti me shpresë të një kryengritjeje popullore.
Por, nuk e mbështeti populli. Në fakt, kryengritjen e desh se i ndruhet për vdekje Reformës në Drejtësi që po e drejtojnë amerikanët në Shqipëri.
Në thelb, lëvizja e saj “kryengritëse” ishte një lëvizje antiamerikane, por me flamur amerikan. Një aziatizëm naiv ky. Njëlloj si antimaoistët në Kinë që dilnin të luftonin maoistët me portretin e Mao Ce Dunit, se kishin frikë t’iu thoshin përkrahësve të tyre që jemi kundër Maos. Por tani, kryengritja Berisha mbeti një ëndër, kurse Reforma në Drejtësi është në prag të aktit të vet të parë antikorrupsion
Ndërkohë, në Parlament po funksionon opozita e re. Gjithsesi, duhet pranuar se, ndonëse momenti parlamentarist sot është më afër shoqërisë, sërish kësaj opozite i duhet shumë punë për të bindur opinionin publik. Opozita Berisha kishte dhe ka sens antikombëtar, sepse ishte dhe mbetet në luftë për ekzistencën e saj, gjithmonë në funksion të kundërshtimit që i bën Reformës antikorrupsion.
Gjithsesi, lodhet kot: nuk shpëton dot. Kurse opozita aktuale, 90 përqind të së cilës kuptohet se e ka strukturuar politika perëndimore, po pritet të sjellë risi me vlerë kombëtare në Parlamentin shqiptar.
Në funksion të Reformës, kjo opozitë, nga ekspertët perëndimorë mendohet se e garanton ecurinë e projektit të ngritjes së SPAK- ut, por këtu del kjo pyrtje: A do të jetë në gjendje që opozita aktuale në Parlamentin shqiptar të ngrihet në rangun e një opozite të theksit kombëtar e perëndimor? Pikërisht kjo pritet të ndodhë, prandaj mendojmë se do ta kemi tani një opozitë të tillë.
Dhe, ne mendojmë gjithashtu, që do të ndodhë, sepse është domosdoshmëri. Është domosdoshmëri për Shqipërinë, sepse vetëm me forcën e kësaj opozite të re parlamentare dhe me forcën e politikës amerikane, mazhoranca aktuale nuk do të këtë mundësi që të lëvizë drejt bllokimit të Reformës, ndonëse mendohet se do të jetë e nxitur kundër reformës nga liderët e saj që i kap antikorrupsioni.
Sipas analizës së më sipërme, kjo opozitë, që rezulton e pakorruptuar, duhet të marrë në dorë çështjen e vendosjes së drejtësisë në Shqipëri. Por, a do t’i imponohet kjo mazhorancës së korruptuar për ta çuar deri në fund Reformën në Drejtësi? Tani kuptohet që një grup liderërësh të mazhorancës janë të rrezikuar nga Reforma antikorrupsion. Por, koha tregoi që nuk iu kundërvunë dot hapur politikës amerikane, sikundër që bëri Berisha dhe Meta.
Kryeministri Rama bëri lëvizje për të frenuar Reformën, por nuk ia arriti dot. Kurse sot, nëse ky kryeministër mendon se mund ta mundë politikën amerikane në Tiranë me forcën e Erdoganit, do rrëzohet si në një skenë komedie. E dini pse? Sepse politika amerikane, forcën politike të Erdoganit e sheh si “forcën e pleshtit”.
Dhe ka edhe diçka që duhet ta kujtojë zoti Rama: ambasadorja amerikane që pritet të vijë këto ditë në Tiranë, është forcë politike anti – Erdogan, sepse kështu e ka quajtur presidenti i Turqisë kur e dëboi si nongrata nga Turqia. Edhe diçka zoti Rama: hiqe atë memorialin e shëmtuar turk, të dëshmorëve fals të Erdoganit, para sesa të vijë ambasadorja.
Megjithate, na duhet të theksojmë se gjithçka do të varet nga skema që do të përdorë politika amerikane si forcë për shpejtimin e vënies në veprim të Reformës në Drejtësi. Kjo sepse tani gjithçka është afër kurorëzimit të Reformës, por edhe reaksioni antireformë mendohet të jetë i madh. Prandaj, gjithçka do të varet nga fora e parlamentit, dhe këtu duhet të spikasë opozita e re parlamentare.
Opozita jashtëparlamentare tani, edhe pse ende ka vullnet kundërshtues antiteformë, nuk ka forcë se nuk është më në Parlament Prandaj, përfundimisht, na duhet të theksojmë se gjendja reformuese e Shqipërisë sot duket se mban me vete dy lëvizje që varen nga funksionimi normal i Parlamentit: shkarkimi i presidentit Ilir Meta, sa më shpejt që të jetë e mundur; dhe, fillimi normal i SPAK-ut. – sa më shpejt! E pra, pikërisht në këto dy pika vjen dhe qëndron edhe opozita e re për të dhënë ndihmesën e saj. Ashtu siç e theksuam më lart.
Ngjela?!
Te duket vetja burre i zgjuar?! Te duket se s’te njohim?! S’e dime, kush te ushqen?!
Ti ,je me plehra e kesaj kolonie “Anal-istesh” te ndar fort majtas e fort-djathtas,
Ti, nje pseudopatriot ,pseudo i ditur,pseudo i ndershem ,
Ti e kupton se Rama esht shumfish i hajdutit Basha e Hajdutit Meta…po ti per kete “hidhesh ne treg” …per te shprehur sigurine se :Basha, Meta, jane hajdute …Rama …nuk e dime te shohim….! per kete duhesh,per te anuar balancen,,,
Mbreti(Rama ) nuk ka besim me te Anal-istet e tipit Nano e Vangjeli apo vellezerit Na-Zar-Kohu, i duhet mjegull , i duhet nje risi ne anal-istes..dhe ky je ti…Bertet :ne fillim , ATA te korruptuarit…pastaj fillon vecon ate e te paguan..Analistet e tipit Vangjeli veteiskreditohen me dalje e sterdalje ne krah te padronit,…Ti,diskreditohesh ne kohe krizash,
Sa here ka nje krize ne Qeverrisje, ti je ne krah te padronit:
Kujto: Unaza, Xhafa, Pergjimet, Tahiri, droga,Teatri, Kashari, …etj…aty ti se ke luksin “e te dukurit gjoja i pavarur”.
Ngjela “patrioti” , e nxjerr gjysmen e Europes Iliri! Ata si ty n’a diskreditojne ne sy te botes dhe n’a bejne te pabesueshem per vceshtje te drejta si ajo e Camerise , apo e Maedonise Shqiptare,
Jane ata si ty qe zhurmojnedhe erresojne pretendimet shekullore dhe racionalen te rraces sone dhe n’a bejne te pabesueshem per perendimin.
Ky plehre vllahe eshte I biri I Kico Ngjeles antar I byron politike.Edepsez bab e bire!!!
Ha gjize, Agush Sokoli
ky duket si macoku me cizme
shikoni si i ngre syte dhe gishtin per te treguar mencuri
shkurt _ Mendoj dhe e besoj se ikaj e opozites nga parlamenti ka qene nje ” kurth” i pregaditur me shume djallezi nga politikat amerikane. Lulzim bashes i thane se dil nga parlamenti se do kalohet ne zgjedhje e ti do fitosh! Nderkob=mbetaret e dinin se me kete opozite nuk kalonin ligjet per reformen ne drejtesi, ndaj donin nje opozite te re por pa kaluar ne zgjedhje te pergjithshme ( pasi kjo do donte kohe dhe reforma nuk priste ). keshtu qe opozota e pabindur iku dhe u zevendesua me opozite te re- ku te gjitha nenet e reformes ne drejtesi u votuan e do te votohen. ja keshtu mendoj.
Faleminderit te gjitheve
Z.Avokat:Hiqesh sikur di shume gjera ne mendjen e Amerikes…por i fut ne nje thes te gjithe te korruptuarit e shekullit 20,21.Ketu fut edhe Edi Ramen.Ketu e ke gabim nga marazi se nuk te dha nje thele.Une kam arsye te kundershtoi.
1-E.Rama u kerkoi vet SHBA+GJERMANISE qe ta ndihmonin per re bere kushtetuten e Re-Reformen be drejtesi.Dhe ata e bene me kushtin qe Rama te jepte garanci per ta votuare.Dhe Rama ndaj kerkoi 71 deputet ne mandatin e pare.Dhe vijme te votimi vetingut me 140 deputet,ku PD+LSI u detyruan nga LUJA te votonin…dora larte e koka poshte.
2-Tanime Rama kete reforme me ivestim Amerikan dhe BE duhet ta çoi deri ne fund me deputetet e tij dhe opozitar te rinje.Ndryshe reforma sabotohet dhe kthehen ne detyre te skualifikuarit e medhenje.
3-SPAKU fillimisht duhet te dergoi ne REÇ- Saliun,Liken e Lulin etj.nga e djathta dhe e majta.Ne fund mund te shkoi dhe Rama nese vertetohet korrupsion konkret e jo shpifje prej dixhitalbi.
4-Une nuk kam besim se SPAKU do çoi ne burg te larte-petmendurit.Pasi nuk mund te fusi ne burg djali -babain.Dhe babai i te gjithe te kqiave ne kete vend eshte SB.PIKE.
Kur ban edhe ky si analist !!!
Sa rrespekt kam pas dikur per kete njeri, e sa i pa-skrupullt m’doli !!
Ca ti bash ? Duket se jam rrace Shqiptare, rrace naive .
Avokat, qe Amerika eshte udheheqese e reformes ne drejtesi, tani e kane marre vesh edhe femijet e kopshteve e s’ka perse te rrish duke e perseritur ne cdo shkrim qe publikon. Kjo nuk te ben me proamerikan. Dhe e dyta, i jep nje keshille Edi Rames qe te heqe memorialin turk te vendosur koheve te fundit ne Tirane. Me kujtove nje sekretar te pare partie qe i raportonte xhaxhit se i shembem kishat e xhamiat dhe e zhdukem fene. Se sa u “zhduk” u pa ne vitin 1990 e ne vazhdim. Eshte mendesia, bindja, arsyeja qe u prin veprimeve. Konstruktohen ato, mandej u vjen radha shembjeve. Per problemet e tjera qe ngre do te flase koha se ke te drejte.
O TAKU je Legjendé dhe i Paarritshém ! Mos u ndal TAKU , sepse mezi i presim SHKRIMET tuaja BRILANTE té radhés . RESPEKTE pér AVOKAT SPARTAK NGJELÉN
Reforma ne drejtesi nuk eshte e simbolizuar nga individe apo grupe individesh. Ajo eshte institucion dhe si e tille do haje koke nga te gjitha anet. Tendenca jote zoti avokat eshte te barazosh Ramen me Salen, te besh dallim midis opozites parlamentare dhe shumices, por gabon. Ka te mire dhe te keqinj gjithandej. Spaku do u haje koken individeve te korruptuar nga te gjitha krahet. Ndersa per Ilirin, Salen dhe Bashen ka probleme te hapura me ligjin, per Ramen ka vetem akuza me llafe nga opozita. Ndersa Sala Iliri dhe Basha kane sabotuar hapur reformen ne drejtesi dhe po ashtu hapur kane ngrene dru na Amerika, per Ramen nuk egziston e njejta situate. Keshtu i dashur avokat, ti nuk do mbetesh i madh ne sy te popullit per faktin se nuk nuk je i zoti te besh dallimet perkatese, por do mbetesh i vogel ne syte e popullit si karjerist i pandreqshem dhe qejfmbetes deri ne kocke. Tipik Shqiptar dhe jo Amerikan qe mundohesh te hiqesh.
Kushdo qe te paguan ty Taku,,,,i ka hudh paret ne pus.
Ju qe kundershtoni Z.Ngjela Ju djeg Suma duket.se mund te jene pjese e arradhes se te Korruptuareve.Mbaroi Filmi Reforma per Drejtesi do te realizohet teresisht SPAK dhe BHK jane ne rradhe te Pare per Veprim.Me zi po presim qe te shohim prapa hekurave te gjithe legenet e korruptuar te Politikes Shqiptare.kemi besim tek SHBA dhe BE.Shpresojme te shohim Dite ma te Mira.
Cilido qe shan Takun….ka sha vet Pragun…e shtepise dhe partise…
Duke qene i rrjedhut, domosdomerisht je i pjerdhur.alifmatraki
E njejta muzike, te njejta llafe. Ndryshoje avazin Avokat.
Z.Sokol! Jane ca analist qe merzisin shume popllin: pyetja eshte
B.faqeziu, Andi Bushati, Illi Rakija, Armonc Shkallueri, Andi bejtja, Artur zheji,Kos Lubonja, Turra Zheji, Arton Hoxha, edhe ca te tjere.
Na thuj er Kole ndonje gje. Se thone keta i ka kap Roma. Jane te poshter dhe bejne gjasme sikur mbrojne Lulin.