Bëj programe, jo investigime Lulzim

25 Gusht 2019, 20:00Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Çdo ditë opozita e vjetër po del me raste të reja “investigimesh” që transmetojnë tek shqiptarët veçse mërzitje dhe neveri politike. Në mungesë të programeve dhe platformave të vërteta zhvillimore, Partia Demokratike është duke u marrë në mënyrë intensive me “investigime private”, që lidhen me jetën private të çdo socialisti që garon në fushata elektorale.

Për këdo prej tyre, Lulzim Basha ka urdhëruar të hapet dosje e veçantë, ku të përshkruhet hollësisht veprimtaria e tij nga vegjëlia deri në mature. Pra i bie që seicili prej tyre, të ketë në SHQUP, dosje të vetën, ku pasqyrohet “lindja, rritja, shkollimi, punësimi, përkatësia politike”, etj, etj. Në fakt PD është kthyer prej kohësh (duhet thënë prej vitesh) në agjensi investiguese, dhe kupola e saj drejtuese, është e gjitha në shërbim të kësaj strukture të re.

Duke lënë pas gjithçka, programin e saj politik, problematikat e shumta që lidhen me rrënimin strukturor, duket se ish-opozita e vjetër preferon të fokusohet në “biografinë” e kundërshtarit saj. Mungesa e ideve rracionale dhe programeve, e kanë transformuar PD e sotme në një lloj agjensie “imobiliare”, e cila merret deri me biletat e avionëve dhe faturat e hoteleve të çdo socialisti që “guxon” dhe del jashtë shtetit.

Duke harruar çfarë shpenzonin kur ishin në pushtet, duke harruar sa harxhonin në 1 vit para me udhëtimet e “punës” dhe ato familjare, duket se sot PD-së, i ka mbetur në dorë, të merret vetëm me biografitë dhe faturat e shpenzimeve të çdo socialisti. Aq e mërzitshme sa është bërë propaganda e biografive në SHQUP, sa që shumica e democratëve në rrethe shprehen se “kemi marrë fund, po merremi si Doktori dikur me kafetë e Nexhmijes”.

Bëj programe konkrete zhvillimore dhe jo investigime Lulzim, bëj të pamundurën (në rast se nuk ka mbetur gjë tjetër) që demokratët që të kanë mbetur , të zgjohen dhe shpërgjumen nga shpresa dhe besimi i humbur, pasi me “dosjet e kandidatëve” dhe faturat e restoranteve dhe hoteleve nuk do të ngjallësh asgjë tjetër, veçse zemëratën e ndjekësve të tu.

Bëj programe dhe jo investigime Lulzim, për të rikthyer në PD sado pak, frymën e të bërit politikë dhe jo llogje bulevardi. Të gërrmosh në jetën e tjetrit nuk është zotësi, të shkelësh privatësinë e tjetrit madje është shkelje ligjore, të nxjerrësh nga arkivat e pluhurosura foto dhe “dëshmi” bardhezi, dhe ti servirësh si “zbulime të agjencisë investiguese të PD”, është më tepër se qesharake, dhe jo zotësi partiake.

Në PD nuk janë shquar, dhe nuk shquhen për investigime profesionistësh, por thjesht për goditje pas shpine, të kujdo që guxon dhe shkel mbi “parimet e shefit të partisë”. Kjo ka qenë dhe mbetet e vetmja “fushë profesionistësh” që edhe sot e kësaj dite në SHQUP do ti gjesh me shumicë. Bëj programe dhe jo investigime Lulzim, sepse 2021 po afron, ashtu siç po afron për ju sërish humbja e rradhës, e cila do t’ju rradhisë “denjësisht” ju në skalionin e ish-partive që kurrë nuk bënë histori në Shqipëri, por thjesht ishin grupime të vogla kalimtare me politikanë tranzitorë.

11 komente në “Bëj programe, jo investigime Lulzim”

  1. po po programe,,, bjeri ti bjeri

    1. Grigor says:

      Oooo Artur,,
      Kujt i thoni investigim ju nga fshati juaj vlla, se ne francezet kemi fjalen e bukur gjermane “hetim”.
      Epo te tere pordhacë ju te fisit tonë mor aman?

  2. SHKELZENI says:

    P.D ESHTE BERE SI PPSH MERET ME BIOGRAFI

  3. lexusi says:

    Ama llaf dhe ti Artur , c’program do beje i ziu , a ka takat per ate pune , thuaji me mire vazhdo si c’e ke nisur se ka dhe ca rruge te arije fundin , po qe se eshte dakord SHQUP i .

  4. Protestuesi paqesor says:

    Luli ben ate qe di me mire dhe me mire ai di te investigoje me thashetheme, hamendesime, dyshime, sajime, incizime, filmime dhe dmth lesh me qime! Ky nuk ben as per dordolec kopshti, se ia hane lakrat harabelat!

  5. Orli says:

    Pse cfare prisje nga nje parti spiunesh dhe ish-spiunesh more z.Artur?!

  6. Tironsi says:

    PD eshte bere si komisariat policie

  7. Vlesh says:

    Kot i thu per programe Lulit! Ka 85% te elektoratit! Futja gjumit Luli! Po u zgjove te hoqen nga kryetar! Futja pordhes here pas here! Me rregull e ke!

  8. timo says:

    Luli, ska faj, vetëm atë punë di të bëjë. Edhe në Kosovë atë punë ka bërë. Ka hetuar luftëtarët e UÇK- së. E ka këthyer PD – në në hetusi. Faj kanë ata që e mbajnë akoma në krye.

  9. saliu says:

    Gjithsejcili ben me mire ate qe di te beje. Mos i kerko me teper Lulit ai kujton se do ti hapet kariera si ne kohen kur punonte ne Kosove dhe spiunonte luftetarete UCK tek nderkombetaret. Kete pune di te beje ai vetem te hape dosje e te spiunoje, pthu rrace e keqe.

  10. sulo Permeti says:

    Luli nuk ka marre akoma diplomen universitare…..ti i thua bej programe!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje