Nga Gjergj Meta
Mondi është mësues historie me profesion. Ka mbaruar shkollën e lartë në vitet e fundit të komunizmit. Punon drejtor në një bashki jo shumë të madhe. Në biseda private në kafe është kritik ndaj kryetarit të Bashkisë dhe krejt qeverisë, por bisedat e tij janë gjithmonë me zë të ulët, duke shikuar majtas e djathtas dhe asnjëherë nuk del publikisht kundër, qoftë edhe me një pëlqim virtual në një status facebook-u kundër qeverisë.
Ermiri është djalë i ri, ka mbaruar shkollën e lartë, me rezultate disi, dhe është emëruar drejtor në një drejtori të rëndësishme të administratës qendrore. Merita e tij e vetme është militantizmi, pasi nuk ka pasur asnjë përvojë të mëparshme pune dhe rezultatet e tij të shkollës nuk e justifikojnë pozicionin që ka. Gjuan çdo status Fb kundër qeverisë dhe kryeministrit dhe kundërshton me zell të madh. Zelli i tij ndaj partisë që e ka futur në punë shkon deri në dhunë. Ky ka lindur diku nga viti 1992 dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me regjimin, përveç faktit që prindërit e tij ishin nëpunës të thjeshtë të shtetit shqiptar dhe jo anëtarë partie.
Dauti ka qenë në burg politik për shumë vite. Në biseda private është shumë i ashpër ndaj komunizmit dhe ndaj disa individëve që e kanë persekutuar dhe që jetojnë në qytetin e tij. Por kur i takon ata ka një si lloj nderimi a droje ndaj tyre dhe i buzëqesh gjithmonë, ulet në kafe me ta dhe në biseda fillon dhe trajton shembuj komunistësh që kanë mbrojtur njerëzit dhe të burgosurit politikë.
Jerina është një vajzë 20 vjeçe. Gjyshin e saj e kanë pas burgosur dhe internuar gjatë regjimit. Ajo ka lindur në vitin 1999. Retorika e saj kundër regjimit komunist është shumë e ashpër. Madje në biseda konfidenciale ajo thotë se ka makthe me burg, policë që arrestojnë, tortura nëpër qeli etj. Kur flet për komunizmin në një pikë fillon e dridhet e gati sa nuk qan.
Dhe shembulli i fundit nga bota e politikës. Viti 1945, ardhja në pushtet e komunizmit ka një retorikë të tipit: armiqtë e popullit në litar, para pushkës etj. U tha u bë.
1991–2019: çdo opozitë në këto vite ka përdorur në mënyrë të shpërpjesëtuar, duke i kthyer madje në kryefjalë, shprehje të tipit: “burg, pranga, kriminelë, hajdutë” e leksik tjetër të ngjashëm. Analogjia ndërmjet këtyre kohëve është e frikshme edhe pse krejtësisht e pavetëdijshme nga ana e aktorëve. Mjafton të krahasohet kjo retorikë me ato elektorale të vendeve si Italia, Franca, Gjermania, Danimarka etj., dhe do të shihet një ndryshim thelbësor, aq sa është thelbësor ndryshimi midis shoqërive.
Janë vetëm disa shembuj, dhe ka pafund të tjerë, të një situate mjaft alarmante të shoqërisë shqiptare. Edhe pse rastet e mësipërme nuk janë të gjithë tërësisht të lidhur me traumën, ata kanë një lidhje të tërthortë me të, e të tjera lidhje të drejtpërdrejta. Shoqëria shqiptare është një shoqëri e traumatizuar dhe kjo traumë ka një emër dhe një shkaktar: komunizmi. Trauma më e madhe, sikurse do ta them edhe në vijim, ka të bëjë me ndarjen dhe polarizimin e shoqërisë. Kjo goditje ka dëmtuar, ka çarë përmidis rëndë individin dhe shoqërinë shqiptar. Fakti që ende ka shumë njerëz që reagojnë kur shkruhet për komunizmin duke thënë, ose “po lëre se ka kaluar” ose në mënyrë agresive duke përmendur lavdinë e asaj epoke, do të thotë qartas se ajo kohë është ende e gjallë në jetën e shoqërisë tonë me të gjitha efektet e saja.
Fjala “traumë” është një term klinik, prandaj duhet kujdes në përdorimin e tij. Përdoret në mjekësi dhe në psikopatologji. Unë do ta përdor në rrafshin e kësaj të fundit. Në psikopatologji, me fjalën traumë, kuptojmë një përvojë kërcënuese ekstreme, e papërballueshme, e pashmangshme, përballë së cilës një individ është i pafuqishëm.
Ky është një ndër përkufizimet e traumës psikologjike dhënë nga një prej studiuesve më në zë të kësaj teme, Ven der Kolk. Kohët e fundit, i interesuar për pasojat e komunizmit në Shqipëri dhe shfaqjet e tyre në sjelljet e shoqërisë dhe individëve, kam hulumtuar materiale, se si trauma dëmton jo vetëm individin, por edhe kolektivin. Madje kjo e fundit, pra trauma kolektive, nëse nuk trajtohet, mund të kthehet në historike, d.m.th. e trashëgueshme.
Një psikolog i famshëm italian, Luigi Zoja, thotë kështu: “Në shekullin XXI, sikur ndodh pas traumave epokale, e shkuara (e ka fjalën për fashizmin dhe komunizmin) nuk është përpunuar dhe tejkaluar, por vetëm është harruar dhe tjetërsuar…Në disa epoka dhe vende, për shkak të “nevojave” historike, ikja nga ajo çka është evidente si edhe nga realiteti, mund të mos kufizohet vetëm te individi, por mund të kthehet në një psikopatologji kolektive”.
Trauma e shkaktuar nga komunizmi në Shqipëri “i ka rrënjët në gjak”, sikurse thonte një parullë e asaj kohe. Kjo traumë ka përfshirë jo vetëm individë, por gjithë shoqërinë shqiptare. Ajo nuk kufizohet në një kohë të caktuar, por shtrihet historikisht e trashëgohet edhe tek individë që nuk e kanë jetuar atë kohë e që kanë lindur në vitet e fundit të komunizmit, ose edhe në vitet e demokracisë. Trauma psikologjike e prindërve apo edhe gjyshërve trashëgohet te fëmijët, te brezat në përgjithësi.
Një nga aspektet më të tmerrshme të traumës është kur shkaktari i saj, dhe ai që ka për detyrë të mbrojë viktimën, janë i njëjti person. Në Shqipëri ka ndodhur një përdhunim në familje. Ata që kishin për detyrë të mbronin qytetarët e tyre i kanë shkaktuar një traumë të madhe, duke ndarë shoqërinë, duke bërë armiq një palë e skllevër të verbër palën tjetër dhe duke i kundërvënë me njëri-tjetrin. Pa përmendur torturat, terrorin, si në rastin e të pushkatuarve në Qafën e Valmirit, apo në Gurëz të Kurbinit, keqtrajtimet nëpër burgje e kampe si ai i Tepelenës; retorika e përditshme poshtëruese që përdorej ndaj anëtarëve të një familjeje që kishte pasur një person me cen në biografi, duke filluar që nga fëmijët në shkollë me fjalë të tipit: “Mos rri me të se është djali i armikut!”, e deri në pengimin e shkollimit, fejesave e martesave e kështu me radhë. Dhe pasojat janë shumë më të mëdha se sa po të kishte qenë shkaktar një pushtues apo një i huaj në përgjithësi. Trauma e komunizmit është një traumë brenda familjes, nga njerëzit tanë.
Sigurisht kjo kërkon studime, se në çfarë mase ka ndikuar dhe cilat janë shenjat e kësaj traume sot në shoqërinë tonë, por e vërteta është se kjo traumë nuk është trajtuar, madje është shmangur dhe heshtur. Ja pse sot kemi një shoqëri të traumatizuar e cila ka shfaqjet e saj në frikën që e kaplon për të ardhmen, në frikën ndaj kritikës e ndaj eprorit, qeverisë apo privatit, sidomos kur je i punësuari i tyre. Po ashtu, një shenjë e kësaj psikopatologjie kolektive janë mendësia totalitare dhe mesianike që grupe dhe individë të caktuar kanë sot në Shqipëri, e shprehur sidomos në forumet politike, por edhe në grupe të caktuara artistësh e akademikësh.
Dekomunistizimi prandaj nuk është një fakt simbolesh apo teorish, nuk është çirrje kundër komunizmit. Dekomunistizim do të thotë detraumatizim dhe trauma trajtohet klinikisht. Nuk mjafton vetëm studimi i komunizmit, hapja e dosjeve, kujtimi i së kaluarës apo aq më keq, dalja me logjikën “ka kaluar tani” apo “të gjithë kemi vuajtur në atë kohë”, por duhet një përpunim shpirtëror dhe psiko-afektiv i kësaj të kaluare traumatike.
Ikja e shqiptarëve në vitet ‘90 dhe ajo e viteve të fundit, qoftë si dëshirë e qoftë si fakt, është ikje nga trauma. Nuk është vetëm nevojë ekonomike, është mbi të gjitha ikje nga realiteti, mos durimi i këtij realiteti dhe i hijeve që ai mbart. Është një protestë e heshtur ndaj realitetit traumatik edhe pse ndoshta jo protesta e duhur. Ikja e zhvendos problemin, por nuk e zgjidh, sepse trauma të ndjek kudo nëse nuk e trajton.
Ja pse kemi njerëz publikë kaq verbalisht të dhunshëm, kemi babëzi ekonomike e skizofreni sociale. Ja pse ne kemi të rinj që, edhe pse kanë lindur në demokraci, bëhen militantë partiakë të verbër dhe kanë nevojë ende për lider që të identifikohen e nuk arrijnë kurrë të jenë vetvetja. Trauma e trashëguar i depersonalizon e i bën pa asht. U ngjajnë karkalecave të detit që sapo u heq koren, dalin si qull. Ja pse ka ende njerëz që duan të të heqin të drejtën e fjalës e madje të të tregojnë se çfarë duhet e çfarë nuk duhet të thuash e në rastin më të mirë bëhen këshillues “dashamirë” me fjalët: “Ç’të duhet ty, shiko punën tënde?” Kjo fjali e fundit dëgjohet vetëm në sistemet totalitare ose në ato mafioze të Italisë së jugut.
Për këto arsye demokracia nuk funksionon në Shqipëri, madje as me njerëz të rinj dhe nuk mund të ndodhë derisa të mos trajtohet trauma komuniste.
Europa fatkeqësisht këtë gjë nuk e ka llogaritur. Ajo ende mendon se ne duhet të plotësojmë disa kushte ekonomike dhe juridike për të qenë pjesë e saj. Një shoqëri dhe një komunitet politik i traumatizuar mund të arrijë standarde ekonomike dhe juridike të kënaqshme, por është e gatshme t’i hedhë në erë sapo të ndihet e rrezikuar. A nuk ka ndodhur shpesh kështu në këto vite? A nuk po ndodh ende sot? Standardet ekonomike e juridike i ngjajnë një kostumi të bukur që vesh një njeri me skizofreni akute, por që assesi nuk mund të ndryshojë gjendjen e tij klinike, madje e bën më të rrezikshëm, sepse njerëzit gënjehen nga pamja e jashtme. Brukseli nuk i njeh traumat e shoqërisë shqiptare e këta duan kohë të shërohen, nëse ndodh. Nuk i shëron as hyrja në NATO, as Liberalizimi i vizave, as Reforma në drejtësi e as Hapja e negociatave për anëtarësim në BE.
Viti i fundit ka treguar se sa e thellë është kjo traumë që do të na ndjekë për shumë kohë e do të ndikojë edhe në brezat që do të vijnë.
Studime mjaft serioze tregojnë se trauma e hebrenjve gjatë holokaustit ka pasur ndikim edhe te nipat e atyre që nuk e kanë njohur e jetuar atë kohë. Rastet klinike tregojnë për ankthe dhe ëndrra me burgosje, tortura e vrasje, sikurse në një nga shembujt e mësipërm.
Analogjia me holokaustin hebraik i shkon për shtat holokaustit të gulageve staliniane, të burgjeve të krejt lindjes komuniste dhe të atyre shqiptare. Kjo analogji historike dhe psikopatologjike nuk minimizon holokaustin dhe as maksimalizon terrorin komunist. Përkundrazi ndriçojnë njëri-tjetrin. Edhe ata që ishin jashtë këtyre burgjeve, kinse në liri apo ishin drejtpërdrejt a tërthorazi shkaktarë të traumës kolektive shqiptare, mbeten të prekur thellësisht prej saj dhe meqenëse kanë jetuar me një liri të gënjeshtërt dhe një pushtet që nuk e kanë pasur kurrë, vazhdojnë të jetojnë ende në iluzion.
Ne nuk e kemi trajtuar ende si dhe sa duhet këtë fakt. Ndoshta sepse jemi si peshku në ujë që jeton aty “natyrshëm”. Kemi vështirësi ta shohim nga jashtë dhe nga larg këtë plagë që na ka shkaktuar komunizmi. E ndërkohë, ajo vazhdon të shkaktojë viktimat e saj dhe të “gjakosë” ende shoqërinë tonë e ta bëjë atë të paqëndrueshme e shpresëpakët. Do të kisha dëshirë që kjo temë të trajtohej ende, pa zemërim dhe inat, por me vërtetësi në mënyrë që të shkojmë drejt një shoqërie të paqtuar dhe të paqtë për ne dhe për brezat që do të vijnë.
Si i behet morpsikollog?
Jep zgjidhje !!!
Vazhdon lufta kunder komunizmit per te mbuluar maskallareqet e ketij sistemi te poshter e te pa meshirshem qe po’ jetojme.
Ik ore bajge e Kishes –Komunizmi nuk na la asnje traume —-La trauma vetem tek ju parazitet e Besimeve fetare, dhe parazitet e klasave te pasura qe ishin mesuar te rripnin popullin
Ndersa per mbi 90 % te Shqiptareve Komunizmi ihste shpetim dhe jete dhe na beri njerezi duke e kthyer Shqiperine nga nje vend mesjetar feudal, ne nje vend modern Industralo-Agrar, sic thote Enciklopedia Britanike
Komunizmi na la trtashegimi Siptale falas,, sherbim shendetsor te shkelqyer ne cod fshat e qytet, qendra shendetsore edhe ne fshatrat me t ehumbura,
Komunizmi na la shkolla falas, univeristeti falas, me nje nivel mesim dhenie te shkelqyer,
Komunizmi na la falas uje e drita, na la falas shtepite ,
na jepete pune falas, dhe dinjitet ne pune e ne jete, sepse njeriune thjeshte nuke perkeje dot as ne pune as kudo,, se atehere kishte tamam ligje e drjetesi, jo sis sot
Komunizmi i la Shqiperise me qindra fabrika, Uzina, Hidrocentrale, kombinate, thau keneta e mocale,, krijoi toke buke, ndertoi pyje me vreshta , me ullinj , me portokalle e limona u mbushen gjithe kodrat e Jonufres,
malet u mbushen me plantacione me molle e fruta te ndrysme , me geshtenja e lajthi
u pyllezuar te gjitha male e kodra ,
u ndertuan per here te pare te gjitha institucionet e Kultures dhe te artit, u krijuan Akademite, shkencore, letrare, Ushtarake, detare, te aviacionit, etj
u krijua nje ushtri super moderne me tanke topa, raketa, avione, nendetse, anije luftarake,
Pra komunzmi krijoi tamam nje Shqiperi moderne, me njerez moderne qe e donin Atdheun dhe qe ishin te gjithe te shkolluar, larg droges, prostitucioniet etj etj
Dhe ja erdhet ju, funderinat e kombit shqiptar, te mbushur me urrjejtje,
Ju erdhet tamam si Pushtimi i dyte e Osman dhe shKAteruat cdo gje, cdoo gje –E cuat cdo gje ne zero, duke e cuar kombin tone 500 vjet pas,
Torbat e mendjeve tuaja te kalbuara nga filozofite e teologjite kriminale te cifuto-arabee, ju i kishit te mbushura me kisha e xhamija, me idete tuaja te okuppacioneve shpirterore
Ju na sollet vetem mjerim e varferi dhe shkaterrim total, te jetes sone , dhe kombit tone, me keto teorite e qelbura religjoze dhe pastaj me keto teorite e gjasme lirise suaj , ku na mbyti, droga, prostitucioni,, krimi ,
Ju bastarde te ndrye dhe parazite te neveroteshem e keni hedhur shoqerine tone ne nje krize te thellle morale, e cial shkaktohet nga vjedhjet qe ju ju beni shqiptareve,
si vjedhjet qe beni ju parazitet e besimeve fetare, ashtu dhe vjedhjet qe bejne politikanet e frymezuar nga ju
Pra, ngule ne mendje , o koke qyp i kishes, se kjo krize morale qe jemi sot eshte e gjitha pasoje e punes suaj kriminale ne ekto 29 vjet te te pas viteeve 1990
Mos na trego perralla me komunzimin se na fyen intelelktin e prpanices kur mundohesh te na hedhesh hi syve nje deficent si puna jote , ok?
Një pyetje kam për Mons. Metën: Mund të dalë hapur e publikisht kundër mendimeve të Papës, pa parë majtad e djathtas? Mund të kundërshtojë e të shkruajë lirshëm në facebook mendime që bien ndesh me vijën e Vatikanit? Komunizmi sigurisht që ka ndikuar negativisht në lirinë e shprehjes, por nuk është “patologjikisht” komunist çdo mendim që nuk shprehet lirshëm… Faleminderit!
O prift mashtrues!
Cfare pune ke ti o i djallezuar te merresh me politike?
Pse nuk flet ti per varferine e popullit,per gjakmarrjen,per buken qe prodhohet me miell kanceroz etj?
Merru me fene,se prandaj e zhduku Enver Hoxha fete,se ja edhe ti merresh me politike,o merhum,njelloj sic u moren ata katoliket e tu ne Shkoder qe bashkepunuan me fashistet!
I nderuar Z. Meta,
Jua pranoj arsyetimimin tuaj, por nuk bie dakord me frymën e artikullit që thjeshton një pjesë të problemeve tona me fajësimin e komunizimit të shoqërisë. Besoj se dhe ju jeni dakord që Franca, Gjermania, Danimarka, Italia etj. kanë qenë realitete të ndryshme shoqërore nga ne dhe para vitete 1930′ kur në Shqipëri filloi filiz-imi i komunizmit. Problemet e shoqërisë shqiptare lidhen dhe me otomanizimin shumë shekullor, fragmentarizimin krahinor, mungesën e një identiteti kohëgjatë, varfërinë e madhe etj. të cilat duhen analizuar në kompleks. Kjo nuk heq asnjë presje në lidhje me traumat e shkaktuara nga komunizmi dhe efektet anësore të tij dhe përballjen e drejtë me efektet e tij.
Ky eshte mendimi jot .Mendimi Im eshte ( qe duke kaluar vitet perforcohet me shume ) qe vite e LEGJENDES ENVER HOXHA ishin vite te arta . Me vjen keq por te pa perseriteshme .Po sot zotrote po shkele ligjet ne mbare boten te perkedhelin ????
Te pershendes Vjola,por kam dyshim se moderatori do ta censuroje komentim tim,se nuk iu pelqen shume e verteta!
Pretendohet se u rrezua socializmi dhe u vendos kapitalizmi dhe qe sipas tyre do sillte mireqenie per te gjithe shqioptaret njelloj,pavaresisht nga bindjet politike,ideologjike,fetare,krahinore etj!
Por ne fakt,pas 90-tes te gjitha u shume fishuan per te keq,ndaj shumica e shqiptareve sot jane te percare,te pa barabarte ne pasuri,zhvillohet nje Lufte Klasash shume here me e eger se ne socializem,aq sa shteti nuk elziston!
Ne se 90-ten iken rreth 30 mije vete,gjoja nga varferia komuniste,si spjegohet qe edhe sot pas 30 vjetesh mrekulli kapitaliste jane larguar 2 milione shqiptare,bile po te hape Europa dyert si ne 90-ten,rrezik ketu tre ikin te gjithe,pervec politikaneve dhe hajduteve!
Akoma edhe sot shqiptaret vuajne per buken e gojes,ndersa kryeministri i pa turp deklaron se “shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,as ne mesjete!
Kjo do te thote se ky kryeminister jo vetewm se nuk e njeh reaslitetin,por as ka nderment te degjoje as ankimet e fukarenjve!
E cfare mund te presesh nga nje kryeminister i tille faqezi,qe perbuz te varferit,qe i duhen vetem ne here ne 4 vjet kur vijne zgjedhjet?
Boll derdellitet per socializmin,se nuk kalohet shume duke thirrur “UJKU,UJKU,kur cakalli po ben kerdine”!
Rriteni mireqenien popullit me mire nga se e kishte Enver Hoxha dhe atehere nuk do keni nevoje te na cani trapin duke llapur kunder socializmit,se populli do ta vleresoje vete ate!
Posto komentin
Dom Gjergji! Jeni intelektuali me i madh i krishterimit shqipetar! Thuaje perhere fjalen tende ne Shqipërine kaotike!
Shkrimet tua na sjellin ne mendje Gjergj Fishten e madh!
Jeni nje shkendije ne erresiren ku e ka futur vendin politika e keqe!
Pres te shkruash me shume per politiken dhe zgjedhjet e reja!
Me respekt.
Andrea Serafini
Zotni, ty të është mbushur mendja se je i dërguar i asaj krijesës që sëra juaj e quan zot, perëndi, allah e ku di unë se çfarë tjetër. Me që është kështu, sipas teje, merru me punët e zotit dhe lere politikën se nuk do dalësh i nderuar! Para se të numërosh krimet e komunizmit, që sigurisht janë të vërteta dhe i dënojmë të gjithë, na numëro krimet e juaja këtu e 2000 vjet, krimet e pushtuesve të këtij vendi që ju klerikët e të gjitha feve keni bekuar, dhe dëmin e madh që i keni shkaktuar historisë së Ilirisë duke zhdukur e zhbërë gjurmët e kulturës së lasht që ju e keni quajtur pagane. Ka dhe më por mjafton që njerëzit të hapin sytë.
kërkoni në google emrin e këtij prifti e do habiteni me ato që thotë si të jetë kryetar partie politike!
E drejte, komunizmi traumatizoi Jo vetem shoqerine e asaj kohe po dhe ata qe kane lidhje me njerezit e asaj kohe. Te paret kane transmetuar te te pasmit friken ndaj shtetit dhe pafuqine per te reaguar. Kjo edhe pse kalimi ne demokraci u be permes strukturave komuniste. Ish komunistet nuk u ndeshkuan per krimet qe kishin kryer, ata moren pronat, ruajten pushtetin politik dhe ate ekonomik. Disa prej tyre komentojne duke hyjnizuar Enver Carin.
O Cobo!
Pse te mos hyjnizoj Enverin,kur ti hyjnizon Hitlerin?
Pse nuk krijuat edhe ju kelyshet e fashizmit nje parti,qe t’i mbushnit mendjen popullit t’u votonte,por ia dhate votat nje ish komunisti ( ne fakt agjent i UDB-se) Sali Berishes,qe grabiti tere vendin,pertcau popullin dhe desh na futi ne Lufte Civile?
ekstremizmi ideologjik e ben dhe njeriun e mire vrases por mos harro i nderuar se akoma ne emer te fese po vrasin shoqi-shoqin, edhe po qe per trashegimi komuniste te fillohet me trashegimine fetare sepse o jane pjekur njerez ne turra drush apo masakruar ne emer te fese o s’ka. Boll me gjepura, komunizmi ishte me letra sistem per vellazerine e njerezve, aq beri, keq beri, mire beri, nuk ka gje te persosur, hajde te distancohemi nga cdo trashegimi negative por cfare zgjidhej ofron i nderuar sepse edhe dhjerokracia prape po hame njeri tjetrin si qente dhe pallavrat tuaja vetem inkurajojne kriminelet dhe palacot sepse vjen e djela dhe pastrohen dhe fillojne nga e para te henen. Na lini rehat se sos gomari iku po nuk te lene dhe mizat. Hajde shendet i nderuar.
Te jeshe nje Prift i devotshem ,do te thote qe te mbashe ekuilibrin midis fese dhe politikes S e fundi shohim shkrimet e zotit Gjergj Meta ,Zoti e ndalofte , nese e lidh mbiemrin e tije me filozofin Komunist Ilir Meta Me pelqyen shkrimet tuaja dikur mbas ardhjes se asaj demokracie te vrerosur si nje dhelper ne mes te pulave simbolizoj Popullin Pyetja sot qe ke ecur perpara dhe je bere ca si Prift i perzier me Politiken ,Ben ca verejtje ,te cubguara ,Por sic shoh ne shkrime je ca si Demokrat ,qe eshte natyre e juaj fetare dhe me te drejte ju admiroj ,Por ndryshimi eshte se flet me ca cinizem per Qeverine e sotme Socialiste ,Dhe emri nuk ka lidhje me Njerezit qe sherbejne Ne lidhje me demokratet sikur i le me nje ane pa i trazuar Por do ishte e logjikeshme ,kur hun ne ato llogore te Politikes ,duhet te bejsh diferencimin nga ajo qe thua Komuniste dhe vazhdimesia me emrin Partiak Socialiste Tani duhet te ju pyesim ,kush jane keto artista demokrate qe te kane rrembyer zemren ty si Prift Katolik Se fundi po e mbyll Ata ujqer qe erdhen me nofken me Slogan per Democracy jane mbeturinat e ish Komunizmit dhe ju e dini te verteten se si vepruan kur erdhen si qengja te lindur nga Ulkonjat e Komunizmit . Ju jam nje keshille se jam gjyshi yt .Te besh barazimin e partive eshte sikur te shkosh ne Bordello dhe te zgjellesh njeren qe ti mendon se eshte qelibare ,Im ate thonte cfare do qe te zgjellesh ,Nje ere te njellojte kane So ju lutem ,leri teorite dhe krahasimet me keto te bekuat nga djalli Ti je Mirditor Une kam punuar me shume vite ne ato krahina Ai Popull me ka pelqyer, per mua ishte besnik dhe shume tradita per njohje e rrespekt te te parit familjar dhe ne pergjithesi shume popull human qe skishim ne krahinat e tjera dhe ka vuajtur me shume si nga ish Komunizmi ,edhe sot nga keto partite qe ta kane mjaltuar zemren si ajo P.D .Qe i tradhetoi i volli i cburreroje i degradoi me 2 gishta te sjellur nga doktorri i tropojes bashke me lulushin e monen nga Dibra Jo shume melankoli por Humanizem dhe vllazeri Amen
Shqipëria do jetë një vend i lirë, vetëm kur hoxha i fundit të varet me zorrët e priftit të fundit.
Enver Hoxha.
Me i traumatizum qenke ti o idjot qe ke ber kte artikull , sa per dienin tende SHQIPTARET fjalen stres e mesuan ne vitin 90t , se deri ne ate koh benin nje jet fare te qet , ku te ter ishin ne mardhenie pune ne shkolla e kudo , ku njeri nuk te thosh plaç me goj dhe ku te merte malli te shikoje nje polic me sy , te ter lagjen 10 ne at koh e ruante vetem nje polic ishte i plotfuqishem kaq , por kurr njerzit qe shkonin ne pun ne shkoll dhe nuk shkelnin ligjet e atij shteti nuk kishin pun fare me policin , ne at koh nuk te binte kerkush ne qaf kot , kta qe ka vrar komunizmi ishin ata kriminelet e luftes qe vrau dhe anglia franca dhe e gjith bota ishin bashkepuntoret e antifashizmit antishqiptaret qe kishin lyer duart me gjakun e kti populli ne llogari te nazifashizmit , kurse gjyshi asaj qe dridhet dhe shikon endra mashtrusish me donkishot ka qen noj legen dhe alabak ne kohen e PPSHs qe nuk shkonte ne pun , por vidhte mashtronte dhe thyente ligjet e shtetit , se ne te kundert ne tiran lindem e u rritem dhe ne dhe sna ka par syri kurr noj terror ne at koh , sot po shikojm terror kudo me vrasje vjedhje drok mashtrim e prostitucion , por ju kto nuk ju bien ne sy , si ty o dallkauk qe ke ber kte shkrim dhe asaj qe dritherohet per ne kohen e meparshme , kurse sot i duket vetja si ne parajs , arsyeja esht qe si bien kto gjera ne sy sot se jan kontigjent i degjenerum abuzueshis hajdutesh drogmenesh e kriminelesh dhe ne kte koh jan aty ku kan deshiruar me koh si llum i teashgimis te kti populli , se njerzit e rregullt sot nuk e gjein dot veten gjekundi , se esht koha e kti legeni qe ka ber kte artikull dhe asaj mbeses qe dritherohet per die ku ishim me jet te garantuar , se ksaj trazhgimi gjyshi i ka len huqe dhe vese qe i shkojn per shtat kti sistemi , ne dritherohemi per ate djalin qe u vra ne pun pa faj , kjo na dritheron , por per sa i perket sistemit te shkuar ishim te sigurt per jetet tona , ju paçavuret e prapagandes sot , si njerzit qe xhvasni vidhni mashtroni dhe vrisni kte popull sot meqe esht koha maskarenjve , lodheni kot se ne jemi gjall shumica qe e dim se die ishim me jet pun dhe shkoll 100 per 100 te garantuar.
Me i traumatizum qenke ti o idjot qe ke ber kte artikull , sa per dienin tende SHQIPTARET fjalen stres e mesuan ne vitin 90t , se deri ne ate koh benin nje jet fare te qet , ku te ter ishin ne mardhenie pune ne shkolla e kudo , ku njeri nuk te thosh plaç me goj dhe ku te merte malli te shikoje nje polic me sy , te ter lagjen 10 ne at koh e ruante vetem nje polic ishte i plotfuqishem kaq , por kurr njerzit qe shkonin ne pun ne shkoll dhe nuk shkelnin ligjet e atij shteti , nuk kishin pun fare me policin , ne at koh nuk te binte kerkush ne qaf kot , kta qe ka vrar komunizmi ishin ata kriminelet e luftes qe vrau dhe anglia franca dhe e gjith bota , ishin bashkepuntoret e antifashizmit antishqiptaret qe kishin lyer duart me gjakun e kti populli ne llogari te nazifashizmit , kurse gjyshi asaj qe dridhet dhe shikon endra mashtrusish me donkishot ka qen noj legen dhe alabak ne kohen e PPSHs qe nuk shkonte ne pun , por vidhte mashtronte dhe thyente ligjet e shtetit , se ne te kundert , ne tiran lindem e u rritem dhe ne dhe sna ka par syri kurr noj terror ne at koh , sot po shikojm terror kudo me vrasje vjedhje drok mashtrim e prostitucion , por ju kto nuk ju bien ne sy , si ty o dallkauk qe ke ber kte shkrim dhe asaj qe dritherohet per ne kohen e meparshme , kurse sot i duket vetja si ne parajs , arsyeja esht qe si bien kto gjera ne sy sot se jan kontigjent i degjenerum abuzueshis hajdutesh drogmenesh e kriminelesh dhe ne kte koh , jan aty ku kan deshiruar me koh , si llum i teashgimis te kti populli , se njerzit e rregullt sot nuk e gjein dot veten gjekundi , se esht koha e kti legeni qe ka ber kte artikull dhe asaj mbeses qe dritherohet per die ku ishim me jet te garantuar , se ksaj trazhgimi gjyshi i ka len huqe dhe vese qe i shkojn per shtat kti sistemi , ne dritherohemi per ate djalin qe u vra ne pun pa faj , kjo na dritheron , por per sa i perket sistemit te shkuar ishim te sigurt per jetet tona mo na qa hallin ti idjot artikullshkrus , dhe ju paçavuret e prapagandes sot , si njerzit qe xhvasni vidhni mashtroni dhe vrisni kte popull sot me qe esht koha juaj e maskarenjve , lodheni kot se ne jemi gjall shumica qe e dim dhe e jetuam ate kor kur ishim me jet pun dhe shkoll 100 per 100 te garantuar.