Nga Eduard Zaloshnja
Një postimi publik të Neritan Sejaminit mbi “bijtë e etërve”, analisti Agron Gjekmarkaj iu përgjigj me një shkrim në gazetën “Panorama”. Sejamini mbrojti tezën se anatemimi i politikanëve të sotëm, për faktin se baballarët e tyre mund të kenë qenë pjesë e nomenklaturës komuniste, është një koncept totalitaro-komunist. Në kohën e diktaturës komuniste, argumentoi Sejamini, në qoftë se babai trajtohej si “armik”, ashtu trajtoheshin edhe fëmijët e tij të pafajshëm, madje edhe i gjithë farefisi.
Nga ana e tij, Gjekmarkaj, me sarkazmën karakteristike fishtiane, iu përgjigj Sejaminit se partitë në demokraci kanë edhe një vektor identitar përkatësie. Pa u futur në numra, të cilat nuk janë zeje e tij, Gjekmarkaj theksoi se elektorati i djathtë (i përndjekur gjatë diktaturës komuniste) e ka ndjerë veten të përfaqësuar nga PD-ja, deri sa pa marrë Basha frenat e saj në dorë. Avokati i Familjes Hoxha nuk mund të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ‘këlthet’ Gjekmarkaj në shkrimin e tij.
Por le ta ndihmojmë me numra këtë debat fjalësh…
Fillimet
Kur PD-ja fitoi zgjedhjet për herë të parë (në vitin e largët 1992), për të votuan 1 milion e 60 mijë zgjedhës nga 1.6 milion pjesëmarrës . Në fillim të viteve ’90, nuk zhvilloheshin sondazhe, por mund të thuhet pa frikë se shumica dërrmuese e të persekutuarve dhe të shpronësuarve prej regjimit komunist votuan atëherë për PD-në.
Me kalimin e viteve, votat për PD-në pësuan firo të vazhdueshme. Pavarësisht mungesës së sondazheve, mund të thuhet se kjo firo ndodhi edhe pse PD-ja, dalëngadalë, e humbi mbështetjen e të persekutuarve dhe të shpronësuarve prej regjimit komunist. Le të kujtojmë se në vitin 1994, vetëm dy vjet pas ardhjes së PD-së në pushtet, kjo shtresë zhvilloi një grevë urie, e cila u shpërnda me dhunë nga shteti i drejtuar në atë kohë nga Sali Berisha.
Në ditët e sotme
Dhe vijmë në ditët e sotme, kur sondazhet janë bërë pjesë e natyrshme e jetës publike.
Nga një sondazh që zhvillova para disa vjetësh për fondacionin e djathtë gjerman Konrad Adenauer, rezultoi se 30% e zgjedhësve shqiptarë me banim në Shqipëri janë nga familje që u persekutuan prej regjimit komunist për shkaqe politike ose pronësie (çereku i tyre janë nga familje që kanë patur fillimisht raporte të mira me regjimin komunist, por më vonë u persekutuan prej tij). Duke e përkthyer përqindjen e mësipërme në numra zgjedhësish (shihni Tabelën 1), mund të thuhet se rreth 630 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri i përkasin kësaj shtrese (s’mund ta dimë se sa jetojnë jashtë vendit).
Tabela 1. Prejardhja e zgjedhësve me banim në Shqipëri
Dhe sa prej këtyre zgjedhësve votuan në 2013-ën (kur PD humbi pushtetin) për partitë që e mbajnë veten për të djathta?
Nga sondazhi i sipërcituar, rezultonte se gjysma e tyre, rreth 330 mijë, votuan për këto parti në zgjedhjet e para 6 vjetëve, rreth 120 mijë votuan për koalicionin e majtë dhe 210 mijë nuk morën fare pjesë në votim (shihni Tabelën 2).
Tabela 2. Si votuan ish të persekutuarit me banim në Shqipëri në vitin 2013
Janë pikërisht mospjesëmarrësit e 2013-ës (200 mijë), që mund të konsiderohen si zgjedhës të djathtë të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura ndër vite të partive që pretendojnë se janë të djathta.
Teorikisht, ky 200-mijësh përbënte një rezervuar të mundshëm të votave për PD-në në zgjedhjet e 2017-ës. Por rezultati tragjik i atyre zgjedhjeve, sidomos në zonat urbane (ku jeton shumica dërrmuese e ish të persekuturave), tregoi se pati një korrelacion të fortë mes rënies së numrit të pjesmarrësve dhe rënies së PD-së, në krahasim me 2013-ën.
Sa më sipër shërben si indicie se 200 mijë ish të persekutuarve që nuk votuan për PD-në para 6 vjetësh u janë shtuar edhe shumë të tjerë. Me gjasa, sot mund të jenë bërë 300 mijë.
Që PD-ja të bëhet sërish një parti konkurruese për pushtet, duhet t’i bindë këta qindra mijëra ish votues natyralë të saj të rikthehen në kutitë e votimit. Më poshtë janë disa pika programore, që PD-ja, si një parti e madhe, mund t’i ketë si busull të saj për të ardhmen:
DEKOMUNISTIZIMI – Ndërmarrja e iniciativave ligjore për dënimin dhe korrigjimin e krimeve komuniste, heqjen e titujve dhe dekoratave të diktatorit komunist, nomenklaturës së lartë si dhe të gjithë shpurës të sigurimit të shtetit, si dhe praktikave më të mira ndërkombëtare në lidhje me lustracionin.
MUZEALIZIMI , KURRIKULAT SHKOLLOR dhe VLERSIMEVE HISTORIKE – Krijimi i muzeve të kujtesës në vendet e vuajtjes, ballafaqimi i nxënësve dhe studentëve me pasojat e krimit komunist nëpërmjet kurrikulave si me anë të eskursioneve, ndërtimin e memorialit Kombëtar të Kujtesës në Tiranë së bashku me murin e Nderit, përmbyllja e plagës së gjetjes së eshtrave të viktimave të komunizmit dhe martirëve të lirisë, caktimin e një date përkujtimore, ku i gjithë shteti dhe shoqëria shqiptare në mënyrë solemne të nderojë e respektojë viktimat e regjimit komunist si dhe martirëve të lirisë.
REHABILITIMI – Përmirësime gjithëpërfshirëse të ligjit të cungët të dëmshpërblimit (përfshirja e dosjeve jashtë afatit, zgjerimi i datës nga 9 nëntor ’41, përfitimi i dëmshpërblimit të internuarve, mos-zbritja nga dëmshpërblimi i vlerës së shtëpive të privatizuara dhe e letrave me vlere, konvertimi në vlera monetare ose asete të letrave me vlerë), përcaktimi i kuotës (15% – 20% të përcaktuara me ligj në programet e punësimit, strehimit dhe arsimit,pension nderi, personave të burgosur politikë dhe të internuar)
PRONA – Rivendosja e të Drejtës Kushtetuese e shtetasve mbi pronën e mohuar dhe të grabitur nga shteti diktatorial, duke i kthyer pronën subjekteve të shpronësuara në zbatim të nenit 181 dhe 41 të Kushtetutës duke eliminuar pasigurinë e titujve të pronësisë dhe faturën financiare që imponon legjislacioni aktual si dhe duke mbyllur konfliktet ndërmjet familjeve dhe hequr perfundimisht pengesat për investimet e huaja private, me qëllim realizimin e stabilitetit social dhe ekonomik.
DIASPORA – Krijimin e një fondi dhe banke investimesh për diasporën (aksesi prioritar i diasporës që disponon knoë-hoë dhe mjete financiare në ekonominë e vendit, si psh: projekte me partneritet të bizneseve të diasporës në turizëm, infrastrukturë, bujqësi, energji, industri dhe shërbime), si dhe propozimi i nje kuote fikse (jo me pak se 5%) për përfaqësimin e diasporës në Parlamentin e Shqipërisë.
SHTETI LIGJOR – Mbështeje e fuqishme e Vetingut dhe e të gjithë paketës së reformës në Drejtësi, sipas kërkesave të partnereve tanë strategjike (SHBA dhe BE), si kusht themeltar për mirëfunksionimin e shtetit ligjor në shërbim të interesave të publikut.(Real Story)
Ja ke fut kot…..nga I nxorre 630000 mije te persekutuar??? Pa lidhje….ky abuzon shume….
O Zaloshnja, deri ne sondazh ke folur mire, por kur ben ato propozimet, e prish krejt.
– Nje gje nuk keni kuptuar ju. Qe largimi i votuesve nga PD ka ardhur pikerisht nga ato propozime qe beni ju.
– Sepse zbatimi i tyre 30 vjet mbasi kemi nje rend tjeter shoqeror, 20, 30 apo dhe 40 vjecaret qe nuk i perkasin shtresave qe trajtohen me perparesi, do te ndihen ata te persekutuar, te diferencuar dhe shfrytezuar ne taksat e tyre , per te privilegjuar disa te tjere.
– Kjo nder vite ka larguar shume nga votuesit qe nuk i perkasin shtreses te persekutuar nga PD. Sepse ata ndihen te diskriminuar nga ajo parti.
Tjeter gje per te vuajtesit e drejtperdrejte, po te trajtohen me perparesi disa 30 vjecare dhe disa jo, kjo nuk shkon fare.
– Nje dite duhet te perfundoje trajtimi preferencial i nje shtrese ne kurriz te pjeses tjeter te popullsise. Aq me teper qe populli i njeh shume mire te persekutuarit e vertete, dhe ata qe manipuluan dosjet.
Shume te denuar per imoralitet, apo magaziniere e shitesa qe vodhen e rane deficit, shume pijanece, rrahes te grave te tyre, vrases, hajdute ordinere, komuniste te perjashtuar nga partia per veprime te ndryshme, kane mare statusin e te perndjekurit politik. Tani u dashka te perfitojne edhe femijet dhe niperit e mbesat e kurvareve dhe hajduteve.
Cfare kujtoni ju, nuk i analizon populli keto. Dhe c’ben, distancohet nga PD dhe ja firon votat.
Kjo ka ndodhur ne PD nga 1992. Ate e votuan shumica jo vetem te persekutuarit. Por duke pare politikat favorizuese, shumica qe nuk i perfitonte keti favore u largua nga PD.
Sot ka ardhur koha te vleresohet merita. Sepse favorizimi qe ju be te persekutuareve, ne spektrin afatgjate i demtoi ata. Disa u pasuruan lehtesisht dhe lane shkollat dhe studimet.
Ndersa femijet e shtresave te tjera, qofte dhe bijte e eterve, ju perkushtuan studimeve dhe sot shkelqejne ne pozicione pune te mirepaguara brenda e jashte vendit.
Plotësisht në një mendje me Jozin.
Te persekutuarit jane distancuar fare mga politika, sepse u eshte fyer inteligjenca. Ne fund fare jane larguar nga pislleku, sepse pislleku nuk ka ngjyre. Kur nje PD ist eshte i korruptuar, ose me keq akoma nje ish i persekutuar politikan prane PD se eshte i korruptuar nuk e kenaq pritshmetine e nje ish te persekutuari apo te djathti konservator. Elektorati ka ndryshuar mentalitet. Nuk coton me mbi bazen e urrejtjes ndaj komunizmit.
Ky ben shume numra me numrat.
Kush jane meritat o Jozi femijet e blokmeneve te vjeter apo atyre te rinjve. Si Meta qe ka keshilltare te bijen se Mona do ruaj partine. Per sa i perket idese tende qe do te zemerohe ca se do marrin ate qe i tako pronareve dhe te persekutuarve eshte normale, apo kur ju komunistat e ndyre rrembyet te gjitha me thune ishte e drejte. Plera,por faijin a ka PD sepse kjo shtrese nuk mund te jete nen urdhrat e Gjates.
Asnje parti majtas or me shume djathtas ,nuk beri denoncimin e ish nomenklatures Komuniste ,gje qe nga nisja e asaj Fasade demokraci u vesh me lekure si dhi , Vewndosja dhe ardhja e asaj faqe te nxire demokraci ,nuk beri hapin minimal drejt bardhesimit dhe mbrojtjen pa medyshje per demokracine ,qe erdhi si nje tufe lule duke u ngazelluar me dy gishta nga artista qe u sterviten gjate Rregjimit Komunist , Demokraci me te Zhulosur dhe te permjerre qe perjetoi Populli Shqipetar ,jane ditet me te zgenjyera ,te sjellur nga ca Morracake ,.Qe edhe pse erdhen pa Breke , shume shpejt filluan kerkimet dhe abuzimet se si te pervetesonin gjithcka qe u doli perpara P.D ,si sipermarrese e asaj te Zeze demokraci ,edhe pse trumbentonin se ishin pjese e Popullit ,jo e denigruan Popullin ,por e mashtruan dhe demoralizuan ,gjithcka qe ne fillim thirrnin si telladhe , sa u bene bajate dhe te neveritshem nga Populli Cfare thane si fillestare per ate bastarden Slogan per Democracy , asnje premtim jo qe smajten ,por brekegrisurit qe qelben Kombin ,shume shpejt u bene Milionere me Eurot e Popullit deri ke Floriri i Krrabes . Sot degjojme dhe verejme nje shalengjitur demokrat Super/Hajdut ,qe jo se nuk kerkon ndjese per Pislleqet qe beri ne Qeverine e plakut Dobic Berisha ,por sikur e quan vehten te lare se e pastroi gjykata e imponuar nga plaku dobic Berisha dhe hidhet si Homoxexual gjate festave qe bejne ,vetem me nje ndyshim ,duket i lyer dhe perlyer me bojera qe kushtojne per ta nxjerre me te Zi se eshte Dibrani lider i P.D-se qe ka te gjithe ato hesapet te mbyllura nga te korruptuarit ne gjykate ,qe asnje sot nuk u kualifikuan dolen NUL jashte korrnizave te drejtesise ,Se shpejti kemi SPAK ,dhe demonstrata ,Te ja leme te ardhmes kush fiton Sala .Meta ,Lulushi or Mon e lodhur se fundi me Rinine Se fajesoj don te shijoje jeten o me Homot ,o me Lesbian ,Nderi i kombit Shqipetar ,gruaja e pare si ajo e Trumpit Koke kungulli i saje burri me pantallona te shkurtera or Breke qe kushtojne ,qe dikur skishte fare cor te grisura ,duke i mbajtur pa lare ,na u ka bo si nje ciceron qe sjell ca gjera qe kur dhjesim ne nevojtore bien ere perc SPAK, and Jobe DONE DONE
Ka plotesisht te drejte. Ni dy, ni dy , shtrije komen te çifsha nonen o zaloshnja.
Ama ja kr fut kot ti Eduard Zoloshnjs ashtu sic ja fut krejt kot edhe Agron Gjekmarkaj. Bile atij Agronit me Frisur tipik katunari ja kreh pak bishtin me ca fraza si shprehjen VEKTOR obobobo Ç’far na gjeti. Bile e krahason me Fishtën pppppppp. Po çfar kanë të bëjnë qëndrimet apo stili dhe krijimtaria e Fishtës me përditshmërinë e sotme. Dekomunisticizmin nuk mund ta bëjë fare Pd-ja se më shum se çdo parti tjeter i ngjanë vet PPSH-s. Dhe në rrugëtimin e sajë është shkaktare e shum krimeve. Dekomunisticizmin mund ta bëjë shoqëria shqiptare duke dalur jasht klisheve të luftës kinse antikomuniste që kinse bëri Berisha me Pd-n. At mund ta bëjë shteti shqiptar i etabluar. Jo primitivët krahinor i tipit Gjekmarkaj.
Une jetoja ne fshat ne kohen e komunizmit dhe kur vija ne qytet per te blere buke nuk me ipnin se me thoshin qe eshte per qyetaret…dhe nuk mundemi te te japim.Hajde kur te mbyllim se mos ka ngelur ndonje buke.
630.001 jemi te presekutuarit sepse une nuk kam deklaruar si i presekutuar.
Me mendjen e Zaloshnjes…kush ngrinte doren e thoshte “hait hitler” ishte nazist.
Me mendjen e Zaloshnjes,ish boksieri me i mire gjerman ne kohen e hitlerit,qe humbi kastile ndeshje boksi me nje zezak amerikan sepse nuk e kishte qef fareeee hitlerin dhe idene e tij,por vajti ushtar( i detyruar) me nazistet,ishte/eshte nazist.
Zaloshnja…te qifsha trute!
Jozi me nje fjale Ju shkelqyet ne shkolla Morena e jashte vendit dhe dite vende te mira Pune.
Dhe e bete kete vend per ti dhjere ne te.
Ish te persekutuarit e dine se asnje nga keto parti pjese te bajges ppsh nuk do tju jepte ate qe Ju takonte.per shifren 630000 zaloshnja Ka te drejte nje llogari te Vogel bej shif nr te dosjeve ne akkp shumezoi me nr te trashegimtareve dhe te del llogaria vete.ish te perndjekurit ish pronaret nuk donin nga shtetit asgje pervec pronave te tyre
Bijte e eterve ti ndezin qiri ramiz alise
Qe vuri berishen ne krye te pd.
Qe denoi nexhin dhe ramizin per kafe
Ish hetues ish prokurore i futi neper ministrira
Privatizoi ekonomine Duke Ju dhene perparesi koministeve.
Ketij popullin ne si kemi marre asnje kacidhe
Perkundrazi na Ka marre.
Kush Ka marre harram Zoti i marrte jeten.
Sa per partite e spiunokomunisteve Ju jam bere m
Te gjithave.
Na ka mbetur mendja tek denimi i ish bllokut dhe katrura qe u be ato 45-vjet.Regulloni Shqiperine,coni pronen tek i zoti,ngrin ekonomine qe shqiptaret te mos e braktisin kete vend,dhe do te shihni seasgje nuk do te mbetet nga kujtimi i tyre.Vepra e “DEMOTAKERCITA”ne kete 30-vjecar po zbeh gjithmon e me shume endren demokratike.
Zaloshnja – Partite tona nuk kan humbje apo fitim zgjedhjesh. Mos bej numra me numrat ( sic tha nje komentues ma siper ).
Partite tona kane dal nga i njejti burim. Kane te njejtin gjak dhe te njejtin qellim. Ketu vota fitohet me rotacion, nepermjet vjedhjeve, blerjeve, shitjeve dhe presioneve te tjera, e nuk fitohet me merite. Nuk e kuptoj se me cfar lloj analize ke nxjerr keto perfundime ne nje shtet qe nuk funksionon demokracija !!
M’ban shume pershtypje ” asnjansia ” e jote !!
IK QIU BALLISTI MUTIT TI JE NGA NJE FIS QE AS TA VE AS TA HEQ IK MOR PLER MUTI ME SHIFRA LESHI PO TE VESH TETEM BEHE 630000 MIJTE PERSEKUTUAR O LEGEN
Mendimi joprofesional
Bravo !
Po’ kujt ja thu ketà skane as din as Iman.
O Xaloshja o rrot , po mire mo sa po e çon zotrrote nr. e te persekutuarve sepse po na thone edhe ato qe kan qene sekretar partish te organuzatave te byrove te komiteteve , komisar ne ushtri qe jemi te persekutuar si Sali Berisha Tritan Shehu , Çĺirim Gjata etj etj etj pa fund . Pastaj ti qe thua nuk ju eshte dhene ajo sa u takon po jepju ti nga xhepi jot more rrot . Ndigjo ti dhe te gjithe si puna jote qe po na propozoke masa dragònjane kunder komunizmit qe paska bere shum te keqija , se cili komunizem i paska bere vetem ti dhe medjat e kazaneve e dini se une e di qe nùk kemi shkuar hala asnje shtet ne bote ne komunizem por ju ngelet duke e genjyer kete popull . Po sot a din gja me me diftu gjithe keto vrasje qe po behen perdite ne emer te kujt behen apor edhe keto behen ne emer te luftes kunder komunizmit o pika qe nuk ju bie . A din gja ti edhe soj e sorollopi jot e gjithe Europa dhe Bota qe po i kupjojme ne nuk kane si justifikohen edhe ata per krimet qe ben kapitalizmi dhe fantazojne edhe ato per gjoja krimet e komunizmit qe nuk ka ardh hala dhe si munď te te shahet te kritikohet nje sistem qe nuk ka ardh hala more papagala more injorante .A nuk keni guxim ju kalemxhite tane dhe te Botes me kritiku krimet qe po behen ķeto 30 vjete gjoja demokraci , si vrasja e 8000 burrave brenda dite ne Bosnje gjithashtu vrasja e civileve te pafajshem ne Bosnje Kosove xhvendosja e mbi nje milion civileve kosovare vrasja torturimi i tyre apo ato vrasje dhe xhvendosje masive e popullates nga trojet e tyre ne Irak , Siri , Palestine Egjypt etj apo se jane popullsi muslimane . Hajde Europe e Bote e cilivizuar dhe e demokratizuar hajde apo vrasjet e torturat sot bahen ne menyre demokratike dhe pa ligj dhe kur jane bere me ligj ne disa shtete socjaliste para 70 vjetesh kritikohen sot , keto qe po behen sot bota dhe kalemxhinjet tone nuk ndihen fare .