Hashim Thaçi dekreton shpërndarjen e Parlamentit por jo datën e zgjedhjeve

26 Gusht 2019, 14:12Rajoni TEMA

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka dekretuar sot shpërndarjen e Parlamentit, pas vendimit të marrë fillimisht nga deputetët. “Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, njofton Thaçi, teksa publikon edhe dekretin. 

Por pavarësisht shpërndarjes së Parlamentit, presidenti ende nuk ka dekretuar datën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për të cilat thotë se do të konsultohet me partitë politike.

“Pas konsultimeve me partitë politike, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do të vendos së shpejti për datën e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Ky është edhe një test shtesë për forcimin e demokracisë në Kosovës, të cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses”, shkruan Thaçi.

Parlamenti në Kosovë u shpërnda pas vendimit të Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, si rezultat i marrjes në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje