Gjini Dona
Po jetojmë kohën ku në fusha të caktuara po humbasim njerëz të mëdhenj, të shquar, të mençur, njerëz që me punën e tyre, në këto kohë tranzicioni, janë përpjekur t’i japin vlera shoqërisë tonë që po gërryhet nga kalbëzimi moral. Dhe me të drejtë media i ka bërë jehonë dhe njerëzit e thjeshtë kanë ndarë lajmin për humbjet në art, letërsi, gazetari etj.
Por në të ardhmen e afërt, dhe Larg Qoftë, (se nuk kam asgjë personale dhe lutem të mos i ndjell keq,) një ditë të gjithëve do na vijë radha të vdesim, do t’i lutesha medias që të bëjë kujdes me këto Jehonat e Humbjes së Madhe!
Le të provojmë, por gjithmonë Larg Qoftë!
Vdiq Sali Berisha (apo edhe ndonjë e sojit të tij prej politikani majtas a djathtas) Ju lutem mos na thoni Humbje e Madhe për politikën mbarë shqiptare, politika në zi!
Vdiq Qim Peka (apo edhe siamezë të tjerë gazetarë e analistë të këtij soji) ju lutem mos na thoni Humbje e Madhe për gazetarinë shqiptare, gazetaria në zi!
Vdiq Fahri Balliu:- ju lutem mos na thoni Humbje e Madhe për Median, media në zi!
Vdiq Koço Kokëdhima: ju lutem mos na thoni Humbje e Madhe për Biznesin, biznesi në zi!
Vdiq Ardian Fullani (apo edhe kokrra të tjera të këtij kallëpi): ju lutem mos na thoni Humbje e Madhe për financat shqiptare, dollari, euro dhe leku në zi.
Vdiq humoristi dhe aktori i “Madh” (ka shumë nga këta minjtë e tranzicionit që po e brejnë artin, që kanë marrë famë nga një tufë ndjekësish injorantë, bëjnë show e filma, këngë, xing, madje edhe LIBRA):- Ju lutem mos na thoni Humbje e Madhe për artin shqiptar, arti në zi!
Vdiq Armando Duka:- ju lutem mos na thoni Humbje e Madhe për sportin shqiptar.
Etj.!…
Psh nga drejtësia (m’i hoqi vetingu para kohe, megjithëse ka akoma)
Emri Mbiemri: ju lutem mos na thoni Humbje e Madhe për Drejtësinë Shqiptare.
Se kur të vdesin ata, artistët e vërtetë nuk dimë ku do të gjejmë fjalët e duhura dhe askush nuk do të na besojë më si në përrallën “Ujku, …ujku”
Këto janë humbje, por jo për shoqërinë, janë thjesht humbje njerëzore për familiarët.
BUKUR, TE LUMTE
Shume i modh Gjin, shume e vertete, ke shume te drejte…, me keto humbjet e mediokritetit, mjere populli..hahaha
E sakte,plotesisht e sakte.
Me shume vend!!
Te lumte . I ke rene pikes.
Te lumte . I ke rene pikes. Sidomos vdekja e Fahri Balliut dhe Qim Pekes.