Momenti i parë kur kandidatja për kryeministre e LDK hyri në politikë dhe gafa epike e Thaçit që e bëri të njohur

27 Gusht 2019, 12:33Rajoni TEMA

Vjosa Osmani hyri në skenën politike 10 vite më parë, duke patur si start një akt simbolik që u mbajt mend gjatë.

Ajo  shkaktoi simpati qysh në daljen e parë publike, pasi në një formë kurajoze korrigjoi publikisht Thaçin në një gafë epike.

Ishte korriku i vitit 2008 kur presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi po bënin një vizitë zyrtare në Uashington.

Qeveria e Kosovës ishte e re, ashtu si qeveria e re amerikane e udhëhequr nga Barak Obama.

Dhe aty krisi gazi kur Thaçi e ngatërroi sekretaren e shtetit Hillary Clinton me ish-sekretaren Madeline Albright.

Vjosa Osmani, që ishte në pozitën e përkthyeses, e njëkohësisht shefe e kabinetit të presidentit Sejdiu, e përmirësoi në anglisht gabimin e Thaçit, duke provokuar të qeshura në sallë.

Nga ai moment, Vjosa hyri në mendjen e të gjithëve si gruaja e re e vëmendshme. Por shumë shpejt, ajo u bë më e zëshme se zakonisht; korrigjimin e Thaçit e vijoi politikisht.

Ajo hyri në politikë me idenë se qëndrimet e tij janë të dëmshme dhe duhen korrigjuar.

Vjosa ishte ndër gratë më të votuara në Kosovë, duke marrë mandatin e deputetes për tre herë radhazi. Beteja e saj nuk ishte vetëm përballë oponentëve politikë. Ajo u përball me sfida edhe brenda partisë së saj, LDK.

E rritur me një frymë rugoviane, Osmani s’kishte si të mendonte ndryshe. Ajo i qëndronte besnike mendimit se pjesëmarrja në UÇK jo domosdoshmërish duhet të shërbejë si mundësi për dominim politik, siç po ndodhte me PDK-në.

Ndërsa marrëdhëniet e saj me lidershipin e LKD-së së kanë qenë të turbullta. Madje, në fjalimin e tij inaugurues në Kuvend, ish-kryeministri Isa Mustafa kritikoi Osmanin që votoi kundër formimit të koalicionit qeverisës me PDK-në.

Osmani ka qenë në veçanti kritikuese ndaj elementit të marrëveshjes që e bëri ish-liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, president të Kosovës në vitin 2016. Kështu, ajo e bojkotoi Kuvendin në ditën e votimit.

Vjosa Osmani është shfaqur mjaft e guximshme në kundërshtimin e politikave që ajo i quante “autoritare” duke thënë se nuk është veçori tipike e demokracisë që të shuhen mendimet ndryshe.

Në saj të mendimit ndryshe, ajo mbeti jashtë strukturave udhëheqëse në parti, ndonëse ishte personi i tretë me më shumë vota brenda LDK-së.

Përjashtimi i saj ndodhi gjatë viteve 2014-2017, periudhë që ajo e shfrytëzoi për të formësuar edhe më tej profilin prej një gruaje që nuk ka frikë të kundërshtojë liderët shumëvjeçarë.

Profili i saj politik u theksua edhe më tepër në zgjedhjet e fundit, kur ishte gruaja më e votuar, me më tepër se 60.000 vota.

Zonja Osmani është juriste me profesion. Ajo ka lindur në Mitrovicë, dhe studimet post-diplomike i ka mbaruar në SHBA.

Pas formimit profesional, Osmani udhëhoqi ekipin kosovar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Fitorja e Kosovës duke dalë e pastër në GJND ishte një pikë e parë e sukseseve të Osmanit.

Zgjedhjet e 6 tetorit, të cilat po konsiderohen si më të rëndësishmet që pas shpalljes së pavarësisë, si për shumë kë do të jenë determinuese edhe për të.

Me një dosje të pastër dhe pa asnjë aferë korruptive, shumë përdorues të mediave sociale po e konsiderojnë atë si “zgjidhje ideale” për Kosovën. Madje nëpër rrjete po qarkullojnë edhe hashtagë mbështetës për të, duke e quajtur “Merkeli i Kosovës”.

Duke nisur nga sfida e dialogut me Serbinë e deri te liberalizimi i vizave, problemet që do të rëndonin mbi supet e Osmanit do të ishin të rënda.

Nëse ajo triumfon në zgjedhjet e 6 tetorit, atëherë do të bëj historinë si gruaja me postin më të lartë ekzekutiv në vend.

5 komente në “Momenti i parë kur kandidatja për kryeministre e LDK hyri në politikë dhe gafa epike e Thaçit që e bëri të njohur”

  1. Bureto says:

    Le të urojmë që karakteri paksa konservator kosovar, në rastin e znj. Osmani të kapërxehet dhe ajo të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme. Ky do të jetë një imazh i shtuar i Kosovës në Rajon dhe më tej, në Europë, sepse ajo do të jetë kryeministrja e parë grua në mbarë hapësirat shqiptare gjatë gjithë historisë.

  2. tirana says:

    Kete dronen e ka dashnore , eshte qefliu madh Thaci . E kane kapur njehere mat ne bordello .

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Pse jo.. Koha per ndryshim..

  4. Johani says:

    LDK apo lidhja e dikurshle kimuniste eshte ringjallur,k atubuar rreth vete te gjithe ish sigurimsat e serbise dhe ministrat e millosheviqit thoshte termkolli para pak ditesh, prandaj nominimi i osmankes per kryeminister eshte se tu hedhe hi syve shqiptareve,osmanka qe suksesin e vetem njerezor e ka sulmin dhe njollosjen ndaj Thaqit ket here por edhe ndaj gjithe uçk, si ka mundesi qe osmanka tash e 20 vite nuk tha asnje fjale ndaj serbise kurse per Thaqin flet edhe me me urrejtje se shesheli,prandaj ai shqiptar qe e coton ate eshte pjelle shkau qe sot perfaqeson multicitetin pra bashkim vllaznimin e dikurshem te keijuar nga isa Mustafa e millosheviqi te filer ateher Thonon se shiftari Jane njerez te mire kurse alabncit duhet masakruar te gjithe,ky edhe do te jete sllogani i osmankes,le ta gzojne ata qe e Kane vend aty me sherr e sherrin ja pafshin.

  5. alphade says:

    Nje bravvo kozmike….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje