Treni Tiranë-Durrës-Rinas: Avancon zbatimi i projektit, BERZH zgjedh kompaninë që do mbikqyrë punimet

20 Gusht 2019, 22:30Ekonomia TEMA

Banka Europiane për Rindërtim  dhe Zhvillim ka përmbyllur procedurat për përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë mbikëqyrjen e punimeve për rehabilitmin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të linjës së re drejt Rinasit.

Përzgjedhja e kompanisë shënon një avancim në realizmin e një prej projekteve më të rëndësishme në fushën e  infrastrukturës hekurudhore.

Sipas BERZH, nënshkrimi i kontratës do të bëhet në datën 31 tetor 2019, ndërkohë që kohëzgjatja e saj do të jetë 44 muaj.

Financimi do të bëhet nga kredia që BERZH ka akorduar për realizimin e këtij projekti dhe kap vlerën e 1.5 mln eurove.

Ndërkohë që në total, ky institucion do të financojë veprën me një hua prej 36 mln euro. Kosto totale arrin në 90 mln euro.

Përveç kredisë së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 16 mln euro financohen nga buxheti i shtetit, ndërsa 35.4 mln euro janë grant i Bashkimit Europian.

Sipas projektit, linja e rehabilituar Tiranë-Durrës do të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h.

Ndërkohë që linja e re që synohet të shtohet, fillon në km e 27-të nga Durrësi dhe përfundon me një terminal pasagjerësh në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Pavarësisht se nuk është vendosur ende, çmimi i biletës pritet të kushtojë nga 1-1.2 euro.

6 komente në “Treni Tiranë-Durrës-Rinas: Avancon zbatimi i projektit, BERZH zgjedh kompaninë që do mbikqyrë punimet”

  1. Reale says:

    Disa projekte strategjike nuk kane avancuar nder vite , pasi qeveria ka bere te pamunduren me cfaredo lloj menyre , qe ne keto projekte te angazhoj klientet e saj oligarke . Pra, dallavere dhe pazare ordineresh.
    Keshtu ka ndodhur edhe ne rastin konkret…, prandaj BERZH, por dhe te tjere jane skeptik te hedhin leke ne shqiperi.
    Mjafton te shohesh se sa investitor ka terhequr Maqedonia dhe Serbia

    1. prizem says:

      BERZH ne total ka investuar ne Shqiperi 1.3 miliarde Euro, ne Maqedonine e veriut 1.8 miliarde kurse ne Serbi 5.3 miliarde Euro. Ne raport me popullsine pak me mire Maqedonia por megjithate jo ndonje gje shume te madhe krahasuar me Shqiperine dhe Serbine.

  2. Dori says:

    Po Tirane-Rinas nuk do te kete linje treni?

  3. Xen Sykoqepordha says:

    Po transporti publik hypur mbi gomer, kur do te zhvillohet ? Perse e injoron qeveria ? Rrofte Sali Berisha! Urra.

  4. GAZETARJA says:

    Lum kush do te rroje , do shoh Shqiperine , Zonje ! Po vjen me ne fund koha e Rilindasve te vertete , pe relizohen enderrat e Naimit dhe “Frashellinjve ” te tjere !

  5. qytetari-tiranas says:

    44 muaj eshte pak si shume kohe moree;eshte enderr e shume durrsakeve dhe tironcve qe te behet kjo linje e ju thoni 44 muaj;pse nuk vini afat me te vogel psh.18 muaj dhe te punoni dite nate;kjo linje duhet te jete funksionale nga durresi brenda ku eshte stacioni deri ku ka qene stacioni ne tirane ne blvd e ri se ska kuptim vend tjeter,ne cdo qytet evropian stacionet e trenave jane ne brendesi te qyteteve;treni te jete elektrik me orare dr-tr-dr cdo 30 minuta nga 07am-22.00pm e ne oret e nates psh. ne 24.00, 03.00, 06.00; shpejtesia te mos jete me shume se 30 minuta e cmimi biletes eshte OK,kushtet brenda ne tren te jene shume te mira e kush e demton trenin te beje burg e gjoba miliona leke;bravo E.Rama po arrite tja rikthesh kete linje hekurudhore Durresit e Tiranes; dhe pse mos te kete edhe hekurudhe elektrike Durres-Prishtine, Durres-Pogradec-Korce, Hani Hotit-gjithe vija bregdetare-Vlore; e te ndertohen linja nderqytetese neper Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje