Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney ka propozuar një valutë globale të ngashme me Libra-n e propozuar nga Facebook në mënyrë që të zgjidhet aop korrigjohet problemi i krijuar nga hegjemonia e dollarit amerikan.
Ndonëse një ide e paplotë, sipas bankierit britanik një monedhë globale do të zgjidhte edhe problemin e krijuar nga dualiteti mes dollarit dhe monedhës kineze.
Propozimi është bërë në simpoziumin e Jackson Hole dhe sipas tij realiteti i një bote multipolare kërkon një sistem valute multipolare, me një valutë sintetike “hegjemone”, që “reflekton monedha të besueshme si rezervë”.
“Libra, valuta e njoftuar nga Facebook është shembulli “i profilit më të lartë” i një monedhe elektronike”, tha Carney.
Monedha e re mundet të prodhohet edhe nga një rrjet bankash qendrore për t’u vënë në qarkullim sipas parimeve të Libra-s, pra duke shfrytëzuar rrjetin e përdoruesve të mediave sociale.
Dollari që reflekton luhatjet e politikës amerikane do të ishte më pak i rëndësishëm dhe më pak ndikues në politikën ndërkombëtare dhe ekonomi.
“Diçka nuk funksion më në sistemin financiar ndërkombëtar.
Dollari ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme: shumë sipërmarrje mbajnë llogari të shprehura direkt në valutën amerikane.
Shkëmbimet pra nuk arrijnë më të riekuilibrojnë tregun global.
Mjafton të shohësh se çfarë ndodhi në vitin e fundit.
Politika fiskale e SHBA-ve nxiti rritjen në një moment kur ekonomia amerikane ishte pranë një momenti të punësimit të plotë.
Politika monetare duhet të “shtrëngonte” ndjeshëm, në respekt të mandatit të dyfishtë të Bankës Federale.
Rezultantja e dollarit dhe pasojat financiare përkeqësuan kushtet financiare të pjesë më të madhe të ekonomive të tjera, më tepër sesa do ta diktonin kushtet e tyre të brendshme”, tha Carney.
Shkëmbimet tregëtare bazuar mbi dollarin kanë sjellë edhe rritjen e shëkmbimeve financiare mbi këtë monedhë me rezultatin se “cikli financiar global është një cikël i dollarit”.
Carney ka gjetur edhe shprehjen e duhur për ta bërë të kuptueshëm problemin. Ai ka modifikuar thënien e ish-sekretarit të Thesarit John Connally, “Dollari ynë, problemi juaj”, në “çdo problem i yni është edhe i Juaji”.
Parimisht dollari funksiononte për një botë unipolare që nuk ekziston më. Ndaj edhe ekonomia kërkon diçka të re, pavarësisht se i intereson apo jo SHBA.
Pordhe me rigon! Te gjithe duan te tregetojne ne tregun amerikan por ti ruajne dollaret qe vjelin ne dicka tjeter… por jo ne dollare.